“Kjo është alarmante”, ish-ministri i Shëndetësisë apel qytetarëve pas rritjes së rasteve me Covid: Ju lutem me shpirt vaksinohuni

13 Gusht 2021, 16:31Rajoni TEMA

Ish-ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj e konsideron alarmante gjendjen aktuale me virusin, pasi në 24 orët e fundit u identifikuan 1128 të infektuar me Covid-19.

Përmes një postim në Facebook, Zemaj iu bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen dhe të respektojnë rekomandimet e IKSHPK-së.

“Sot, edhe më keq: 1.128 raste të reja me virusin Covid-19 dhe 3 raste të vdekjes. Kjo është alarmante!

Qytetarë të dashur,

Ju lutem me gjithë shpirt: Respektoni rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Ju lutem me gjithë shpirt: VAKSINOHUNI. Edhe përkundër menaxhimit të dobët në qendrat e vaksinimit, ju lutem që të keni durim dhe të merrni vaksinën.?

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!”, shkruan Zemaj.

1 komente në ““Kjo është alarmante”, ish-ministri i Shëndetësisë apel qytetarëve pas rritjes së rasteve me Covid: Ju lutem me shpirt vaksinohuni”

  1. Fuksi says:

    U kthye Vjosa Osmeni nga pushimet, dini gje ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje