Interi gjen zëvendësuesin e Lukakut te Roma, sulmuesi zbarkon në Milano

11 Gusht 2021, 15:43Sport TEMA

Pas shitjes së Romelu Lukaku te Chelsea, Interi nuk ka vonuar shumë për të gjetur zëvendësuesin e belgut.

Ziklatërit kanë arritur marrëveshjen, për transferimin e sulmuesit boshnjak, Edin Dzeko në Milano. 35-vjeçari ka mbyllur aventurën me Romën dhe tashëm do të firmosë për dy vite me Interin, ku do të përfitojë 6 milionë euro në sezon.

Pas arritjes së akordit, ditën e sotme Dzeko ka zbarkuar në Milano, aty ku i është nënshtruar vizitave mjekësore, para se të zyrtarizohet si futbollisti më i ri i Interit.

Boshnjaku ishte pjesë e Romës nga viti 2015, kur u bashkua nga Manchester City dhe e njeh mirë kampionatin italian.

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje