Fatos Lubonja ka bërë një shkrim tek Panorama, për të shpjeguar pse dështoi Amerika në Afganistan.
Ai heq paralele me Shqipërinë, duke thënë se ashtu si këtu, edhe në Afganistan, Amerika mbështeste elitat e korruptuara.
Shkrimi i Lubonjës
Dështimi i SHBA-së dhe Perëndimit në Afganistan nuk po shihet si një ngjarje e largët, siç ka qenë deri dje, pasi në vend sot po flitet veç për vendimet e qeverive për strehimin në Shqipëri dhe Kosovë të afganëve të rrezikuar nga talibanët. Fatkeqësisht në lajme po mbizotëron aprovimi i njëzëshëm i politikanëve tanë që i mbiquajnë këta vendime një “detyrë” si “vend i NATO-s” si “partner i SHBA-së”, si “besa shqiptare” si “vend emigruesish”, çka po e dështon pa lindur debatin që gjykoj se duhej nisur, jo vetëm në emër të përfaqësimit të një pjese jo të vogël shqiptarësh që reagojnë në rrjetet sociale me shqetësime dhe paqartësi gjithfarëshe, por edhe duke pasur parasysh se shqiptarët kanë ushqyer dhe vazhdojnë të ushqejnë aq shumë shpresa se amerikanët dhe perëndimorët do të ndërtojnë në Shqipëri shtetin e së drejtës, që do t’i çlirojë nga elitat e korruptuara që i qeverisin.
E kam fjalën mbi debatin se pse dhe si dështuan amerikanët në Aganistan?
Pa marrë përsipër të analizoj të gjithë faktorët e dështimit, duke u nisur edhe nga çfarë shoh në Shqipëri (dhe jo vetëm), gjykoj se një prej faktorëve kryesorë duhet ta gjejmë në një lajm që tregonte se talibanët, pasi pushtuan qytetin Mazar-i Sharif, publikuan video të vilës së liderit ushtarak afgan, Rashid Dostum, aleati kryesor i amerikanëve, njëherësh edhe themeluesi i partisë Junbish-e, e cila rezultonte “e larë në ar”.
Është vështirë të besosh se populli afgan, që ka luftuar trimërisht edhe kundër pushtimit sovjetik, qenka kaq armik i demokracisë, i lirisë dhe i disa vlerave perëndimore sa të zgjedhë telibanët e dhunshëm dhe fanatikë në vend të tyre.
Për mua nuk ka pikë dyshimi se një nga faktorët që i ka bërë afganët e thjeshtë e të shumtë të mbështesin talibanët në luftë me botën e qytetëruar nuk lidhet me dashurinë e tyre për burkën, që përmendet aq shumë këto ditë, apo për islamin fundamentalist, por me korrupsionin e elitave që kanë mbështetur amerikanët. Është kjo një histori e njohur që ka gatuar më herët edhe ngjarje të tilla si Revolucioni Islamik iranian, pranverat arabe etj., për të mos dalë në vende të tjera të botës me fe të tjera. Do të shpresoja qe administrata Biden është nisur nga përvoja e këtij dështimi për ta cilësuar korrupsionin si rrezik strategjik për SHBA-në, por këtë do ta tregojë e ardhmja. Deri më sot kemi parë mbështetjen e të korruptuarve deri në dështimin final.
Problemi, pra, është se në këto vende pa kulturë demokratike, ku interesat janë mbuluar me petkun e të drejtave të njeriut dhe demokracisë, amerikanët kanë mbyllur sytë ndaj bëmave të politikanëve që kanë mbështetur. Sikurse shkruante “The Washington Post”, këto ditë gazetarët amerikanë prej kohësh kanë konstatuar se ajo që po bënin në Afganistan ishte e dështuar, por si administrata e Bushit, ashtu edhe ajo e Obamës, kanë preferuar të mbyllin sytë për të mos pranuar dështimin politik – derisa erdhi ky dështim kaq i turpshëm, kaq spektakolar dhe kaq i rrezikshëm për popullin afgan.
Leksioni edhe këtë radhë për amerikanët është ai se demokracia nuk eksportohet. Por ka edhe një leksion tjetër, duke pasur parasysh se këtë të parin nuk duhet ta absolutizojmë: nëse vendos të ndërhysh në emër të demokracisë, duhet të ndjekësh me vëmendje dhe hap pas hapi realitetin në atë vend, të bësh çmos të mbështetësh me dashuri dhe përgjegjësi procesin demokratik, duke respektuar e përfshirë të gjitha palët dhe jo duke ngulmuar të mbështetësh një palë edhe kur e sheh duke abuzuar e duke ndërtuar vila prej ari, sepse këtë e manipulon më lehtë edhe ngase është e korruptuar e ka nevojë për mbështetjen tënde për të sunduar. Sepse popujt nuk janë aq budallenj sa të mos e kuptojnë këtë, herët ose vonë. Dhe kështu vjen një ditë kur, duke pas mbetur pa mjete demokratike edhe për fajin tënd që ke fuqizuar abuzuesit autoritarë, mbështesin talibanët kundër teje dhe elitave të tua. Ose edhe më keq, kur nuk kanë talibanë, ikin nga sytë këmbët.
Po leksioni për shqiptarët cili do të ishte? I njëjti do të thosha unë: përkushtimi ndaj demokracisë, që do të thotë e kundërta e reagimit të liderit të opozitës, Lulzim Basha, në këtë rast (e jo vetëm). Pse? Sepse në prononcimin e tij ai mbështeti plotësisht vendimin e Edi Ramës pa trajtuar fare disa pyetje që ngrenë shqiptarët e thjeshtë të cilat kanë të bëjnë sa me akuzat që opozita shqiptare ka ngritur ndaj Ramës autoritar e të korruptuar, aq edhe me disa shqetësime të tyre mbi lajmin në fjalë. Dhe që të dyja këto janë të lidhura ngushtë me demokracinë që edhe Basha e shpërfilli në emër të sundimit të shqiptarëve nëpërmjet amerikanëve, pa menduar asnjë çast se edhe këta mund të dështojnë. Po përmend vetëm disa që janë edhe shqetësime të miat:
– Po mirë, a nuk kishte nevojë për një lloj transparence ky vendim i Ramës, sepse çështja është kush vendos për këtë, “demosi” apo princi? Mirë se meqenëse më herët në histori kemi shpëtuar Europën, hebrenjtë, s’ka se si të mos e bëjmë edhe këtë sakrificë sublime për afganët, po a nuk e meritonim sqarimin e disa pyetjeve dhe shqetësimeve të tilla, si: sa afganë mund të vijnë? Kush do të investojë për ta? A ka vende të tjera që do të ndajnë këtë barrë dhe sa do të jetë pesha e barrës sonë, duke pasur parasysh se jemi një vend i vogël, me mundësi shumë të kufizuara ekonomike? A ka vende që refuzojnë dhe me çfarë argumentesh etj., etj.
Ajo që reflektoi reagimi i shpejtë i Lulzim Bashës ishte se edhe ai do të sillej njëlloj si Rama në karriken e Kryeministrit (ashtu siç ka bërë edhe Sali Berisha para tij) e se mezi paskësh pritur t’u thoshte “Po” amerikanëve, se sa për shqiptarët nuk e ka problem, pasi tek e fundit edhe për punën e vilave janë amerikanët që vendosin nëse i ke bërë me nder apo pa nder.
Deri sa një ditë të vijnë talibanët.
P. S. Për ilustrim po sjell një lajm që sapo e lexova në shtypin italian:
“Italisë iu dha që nga viti 2002 roli i vendit që do të udhëhiqte reformën afgane në drejtësi. Për vite të tëra ekspertët tanë u morën me stilimin e kodeve lokale. ‘Nuk funksion asgjë. Vijmë këtu për periudha të shkurtra, për pak muaj dhe sa fillojmë të kuptojmë ndonjë gjë, zëvendësohemi nga të tjerë, të cilët duhet të fillojnë të studiojnë dosjet nga e para. E kotë të them se propozimet tona mbeten letër e vdekur, se bëhet fjalë për para të hedhura dëm’, kështu shkruante në 2013-ën një jurist i dërguar nga Roma.
Tani me talibanët në pushtet edhe ajo pak që ishte implementuar do të zerohet”.
Kete gje e dinim.
Ndodhi ne vendet e Amerikes Latine ne vitet 70-80.
Ndodhi ne shume vende Afrikane.
Haiti eshte nje shembull tipik.
Haha se edhe politikanet tone Jane race talibanesh sa te ikun Amerika keta horra bine prap
Fatos
E ke gabim . Amerikanet kane ndonje detyrim moral ose ligjor ndaj shqiperise???? Asnje . Ata thjesht bejne bisnes. Nese I zoti I shtepise e shet vendin e tij lire dhe e ben palaço ne sy te botes , amerikanet ku ta gjejne te bashkepunojne ne njerez te tille.
Pse nuk bejne te njejten gje amerikanet me vende te tjera ne europe ????? Sepse atje njerzit kane dinjitet dhe politikanet kane frike nga populli I tyre. Nga shqiptaret nuk ka frike njeri. Prandaj ndodhin keto qe ndodhin .
Keshtu qe pa ndruar popullin ketu nuk ka shprese.
Mbase afganet dhe iranianet e bangladeshasit do kene me shume dinjitet se shqiptaret ,mbase e rregullojne ata shqiperine.
O Ben o RROT CARI, sipas teje rrofshin afganete, iranianet e bangladeshasit e shekujve te mesjetes. Ca po thua o RROT CARI, i ke trute ne vend o psikopat?
Hahah sa vjec je ti 15 ?
Gjermania dhe Italia ishin te pushtura deri ne vitin 1955 pervec Frances qe i largoi bazat ushtarake ne vitet 60 ne te gjitha vendet e tjera Evropiane ka akoma baza ushtarake.
Me fjale te tjara keto i KA BERE me te gjithe dhe me keq se EVROPA mbas luftes se dyte ishte dhe e shkaterruar…. Shqiperia eshte vetem 60 vjet mbrapa.
Lexo ndonje liber para se te flasesh, di te lexosh ?
Para korrupsionit, hajdutllikut dhe greminës të se keqes, imperializmi do të dështojë. Nuk mund të “importohet” ndershmeria, respekti dhe mirësia.
Lubonja dhe kushdo idiot qe mendon si ai, duhet te kene parasysh se kjo gje ne Afganiztan po ndodh pas marreveshjes amerikano-talibane qe u be vitin e kaluar. Amerika do i terheqe te gjitha trupat ushtarake dhe talibanet do marrin pushtetin pa dhune. Perndryshe cdokush e kupton qe kjo ardhje e talibaneve po ndodh pikerisht tani, kur forcat amerikane jane terhequr nga Afganiztani. Sepse nese ato do ishin aty si keta 20 vjet, natyrisht asnje cjap taliban nuk do i ishte afruar qyteteve, apo keni ndonje dyshim per kete o torrollake njerez? 20 vjet shpenzime te medha e binden Ameriken qe ai vend dhe ai popull nuk meriton te futet ne nje drejtim qyteterimi si bota e zhvilluar. Ata njerez te prapambetur qe ende besojne se shiun e dergon zoti, nuk kane asnje vlere dhe asnje interes te perparojne dhe te zhvillohen. Perse te lodhesh e te harxhosh kohe e para kot per nje popull anakronik dhe kafsheror? As qe ja vlen! Atehere vendos qe te largohesh qe andej, te mos shpenzosh me. Gjen ata qe mund te kene fuqi komanduese, te cilet aty jane me gomeret e gomereve te atij populli gomar dhe ju thua : une po iki, ti je dakort qe te marresh pushtetin pa dhune, te mos besh krime, te cillesh bute? Une do ju vezhgoj gjithmone, po e teprove te erdha me dajak ne dore dhe per nje jave te zhduk ne male prej nga erdhe, keshtuqe me jep fjalen qe do behesh i urte. Ok thote taliban gomari, ashtu po bejme, ik ti une marr pushtetin dhe do sillem mire. Te shohim nese talibanet (qe do jene nen vezhgim) do e plotesojne marreveshjen qe bene me amerikanet ne shkurt 2020! Keshtu edhe Amerika lan duart nga populli dhe vendi i gomarfganeve edhe i kercenon keta qe kane pushtetin te mos gricen shume. Kaq eshte ceshtja. Cdokush qe e kupton kete realitet, e kupton se edhe ai vete keshtu do vepronte!
Kush mendon ndryshe eshte nje debil i lindur, ndersa kush e lidh te palidhshmen realitetin shqiptar me ate afgan, pervecse debil eshte edhe maskara dhe antishqiptar i felliqte!
Me talebane si puna jote dhe shpura e injoranteve cecene te saliut,deshton cdo shtet.
Prandaj e mira eshte qe te izoloheni ju me tv talebane qe i sherbeni.
Vetem enveri ju erdhi hakut ju talebaneve shqipfoles
Tosi i Todit,mos pirdh shume?!
Lubonja nje qenje e degraduar qe ne vend te trurit ne koken e tij, ka loqet e veta te fishkura.
NUK E KUPTOJE PER CFARE I JEPNI ESPACE TV KETIJ INJORANTI KETIJ I KA NGELUR ORA TE BURGU I SPACIT ATE PAK TRU QE KISHTE E KA KENE TE BURGU ENVERIT
Oh po ti paske rrjedhur komplet more Fatosi i Partise.Me sa duket keq ne Andropauze,e s’ka ilac qe te sjell ne din.Nuk ju ndane egjrat e farat e keqia ketij vendi e ketij populli te vuajtur!!!
Shkrimi eshte nje percartje e ne personi me “formim” autodidakt…. per pasoje vete gjerat qe thuhen ne te jane thjesht nje mishmash kaotik….
O FATOS ..O PIONER…SHBA nuk deshtoj….ushtarakisht hynë e del kudo sa herë i do bytha…..!! Por e kuptoj që nuk eksportohet DEMOKRACIA!!! Qe do të thotë që dhe shqiptarët njesoj si afganët nuk e duan ligjin…lirinë,por duan KLANIN..KORRUPSIONIN,më duket që këtu bën pjesë edhe TI,!!!! Afganët njesoj si dhe shqiptaret duan nja 300 vjet ta kuptojne lirine (këtu bëj pjesë edhe unë)…prandaj mos ha MUT kot LEHËS,TRIBAL,KLANIST,NARÇIZIST,I KORRUPTUAR DHE BUDALLA ….
Analyze e sakte e Lubonjes.
I sakte vetem per idiotet!
Mua me mjafton qe mora vesh qe ti ke spiunuar babain tend,per tjerat merret Amerika.
Unè nuk e kuptoj se kush i autorizon si analist kètè person dhe disa si zotèria.Sa pèr dijeni pèr tè kthyer trupat Biden e daklaroj pèrpara zgjedhjeve,e dyta,diskutohet prej katèr vjetèsh tèrheqja e natos nga afganistani dhe jo dje soe sot.Pèrse na pèrshkruan gjith kètè shkrim kur mbar gazeta europiane nuk i japin peshèn e duhur sepse njohin situatèn dhe masat qè do tè merreshin nga nato.
Nik
Ke te drejte.
Po une do shtoja kush ja jep parate ketij idioti te beje keto analiza
Eshte ose idiot ose maskara
OSE
Ndoshta ka paret e burgut qe ja ben gam gam
Loja politike verore me afganet,miq te amerikaneve ne Shqiperi dhe Kosove per nje periudhe te shkurter,deri ne largimin e tyre drejt SHBA dhe Kanada eshte ndezur,ne kete vere te zjarrte.E ndezur nder pyje nga duar te mesyara me zjarrvenie,e ndezur ne gazeta dhe televizione.
Ky zjarr mbahet ndezur nga zjarrvenes profesioniste te cilet jane per detyre t’u hedhin dru dhe benzine,çdo zjarri qe ndizet ne politiken shqiptare dhe ate boterore.
Kryeministri shqiptar ka rene dakord te strehoje perkohesisht afganet kundershtare te talebaneve
qe vijne ne pushtet ne Afganistan.ne kuader te angazhimeve si vend i NATO-s,si pjese e Aleances ku ne kemi kontibuar me disa kontigjente ushtarakesh,por dhe per qellime humane dhe njerezore ndaj nje grupi njerezish ne rrezik.
Vendosja e tyre e perkohshme ne Ballkan eshte me e pranueshme per shkak te afersise gjeografike,por dhe per arsyen se ne nuk kemi konflikte me kete shtet siç kane fqinjet e Afganistanit.Nga ana tjeter duke qene afer Afganistanit,talebanet do ndermerrnin akte terroriste dhe do krijonin probleme ne rajon.
Nje pjese e madhe e vendeve te BE,kane perjetuar ngjarje te renda terroriste nga militante islamike,ku jane vrare dhe plagur shume njerez te pafajshem,ndaj kjoni ben te ndjeshem keto shtete ndaj te tilla ngjarjeve te renda.
Nga ana tjeter,vendet e Ballkanit,Shqiperi,Kosove dhe Maqedoni kane popullsi myslimane dhe kjo e ben me te favorshem qendrimin e tyre ketu.
Per nje vend te krishtere ne BE kjo do ishte e veshtire.
Ne fund te fundit ne u jemi tejet borxhelinj SHBA-ve per mbeshtetjen ne çeshtjen kombetare,per Kosoven,integrimin,NATO-n dhe reformat e medha.
Keto kontigjente.sidoqofshin,te zinje,te bardhe,me florinj apo me çallma,jane perkohesisht ketu dhe vendi diemos do kete perfitim ekonomik dhe politik.Per te dyja kemi nevoje
Tallavaja qe thur Fatosi eshte e zakonshme.Imperialistet amerikane kane deshtuar kudo.Ata nuk jane vend demokratik dhe nuk eksportojne demokraci.
Ata kane deshtuar kudo ne bote,ne Vietnam,ne vendet Arabe,ne Irak,ne Afganistan dhe kudo.
Ky deshtim i radhes i amerikaneve vjen se ata mbeshtesin administratat e korruptuara kudo ne bote,dhe ne Shqiperi.
Se Reforma ne drejtesi e mbeshtetur nga Amerika do deshtoje dhe Rama do e fuse vendin ne kaos,do marre para nga amerikanet,do i ndaje me Bashen dhe do legalizojne vilat me parate e vjedhura me mbeshtetjen amerikane.
Pika qe nuk i bie Fatosit,se nga mendja ka kohe qe ka pjerdhur,Ne fakt keto kohe te zjarrta ne temperatura perveluese nuk i bejne aspak mire ketij “ dijetarit”, qe i di te gjitha,por qe flet si e Ema e Zeqos,ne maje te Thanes.
KA SHUME MINUSE UBONJA NDOSHTA POR ME ATDHETAR E ME I ZGJUAR SE SALEP SULLTANI NUK DISKUTOHET QE ESHTE
MBAJENI RAMEN E PINI LENGUN EDHE SHUREN BASHKE
PUNE TALEBANESH ARKAIK SHQIPTAR
PISA
Ke shumë të drejt o biri i Todit. Aq kohë sa kombi ynë nuk do të spastrohet nga talebanët e shpellave, si Sali Berisha, Albin KurDi dhe ti, në Tiranë dhe Prishtinë, seriozisht është në rrezik.
Ne rast se ishte PD në pushtet ti Lubi do thoje të njëjtat komente ?Nuk kuptoj shqiptarët kë duhen të kenë aleat ,sipas Lubit jo SH,B.A por cilët?Mund ta dalim dot vetë ne shqiptarët? Çdo njeri që jeton në Shqipëri dhe jashtë saj i di përgjigjet O Lubi mjaft I prçatë shqiptarët për inate personale dhe interesa që ju I dini dhe I vetmi aleat sot për Shqipërinë është Amerka,e cila kur jep duhet dhe ti japësh
Pyetja do te ishte shume me thjeshte – kush eshte i pakorruptuar ne Shqiperi dhe ku jane keta njerez ? Sipas ketij kush duhet perkrahur ne shqiperi dhe kush nuk duhet perkrahur ?
Ne rast se e gjithe shoqeria eshte tradicionalisht e korruptuar dhe ashtu ka funksionuar…. fatkeqesisht pergjigjesh po vete – demokracia nuk ekportohet dhe vendi nuk eshte gati per demokraci.
Ky Anal-ist flet me parrulla te marra nga gazetat dhe nuk jep asnje ide, zgjidhje. Thjesht humbje kohe
Ky eshte ndoshta antishqipetari i vetem qe del hapur kunder miqve dhe aleateve te Shqiperise,!!!
Ky eshte fytyra me e diskretituar e vendit, palaco e mbeshtetes i armiqve te Shoqerise.
Ky njeri nuk eshte i afte te analizoje me kapacitin e nje analisti . Ai ka probleme mendore, se dyti eshte nje *hater* i Rames gje qe e ben te pa afte per te analizur dhe konfliktues interesi ne kete rast . Per mua media duhet te reduktoje deri ne piken zero daljet dhe statements e ketij zoterise.
Perseri lukunia e uritur e kar-tifozeve Te KRYERILINDASIT u leshua mbi lubonjen.
Ej , midis tyre ka edhe KOKA qe marrin guximin ta quajne lubonjen Injorant! !!!.
Po duhet thene se kan te drejte se NUK MUND TE NDODHI qe amerika te gaboje Le pastaj Zoti na ruajte TE DESHTOJE. Bravo gjithe lukunise qe sbijen pre e atyre qe thone se talebanet moren kryeqytetin dhe se presidenti ja mbathi te shpetoje koken duke lene ne tehun e thikes hakmarrese me mijera e mijera qytetare. Jo more jo eshte KAZAN LAJM.
Pastaj as udheheqesi se ka thene se Amerikanet deshtuan, bile as Kimetja dhe guxon nje si lubonja te shpife ne kte menyre.
Jepini ju kar-tifozet e rilindjes shqyjeni kermen Lubonja.
E me te lumto o Fatos Lubonja , ty duhet me te vu ne krye te partise komuniste pra per ts zevendsuar kryetarin e saj Qemal Cicollarin se edhe ai nuk mund ti kundervihet me shum se ti Imperjalizmit Amerikan . Ti ke shkru: ” Amerikanet do deshtojne ne Shqiperi ” si ne …….. Une po te them permiresoje e bere keshtu : Imperjalizmi Amerikan po te guxoje te prek Shqiperine do te deshtoj me turp. Po ashtu edhe lufta e juaj e disa gazetareve , analistave e disa medjave ndaj ambasadoreve prendimor po arrin ne fazen e kohes se Enverit . Po atehere pse e keni share Enverin tash 30 vjet – veç kot . O Tosi pa shiko edhe njehere se ti ndoshta nuk ke qen ne burg mos ke qene ne ndonje vend sekret per te ruajtur shume si koke e madhe qe po na del . Bravo .