Identifikohet rasti i parë me Covid pas një viti, Australia mbyll qytetin

12 Gusht 2021, 10:05Bota TEMA

Australia ka marrë një masë ekstreme duke future në lock-down qytetin Canberra me 400 mijë banorë.

Bllokimi ka ardhur pasi është shënuar rasti i parë me COVID-19 pas më shumë se 1 viti.

Autoritetet kanë saktësuar se nuk e dinë se si personi i infektuar e ka marrë virusin dhe do të fusin në lock-down gjithë qytetin.

Banorët do të largohen nga shtëpitë e tyre vetëm për arsye thelbësore. Ndërkohë vihet re se ata kanë vrapuar pas supermarketeve për lajmërimit të kësaj mase duke krijuar radhë të gjata.

Në qytete të tjera si Sidney, Uellsi Jugor, Victoria dhe Melburn ka kufizime të ngjashme dhe madje shteti ka nxjerrë ushtrinë për të garantuar respektimin e masave kufizuese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje