Provokon politikani serb: S’jam tradhtar, për mua Kosova është shtet i pavarur

9 Gusht 2021, 17:19Rajoni TEMA

Kreu i Lidhjes së SocialDemokratëve të Vojvodinës, Nenad Çanak ka “shokuar” me deklaratën e tij për Kosovën. Në një intervistë për “Happy Tv“, Çanak tha se Kosova ishte e pavarur, dhe se të gjithë serbët tjerë mund të binden për këtë gjë nëse ata shkojnë në Gjakovë.

“Nëse shkoni në Gjakovë, atëherë shihni se ata kanë policinë e tyre, gjyqësorin e tyre, një sistem policor që funksionon,“-tha Çanak. Ndërsa shtoi se edhe pse mendon se Kosova është e pavarur, nuk e konsideron veten tradhtar.

“Nëse do të kishte një referendum në kohën e Galileos – do të rezultonte se 99% e personave mendonin se Toka ishte e sheshtë, por kjo nuk do të thotë që kjo është e vërtetë,”– tha Çanak.

4 komente në “Provokon politikani serb: S’jam tradhtar, për mua Kosova është shtet i pavarur”

  1. ben says:

    Paralelizem fenomenal me kohen e Galileut.
    Personazh teper interesant dhe inteligjent.
    Sikur te ishin si ky zoteria te gjithe serbet!!!

  2. Ky zoteria ka marr te birin dhe nipin e tij dhe eshte nisur per ne Kosove me synim qe ata te shohin me syte e tyre ate se cka ka ndodhur ne Kosove. Ka vizituar Prishtinen dhe Gracanicen, eshte takuar me KM Kurti, ka vazhduar viziten per ne Prizren pastaj ne Gjakove dhe ne Gjakove ka shkuar ne fshatin Meje ku jane pushkatuar 382 civil shqiptare, femije, gra, djem te rinje e te reja, pleq, te gjithe civile. Pushkatimi eshte bere me urdherin per nje serb 100 shqiptar. Mes te pushkatuar kemi moshat nga 7 vjec deri ne 80 vjec. Pasi ka vendosur lule ne varrin e vajzes 7 vjecare, qe eshte pushkatuar se bashku me nenen e saj, perkulet prane varrit, shpreh keqardhje dhe kerkon falje per krimet mizore te bera nga shteti i tij edhe ne emer te tij. Takon nje nene te ciles i jane vrare te dy djemte dhe burri i saj.
    Kete e bene nje personalitet politik serb i cili qe nga kriza e viteve 90 ka protestuar publikisht kunder fashizmit serb, ka qene jashtezakonisht aktiv kunder luftes dhe agresionit qe zhvillonte serbija ndaj popujve fqinje, i goditur nga regjimi i Millosheviqit, edhe sot pa pushim vazhdon betejen e tij politike per denacifikimin e shoqerise serbe. Edhe si kundershtar aktiv kunder ketyre polit8kave te krimeve mizore e ndjente nevojen te kerkonte falje sepse krimet ishin bere ne emer te serbeve.
    Ky artisti qe mban koncerte ne hapesirat shqiptare ne vitin 1990 kur tensionet ishin ne rritje ne Bosne, ka ikur nga qyteti i tij i lindjes Sarajeva, dhe ka gjetur strehim ne Beograd, ne kohen kur shume beogrades kundershtar te fashizmit serb te kercenuar nga kriminelet si Arkani, Shesheli etj detyroheshin te ikni nga Beogradi dhe te gjenin strehim kryesisht ne Vjen dhe ne Europe.
    Kurre gjate luftimeve ne 90-95 ne Bosne nuk ka dhene ndonje deklarat per bashkeqytetaret e tij Sarajevas, qytet qe ka qene i rrethuar me se gjati ne historine e njerzimit, 3 vitet e gjysme, dhe dikund jane vrare 10mije civile. Asnje fjale dhimbjeje per ish bashqytetasit e tij. Me vone me duket ne 2014 eshte rikthy ne Sarajeve per here te pare pas 90, dhe ka kerku falje. Sarajevasit e kane falur dhe i kane hapur deren. Sot me vendbanim eshte ne Sarajeve.
    Sa i perket Kosoves ne vitin 99 ka mbajtur koncerte per ndihma Serbise dhe nderprer bombardimet e NATOs dhe ka paraqit Serbin si viktim e agresionit te Natos. Kurre ska thene nje fjale gjate apartejdit serb ne Kosove dhe nje fjale ngushelluese per viktimat shqiptare gjate luftes. Akuzohet se ne demonstrata e shkurtit 2008 ne Beograd kunder shpalljes se pavaresise se Kosoves ka qene pjesmarres me pjesmarres tjere te komunitetit kulturore beogrades. Demonstrata qe dogjen ambasadat e huaja.
    Rruga per keta artist per te mbajtur koncerte ne Shqiperi kalon neper Kosove, se pari te perkulet ne nje varre, te shprehin keqardhje dhe nderim per viktimen pastaj te vazhdojne rrugen per ne Morine dhe le te dalldiset me kozmopolitet provincial ne Republiken Feudal te Shqiperise.

  3. Visi says:

    Paska provokuar Ramën dhe Meron.

  4. Zoteriju i nderuar z. Nenad Canak, pas rikthimit ne Serbi ishte i ftuar.ne studiot mediatike te Serbise, kryesisht i atakuar, dhe ne nje intervistim ku moderatorja ishte kogja e ashper me te, e pyet nese gjate vizites ne Gjakove ka vizituar te kthyeren e vetme serbe ne Gjakove, kthim qe po kundershtohej ne Gjakove, sipas moderatores te kthyeres po i beheshin presioneve te medha nga nacionalistet shqiptar. Dhe nese ky presion per te penguar kthimin e serbeve ne Kosove i sherben pajtimit dhe bashkejeteses.
    Pergjigja e z.Canak ishte si vijon : Ne periudhen e vitit 2002 ai ishte kryetar i kuvendit krahinor te Vojvodines( per ata qe se din eshte nje provinc autonome ne veri te Serbise ), dhe kishte menduar ne ate kohe, dhe nisur nje iniciativ, ne respekte te komuniteteve joserbe te vòjvodines, ne kete rast te hungarezeve, per zhvillimet e vitit 1944 ( per ata qe se dijne ne ate kohe nga Vojvodina jane perzen mbi 400 mije gjerman autokton, dhe afer 200 mije hungarez, si koloboracionist te nacizmit ), ne nje qytet ne Vojvodine, te vendosej nje memorial perkujtimor per ish banoret e qytetit disa dhjetra mije te perzen, disa mijera te vrare, dhe kisha e tyre katolike ne qender te qytetit ishte rrafshuar per toke, dhe keshtu eshte sot e kesaj dite. Pergjigja e krereve bashkiak ne ate kohe ishte : AKOMA ESHTE HERET PER KETE. 58 vjet pas luftes ishte heret per serbet, viktima te nacisteve hungarez, ne luften e dyte boterore, dhembja ishte akoma e pranishme mes tyre.
    Canak vijon, si mendoni qe mundet te ndertohet bashkejetesa pa u bere nje here pajtimi, si mund te kete pajtim pa pendes, keqardhje dhe kerkimfalje. Para se te kthehet ajo e shperngulura ne Gjakove nga zyrtaret serb duhet vizituar varri i asaj vajzes 7 vjecare, duhet degjuar rrefimi dhe dhimbja e gjitha atyre grave, familjareve, Gjakova ka numrin me te madh te civileve te vrare ne Kosove, Carshija e vjeter e Gjakoves, qe eshte carshija me e gjate ne Ballkan, ka qene totalisht e djegur. Traumat e banoreve jane jashtezakonishte te medha, kujtimet e luftes dhe krimeve jane prezente. Nuk mund te kete rikthim pa synuar pajtimin, pa biseduar me ata njerez, pa e kuptuar dhembjen e tyre, sepse jane vetem ata qytetaret e Gjakoves qe e sigurojne dhe ofrojne siguri per ata qe duan te rikthehen. Dhe ky ishte misioni i tij, prandaj kishte marr te birin dhe nipin qe ti shohin me syte e tyre dhe te kuptojne se cka ka ndodhur, por edhe per te bashkendjere me ata qytetar dhimbjen e tyre.
    Ky Serb i madh, kozmopolit i madh, eshte gjithmone me viktimat, pa marr parasysh etnin, religjionin, sepse krimi kurre nuk duhet relativizuar, HESHTUR, dhe dinjiteti njerezore eshte thelbi i shoqerive te civilizuara kozmopolitane.
    Por kjo eshte shume per t’i kerkuar provinces se fundit te Europes te quajtur Republika e Shqiperise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje