Chelsea, superkampion i Europës

11 Gusht 2021, 23:58Sport TEMA

Chelsea ka nisur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme, duke fituar trofeun e Superkupës së Europës.

Blutë e Londrës mundën spanjollët e Villarreal pas goditjes së 11-metërshave, pasi koha e rregullt përfundoi me rezultatin 1-1.

Ziyech kaloi në avantazh Chelsean në pjesën e parë, ndërkohë që Gerard Moreno barazoi për “Nëndetësen e verdhë” në të dytën.

Në serinë e 11-metërshave, Kepa ishte heroi i londinezëve, me dy penallti të pritura.

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje