Ali Ahmeti: Ballkani i Hapur nuk është ripushtim për Kosovën, çfarë është e dobishme të pranohet, çka nuk është të refuzohet

13 Gusht 2021, 18:33Rajoni TEMA

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, vlerëson se Kosova duhet të shohë interesin e saj në raport me zhvillimet rajonale, por thotë se iniciativa e “Ballkanit të Hapur” nuk është përgatitje për një “ripushtim të Kosovës”.

Në një intervistë për KosovaPress, Ahmeti flet edhe për pozicionin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut në 20-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, për të cilën marrëveshje thotë se ende nuk po zbatohet e plotë ndonëse shton se paragjykimet e ushqyera me shekuj ndaj shqiptarëve sot ndjehen më pak.

Javë më parë, liderët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë u mblodhën në Forumin e Shkupit duke e pagëzuar nismën e “minishengenit ballkanik” si “Open Balkan” ose “Ballkani i Hapur”, e në të cilën nismë Kosova refuzon të marrë pjesë.
Lidhur me këtë, Ahmeti thotë se secili shtet duhet të shoh interesin e tij dhe të pranojë atë çfarë është e dobishme për të e më pas të vendosë nëse dëshiron t’i bashkohet kësaj nisme.

“Gjërat nuk duhet të merren me emocion, gjërat duhet parë me gjakftohtësi, çka është e dobishme për Kosovën të pranohet, çka mund të jetë e dëmshme mos të pranohet. Por nga këto nisma unë nuk shoh që përgatitet ndonjë ripushtim i Kosovës, kjo është nismë që vullnetarisht mund t’i bashkëngjiten edhe vendet e tjera të rajonit, mund të mos i bashkëngjitën, secili shtet sheh interesat e veta, aty ku rrezikohen e kërcënohen interesat e shtetit sigurisht që nuk i bashkëngjitet një nisme të tillë”, thotë Ahmeti.

Ahmeti thotë se Maqedonia e Veriut është e përkushtuar në rrugën e saj evropiane, ku shton se përderisa i gjithë rajoni e synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, nevojitet bashkëpunim dhe se pa paqe dhe siguri vendet e rajonit nuk do të arrijnë në BE.

Sot kur bëhen dy dekada prej nënshkrimit të marrëveshjes e cila i dha fund konfliktit në mes të shqiptarëve dhe maqedonasve, Ahmeti thotë se ai dokument ishte faktor i rëndësishëm për normalizimin e raporteve në mes të dy komuniteteve.

Megjithatë, kjo marrëveshje nuk ka gjetur zbatim të plotë, ku përmend ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe.
“Te zbatimi i ligjit të gjuhës shqipe ka ngecje, por sigurisht që duhet më shumë përkushtim por edhe ndërgjegjësim edhe të palës maqedonase sepse ka nga pala maqedonase që e bojkotojnë, që e anashkalojnë, këto janë çështje me të cilat jemi përballë tash e 20 vite dhe nuk duhet shumë të dëshpërohemi sepse të tjerët nuk punojnë me dinamikën që kërkojmë ne. Jam shume i sigurt që me investimet në kuadro që kemi bërë do të përshpejtohen këto procese”, thotë ai.

Ahmeti thotë se në Maqedoninë e Veriut vazhdon të ketë sektorë ku shqiptarët nuk janë të përfaqësuar.

7 komente në “Ali Ahmeti: Ballkani i Hapur nuk është ripushtim për Kosovën, çfarë është e dobishme të pranohet, çka nuk është të refuzohet”

  1. Harp says:

    I gjithë problemi çëndëron tekë Serbët.!
    Ata kanë bërë krimet më të tmerrshme ndaj Shqipëtarve , dhe sot, në vend që të këkojn të paktën falje, ata proklamoin e thërrasin që të njëjten ta bëjnë përseri!
    Gjermanet edhe sot ndjein pasojat e krimeve Naziste.
    Pse Serbët nuk e bëjnë të njëjten ?!?!
    Serbia ?? nuk i lejon shtetasit Shqipëtar, asë TRANZIT, të kaloin nga teritori serb vetëm se kan një vulë te autorteteve të Kosovës.
    E di këtë Ky , Kryeminister , Rama?!

    1. shqipo says:

      Po ti e di o KATUNAR Harp se askush, e as shqiptaret nuk mund ti thote serbeve se si te ndjehen ata, po ashtu edhe serbet nuk mund ti thone shqiptareve se si te ndjehen ata! Kaq te trashe jeni ju “patriotet” e pilafit!?
      Po ti o KATUNAR a nuk e kupton se pjesemarrja ne Open Balkan do te thote se Serbia nuk do i ndaloje me shtetasit shqiptare qe kane vule te autoriteteve te Kosoves!? A kupton o kokrra e budalles?
      O katunare andej dhe ketej, ju nuk keni asnje lidhje me patriotizmin, ju jeni gomeret qe pellasin dhe ndosin ambientin me zhurma te shpifme!

  2. Ladi says:

    Po ti (dhe kërriçë të tjerë si ti) a e di se po t’i bashkohet Bibini i Shkurtër procesit Open Balkan kosovarët do të lëvizin në Serbi vetëm me Kartën e Identitetit?

    1. Haruki says:

      ??? Ç farë të duhët ” levizje e lirë ” kur ty si Komb, vetëm m.të mund të ofroshë. Asgjë më shumë.

      1. ca po thua says:

        Shit mut pra, o Debil i mutosur!

  3. Po ti i gjithedijshem Ladi, a e di se kosovaret vec levizin vetem me karte identiteti ne Serbi.
    Serbia nuk i pranon pasaportat, targat e automjeteve, certifikatat etj etj.
    Dhe keshtu do te kishte qene edhe nese Kosova do te kishte pranuar Minishengenin e Novi Sadit.
    Serbia e pranon Kosoven ne Minishengen me fusnot, pa simbole shteterore, me formulen Gemishit, pra pa emertimet KM i RKS etj.
    Ne takimet rajonale ( por vetem ne ato rajonale ) Kosova obligohet te paraqitet me fusnot. Por kjo nuk vlen ne takimet tjera si ai i Samitit te Berlinit, apo forumet tjera pertej ballkanit, ku Kosova paraqitet me simbolet e saj dhe emertimin kushtetues.
    E kuptoni ju qe takimet rajonale eshte nje gje kurse te hysh ne Unione eshte gje tjeter.
    Si mund te legjitimohet mosnjohja e Serbise dhe deligjitimohet perfaqesimi kushtetues i shtetit te Kosoves???
    Eshte absurdo kjo t’i kerkohet Kosoves nga ana e Shqiperise, per te mos thene turp i madh, qe komprementon edhe me gjere Shqiperine ne syte e atyre qe njohin mire gjeopolitiken ne ballkan.

    1. shqipo says:

      O KATUNAR, mjafton vetem pjesemarrja e Kosoves si e barabartendermjet vendeve te Ballkanit, qe tregon se DE FACTO ajo njihet nga Serbia, prandaj mjaft na derdellise ketu o patriot i bythes. Njohja De Jure do vije vetem kur USA dhe BE ta detyroje Serbine ta beje kete. Ti dhe ai katunari tjeter Albibin Toptanoviqi nuk e detyroni dot Serbine. Kuptove o KATUNAR!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje