Nga Aranit Muraçi
Një frymë përçarëse në formë debati është ngritur dhe po zhvillohet me shpejtësi kohët e fundit, mes shqiptarëve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë. Në këto ditë të nxehta përvëluese që kanë pushtuar Ballkanin, segmente të caktuara në Tiranë dhe në Prishtinë mbi këtë tendencë përçarjeje, po i hedhin sa të munden “benzinë zjarrit”, duke ndarë brenda laboratorit të partisë “tradhtarët” nga “patriotët” dhe duke u përpjekur që këtë “zbulim shkencor” t’ia shesin publikut.
Në Shqipëri ka ekzistuar prej kohësh, në fakt, një debat i ngjashëm, gati po aq qesharak, mes jugorëve dhe veriorëve. Më të paditurit, ta skllavëruarit nga politikat përçarëse, i lakmojnë gjithmonë këto debate. Ashtu si në Shqipëri, me të njëjtën tendencë është duke u zhvilluar debati i fundit, mes shqiptarëve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë. Por ashtu siç ka treguar historia, qëllimi i përçarjes gjithmonë ka pasur interesa të ngushta partish dhe politikanësh, ndaj edhe përfundimi do të jetë i njëjtë: pa bereqet, ndonëse në të gjitha rastet, sherret e brendshme kanë cënuar dhe kanë dëmtuar ndjeshëm interesin tonë kombëtar. Atëherë kush i frymëzon këto debate dhe për çfarë?
Nuk ka dyshim që, në mes të sherrnajeve të panevojshme qëndrojnë interesa të ngushta politike, pa ndonjë ide zhvillimi, progresi, përparimi. Në vend të nxitjes së një analize që do të ishte me vend të ngrihej mbi metoda shkencore, përmes një bashkëpunimi që mund të kryhej nga ekipe studiuesish që do të mund të dilnin nga universitetet e Tiranës dhe Prishtinës, ose i afrimit të studiuesve të shumtë shqiptarë në botë, të një analize mbarëkombëtare dhe të besueshme që të nxirrte në pah dobësitë dhe epërsitë që kanë shqiptarët në rajon, sharlatanë deri edhe “doktorë” me grada shkencore, por pa shkollë, analfabetë funksionalë të cilët politikat e mbrapshta i shtuan vetëm në trojet shqiptare, për qëllime “patriotizmi” andej dhe këtej kufirit japin sot leksione zhvillimi, duke shfrytëzuar “plagët e së kaluarës” së shqiptarëve për të ngritur mbi to thjesht të ardhmen e tyre politike.
A mund të ketë zhvillim një shtet, kombi në rastin konkret, pa e bazuar zhvillimin në dije, arsim dhe kulturë. A mund të funksionojë një shtet nëse mungon një sistem drejtësie që të jetë sa më i besueshëm dhe i aksesueshëm nga qytetarët e tij, nëse atij shteti i mungojnë institucione të besueshme demokratike, arsimore dhe shkencore nga njerëzit më me integritet. Nëse iu ka munguar dhe iu mungon një bashkëpunimin i frytshëm kombëtar, për t’i ngritur këto institucione, pse nuk e zhvillojnë dhe nuk e fokusojnë debatin në këtë drejtim që të bëhen model të njëra-tjetrës qeveritë e Kosovës për ata të Shqipërisë, ose anasjelltas. Kush i pengon?
Shqiptarët nuk mund të bashkëpunojnë për të shkruar historinë e tyre me serbët, as me grekët dhe as me turqit. As për arsimin, as për unifikimin e Gjuhës Shqipe, as për glorifikimin e heronjve të tyre të vërtetë, të atdhetarëve dhe dijetarëve që sakrifikuan veten për Atdheun. Nuk mund të debatojnë me vendet e tjera fqinje as se ku ka lindur dhe as se çfarë bëri Skënderbeu, as për origjinën dhe misionin e Nënë Terezës, as për suksesin e fundit të Rita Orës ose të Dua Lipës. Shqipëria dhe Kosova nuk mund të përfshihen as në ndonjë debat, mbi faktin se dy sportiste të talentuara nga Kosova morën medalje ari në Tokio 2020, sukses që Shqipëria nuk e ka arritur asnjëherë në historinë e saj.
Shqiptarët nuk i ka penguar të bashkëpunojnë mes tyre asgjë tjetër, përveç përçarjes, pavetëdijes dhe interesave politike të ditës. Nuk i pengon sot as “Ballkani i hapur”, nuk i pengonte dje as ai i mbyllur. A ka ndonjë komb në Europë, përveç shqiptarëve, qytetarët e të cilave nuk dinë se çfarë prodhojnë, çfarë importojnë dhe eksportojnë me të tjerët. A ka ndonjë komb në botë, qytetarët e të cilit e dinë shumë mirë se cilat janë resurset dhe pasuritë kombëtare, por në vend të një platforme të bazuar në zhvillim, politikanët e tyre nuk i japin kurrë shpjegim prapambetjes historike.
Në mungesë të këtij shpjegimi, kohët e fundit është shfaqur një farë xhelozie e shqiptarëve të Kosovës, për afrimin e fundit të Shqipërisë me Serbinë, pas nismës së “Ballkanit të hapur”. Shqiptarët e Kosovës pretendojnë se shqiptarët e Shqipërisë nuk e njohin mentalitetin e Serbisë, nga i cili ata janë përballur historikisht me krime kundër njerëzimit jo më larg se dy dekada më parë. Nga dashuria e madhe që thonë se kanë qytetarët e Kosovës për Shqipërinë, të nxitur nga politikat “patriotike” të ditës, ata druhen se përmes këtij projekti që po e udhëhiq Tirana, shqiptarët do ta humbin ‘dashurinë e përjetshme’ mes tyre.
Ky debat mbarëkombëtar po zhvillohet në një kohë, kur opozita në Shqipëri dështoi për t’a prezantuar për interesat e saj “tradhtar” kryeministrin Edi Rama. Misionin e këtij debati aktualisht e ka marrë në duar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. I kompleksuar nga roli i Edi Ramës në rajon, po aq sa edhe kundërshtarët e tij në Tiranë, Albin Kurti po luan kartat e një sfide të hapur ndaj homologut të tij shqiptar. Kryeministri i Kosovës politikisht është në të drejtën e tij, sepse ai udhëheq një parti e cila në thelb ka mision bashkimin kombëtar, prandaj në axhendën politike Kurti po kërkon të fitojë sa më tepër elektorat në Shqipëri. Asgjë më shumë se kaq.
Këtë elektorat Albin Kurti po përpiqet ta fitojë në kurriz të opozitës shqiptare, që kohët e fundit po përballet me vetë-ekzistencën e saj, ashtu sikurse kërkon të tërheqë pas vetes edhe të tjerë, kryesisht të zhgënjyer nga jeta, thjesht të “dashuruar” pas patriotizmit. Kurti duhet thënë se po luan mjeshtërisht përmes “patronazhistëve” të tij duke u përplasur në rrjetet sociale me patronazhistët e Ramës. Nëse ai nuk do të ketë asnjë rezultat në “luftën e ftohtë” që ka nisur me Ramën, nga zjarret që ka ndezur në Tiranë dhe Shqipëri, lideri i Vetëvendosjes, me siguri ka llogaritur që zëri i tij të zëvendësojë atë të opozitës, pasi kjo e fundit, ka kohë që e ka humbur edhe besimin e perëndimit.
Përplasja dhe debati i ushqyer me ndjenja “patriotizmi” shterpë është “arma” e vetme që zotëron dhe po shfrytëzon Albin Kurti në këto momente, për të fituar elektoratin që i nevojitet edhe në Shqipëri. Nuk ka asnjë provë historike që të tregojë se ndonjë forcë sado e fortë, e brendshme ose e jashtme, të ketë ndarë ndonjëherë popullin e Shqipërisë nga ai i Kosovës apo edhe të trojeve të tjera shqipfolëse, përveç një kufiri. Herët a vonë shqiptarët e kanë kuptuar, se kanë mbetur historikisht të përçarë prej politikave dhe retorikës përçarëse të ditës. Dalja nga prapambetja historike ekonomike dhe lënia shpeshherë në mëshirë të fatit e qytetarëve shqiptarë nga shtetet e të cilave kanë si detyrë t’iu garantojë të drejtat themelore, janë sfidat kryesore të Kombit Shqiptar, për të cilat kërkohet në çdo kohë bashkëpunim dhe vullnet kombëtar, pavarësisht situatave gjeopolitike në rajon.
Nuk ka asnjë provë historike që të tregojë se shqiptarët kanë luftuar ndonjëherë për pushtim territoresh që nuk janë të tyret. Mbi këtë fakt jemi populli ndoshta më paqësor në botë. Ata kurrë nuk kanë luftuar as kundër njëri-tjetrit, edhe atëherë kur për interesa të ngushta politike, politikanë të papërgjegjshëm i kanë përçarë, i kanë sunduar njësoj si pushtuesit, në vend që t’i qeverisin. Shqiptarët e dinë shumë mirë sot, se për shkak të politikave të mbrapshta dhe kapriciove të politikanëve që i kanë qeverisur, kanë mbetur për këtë arsye në një prapambetje historike, prej së cilës fatkeqësisht nuk po dalin dot.
Nuk është e lehtë të qeverisësh një shtet, as të udhëheqësh një komb. Është e dokumentuar lufta shekullore dhe heroike për liri e shqiptarëve, që kulmoi me atë të udhëhequr nga heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Për liri kur kanë qenë gjithnjë të bashkuar, shqiptarët kanë mposhtur edhe perandoritë më të mëdha të kohës. Pothuajse të gjithë udhëheqësit shqiptarë, të cilët kanë lakmuar t’i afrohen ose të krahasohen me Skënderbeun, në vend të bashkimit për të arritur qëllimin e tyre kanë nxitur përçarjen, dhe për pasojë kanë dështuar njëri pas tjetrit
Edhe në ato vite kur Shqipëria ishte e izoluar, shqiptarët u ndanë fizikisht, por kurrë shpirtërisht. Si shembull, në regjimin e Enver Hoxhës, kur Flamurtari i Vlorës triumfonte ndaj Partizanit në Beograd, goli i Sokol Kushtës shkaktoi “tërmet” në Prishtinë, aq sa lëkundjet u ndjenë në tërë Jugosllavinë që po jetonte momentet e saj të fundit.
Ashtu siç Shqipëria komuniste u prish shumë shpejt me Jugosllavinë pas Luftës së II Botërore, por kurrsesi nuk u nda shpirtërisht me Kosovën, ashtu do të jetë fati i çdo nisme tjetër që nuk do jetë në interesin kombëtar të shqiptarëve. Prandaj nuk ka pse të shqetësohet askush, sot në Prishtinë dhe Tiranë. Albin Kurti dhe Edi Rama nuk kanë në duar fatin e Kombit Shqiptar në Ballkan, por respektivisht populli iu ka besuar qeveritë e Shqipërisë dhe të Kosovës, ku si detyrë parësore mbetet përballja me sfidat ekonomike dhe frenimi i shpopullimit të kombit.
“Ballkani i hapur” nuk do të thotë mbyllje për ca shqiptarë dhe hapje për ca të tjerë me serbë, malazezë dhe maqedonas, apo boshnjakë. “Ballkani i hapur” është një nismë, e bazuar mbi një platformë kryesisht ekonomike në rajon, që çuditërisht po frikëson sot vetëm shqiptarët.
Pa u hapur ende Ballkani, Kosova dhe Shqipëria kanë rritur vitet e fundit vëllimin e blerjeve nga tregjet Serbe më shumë se me çdo vend tjetër të Ish Jugosllavisë. Edhe Kosova, edhe Shqipëria kanë aktualisht marrëdhënie tregtare me Serbinë. Të dyja, si dy shtete të një kombi, jo vetëm që nuk e kanë ngritur, por as mundohen të ngrihen mbi një platformë të përbashkët ekonomie kombëtare zhvillimi me veprimtari prodhuese për të dominuar tregun rajonal. Në diplomaci, shqiptarët ndryshe nga vendet e tjera të rajonit, për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me të tjerët u është dashur gjithmonë një “tutor”. Çfarë i pengon që të merren vesh? Dashuria për kombin, apo politikanët!
Montserrat Guibernau e ka përkufizuar kombin si një grup shoqëror i ndërgjegjshëm për formimin e një komuniteti, ndarjen e një kulture të përbashkët, të bashkangjitur në një territor të përcaktuar qartë, që ka një të kaluar të përbashkët dhe një projekt të përbashkët për të ardhmen.
Çdo komb është unik në përbërje të karakterit dhe vlerave të tij të veçanta. Vendimtare është të dihet nëse – dhe në çfarë mase – një grup duhet të jetë i vetëdijshëm për dallimet e tij të pretenduara nga grupet e tjera, në mënyrë që të klasifikohet si komb.
Disa argumentojë se një komb mund të përcaktohet objektivisht si një grup njerëzish që posedojnë një identitet kulturor të përbashkët dhe të veçantë, historikisht këmbëngulës (siç ka qenë lufta shekullore e shqiptarëve për ekzistencë), dhe që përbën shumicën brenda një zone të caktuar territoriale. Nëse është kështu, atëherë dikush mund të argumentojë se edhe nëse një ‘komb’ i tillë nuk ushtron të drejtën e vetëvendosjes (në çfarëdo forme), megjithatë është një komb.
Mbi të drejtën e vetëvendosjes Albin Kurti po përpiqet të realizojë qëllimet e tij politike edhe në Shqipëri, për të dalë ai i parë, në çdo nismë dhe debat kombëtar dhe rajonal. Kurti dhe Rama për këtë arsye nuk po e shohin njëri-tjetrin si bashkëpunëtorë, por si kundërshtarë. Në këtë drejtim Albin Kurti meqë ka shpalosur ambicie më të mëdha, duhet të jetë informuar se askush tjetër pas Skënderbeut, as Ismail Qemali, nuk ia ka dalë dot të udhëheqë i vetëm kombin shqiptar. Para se të jenë të parë në marrëdhënie me të tjerë, udhëheqësit tanë duhet të dinë se prej 1912, përjashto periudhën e regjimit komunist, fatin e kombit shqiptar e ka shkruar faktori ndërkombëtar.
Shkrim shume i gjate. Humbet thelbi mes fjaleve.
Vetem gjate periudhes se pushtetit komunist, shqiptaret e percaktuan vete fatin kombetar!
BRAVO KOMUNISTET, patriotet me te medhenj dhe me te vertete ne histori (deri me sot te pakten)!
Beqiraaaaaaaaaa,pranoni rrealitetin:
Nuk mund te pritet paqe mes dy boteve asaj kristiane nga njera ane e sumatriceve turke nga ana tjeter.
Ndryshimi eshte madhor, eshte si nata me diten… gezuar ramazonin.
Ja marrim nje shembull; une ju urova beqireve gezuar ramazonin,ok!
Reagimi i sunitokomentuesit te pare do te jet fatal: sharje vulgare,deri ne kanosje jete……!
Perçarja ka qene historikisht shkaku I pa aftesise vetqeverisese pasi nuk kemi pasur dhe nuk kemi nje elite te pergjegjshme politike.Eshte fat historik qe interesat e USA jane qe rajoni yne te jete I stabilizuar dhe duhet te besojme dhe pranojme nismat e tyre siç eshte Ballkani I hapur.Rama e ka kuptuar kete ndersa Albini pavaresisht nga qellimi I mire gabon kur mendon se fillimisht duhet te behet udheheqesi I gjithe shqiptareve.
Me habit driteshkurtesia e disa “udheheqesve”… MJERANÉ! Ata qe e ndjekin, jane akoma mé te mjere.
Percarjet qe po thellohen ndermjet Shqiperise dhe Kosoves vijne nga politikane te trashe….
Cfar mund te thuash kur kryeminister ish gomari RAMUUUUSH shprehet hapur dhe thote une jam me Sali Berishen, qe ketu krijon percarje ne popull…..
Po keshte dhe krrici Albin Kurti, ky idjot dhe percares qe puqet me Sali non graten dhe Like floririn per te luftuar Edi Rame pa le pastaj krijimi i partise WC se e tille eshte ne Shqiperi.
Kot nok thone qe jane te trashe….
Qeveria kosovare me e mire ka qene ajo e zotit Hoti qe plerat Osmani, Kurti e rezuan me molotov…
Jam i bindur qe shume shpejt urrejtja mes dy popujve do te thellohet aq sa njeri tjetrit do ti gjuajne me gure. Kosovaret e trashe akoma nuk e kuptojne se cfar do te thote per kriminelin Sali Berisha NON GRATA……. por thone jena me Salihin or tiiii.
Z. jeni duke i rënë në qafë Albinit kot.
Albini deri tani nuk e ka thënë asnjë fjalë për Edi Ramën.
Këtu nuk bëhet fjalë për Albinin por për popullin e Kosovës.
Lidhur me Open Ballkan dhe veprimet e Edi Ramës ka unanimitet në qëndrimet e popullit të Kosovës se Edi Rama është duke vepruar kundër interesave të Kosovës gjë për të cilën është i vetëdijshëm edhe Edi Rama. Pse po vepron kundër interesave të Kosovës më së miri e di Ai.
Dhe një ditë sigurisht se do të kuptohet arsyeja e veprimeve të tilla të Edi Ramës.
Visi, nuk e di se sa kompetent je ne ato qe thua, çfare analize ben dhe ku i mbeshtet, por s’besoj se ke nje horizont te veçante parashikimi duke u mbeshtetur ne pervojen dhe praktikat e tua qe nuk egzistojne fare. Sot fantazistet kane arritur kulmin dhe njerezimi sidomos shqiptar i brezit qe ka ardhe, duke qene i pa afte te perballet me realitetin kokeforte, fantazon dhe intrigon gjera dhe procese qe nuk egzistojne duke genjyer veten e tij me qellimte qetesohet se ata qe jane te zgjuar e te shkolluar, me dije shkencore, jo vetem qe nuk habiten, por dhe i perçemojne si “qenie me costum e gravate pa pasur piken e thelbit ideator e konstruktiv”. Pikepamje e Edi Rames, per kohen dhe sistemin qe jetojme sot, jane shume vizionare e te perparuara sepse kerkon te mbeshtetet ne parimet universale te praktikuara nga Europa dhe perendimi dhe ti zbatoje ato ne kushtet e Ballkanit, por ata gravataxhijte qe duan te perfitojne nga amullia dhe toleranca e fjales se lire, lehin dhe vene gure nen rrota sepse perparimi Ballkanit i menjanon perfundimisht nga sistemi dhe i hedh ne koshin e plehrave. Por s’pajtohen dot mafja, kriminelet, qe jane ne nje strofkull me politikanet regresiv dhe manjake hajduterie qe ne i njohim me emra e mbiemer dhe konretish kane zaptuar si talibanet Afganistanin me kryeqytet Lalezin. Prandaj Lalezi duhet hedhur ne ere, njesoj si benin spartanet me ata qe lindenin me difekte trupore, sepse dhe ndonje i mire eshte infektuar rende atje. Berishes, Ilirit, apo gjithe atyre te pa ndiereve te Lalezit u vjen me mire te shkojne ne burg per jete se sa tu marrin Lalezin, tu a sekuestrojne! Ketu e ka zanafillen dhe Albini Kurte qe une, sinqerisht para shume vjetesh, e simpatizoja dhe thosha: mire qe doli nje shqiptar per kombin tone, por shiko se ç’palaço paska qene, çfare intriguesi qe kur mora veshe qe edhe ne burg ne Beograd ky ngelesh neper radio e televizione serbe, ndersa bashkekombasit e tij ne burg riheshin nga policet serbe. Ka dhe ne Shqiperi plot te tille, por kosovaret, sado ti mbroj une, ata , shumica, jane kunder shqiptareve te Shqiperise sepse kane nje edukate dhe kulture titiste per te cilin qajne dhe sot. Degjohet Enver Robelli, Veton Surroi, apo Kim Mehmeti me poshte! Bastarde. Ne qoftese me kuptove, jam i acaruar shpirterisht me kosovaret qe kane votuar Albini= Sali. Por une fola, askush nuk eshte i detyruar as te me besoje dhe as te me japi te drejte , por siç e mendon. Vazhdoni fantazoni.
Në kërkim të artikullit muratori I artikullit ka humbur edhe vetë në Ballkan te Hapur drejtim të panjohur. Mirë që ka humbur vetë po I ka humbur edhe Albini. ( mos e dhente zoti) . Por ama Rama na futi ne Ballkan. ( lavdi zotit ).
Duan te tregojne se Rama eshte Skenderbeu. O rama eshte nje mut i made.
Ta hash mutin familisht e fiserisht .
SHUME I STERGJATUR DERI SA HUMBET INTERESIN PER TA LEXUAR
HIPOKRIZI I GJALLE KUR KERKONE QE NJE KRAHINE TA BARAZOSHE ME NJE SHTETE NJE KULTURE ME NJE TJETRE
SI KONKLUZIONE ASGJE INTERESANTE .
Albin Kurti në vijen kombëtare e ka të drejtën por a është koha sa,u takon përkrahësve ma të gjoja zjarrtë që mbështesin ate janë ish struktura paramilitare të PDK nën hijen e Vjosa Osmanit
Kurse sa i takon ndarjeve shqiptare si te çdo popuj të vegjël ajo nga jashtë vjenë por nuk duhet lënë anash çarçe politike media dhe individë në Tiranë për interesa private manipulojnë me tema kombëtare
Ma q…sh carin ti mua!
Qenke bythelepires i Rames.
Ju dogj shpirti juve rebeleve te Shqiperise per Serbine.
Albin Kurti dhe Vetëvendosja e Tij e njëjtë në çdo element me Vetëadministrimin e Titos, është shtojcë perverse dhe kriminale e Berishizmit-PD dhe Metizmit-LSI në Shqipëri. Këtë e dinë fort mirë SHBA dhe kryesorët e BE, që për momentin po e lënë të zhytet edhe më në Jogisllavizmin e Tij, Vetëvendosje në Kosove dhe celula Paramilitare në Shqipëri, në mbështetje të dy krerëve të Mafias shqiptare; Berisha + Meta dhe bandave të tyre, PD+LSI. Albin Kurti dhe të Tijtë në Kosove e kanë fundin njësoj si të Berishës me familje dhe po ashtu të Metës me familje, biologjike e politike MIX. Skenë asnjë shans të shpëtojnë Sali Berisha, Ilir Meta dhe Albin Kurti dhe kush do tjetër më i vogël se ta, që ti bëjë PORDHË Perëndimit dhe veçmas SHBA. Ata harrojnë se si përfunduan Sadam Huseini, Omar Gadafi, Sllobo Millosheviçi me familje biologjike dhe politike. Kjo i pret sado të përpiqen të djegin Shqipërinë me zjarr në male, pllaka, fusha, ullishte, pyje, shkurre etj, si dhe me zjarr në Mediat e tyre ku kanë punësuar munstruozitetin e pashoq të gazetarisë, anal-istëve dhe drejtor/pronarëve të kohës.
Lista është disi e gjatë, por asnjëri nuk ka shans tja hedhë pa u lagur (lagur keq shumë e jo spërkatje për spërkatje) nga Perëndimi e mbi të gjithë; DAJ SEMI.
Ne fakt duke lexuar e gjitha kaloi ne demagogji , Po harrojme obligimet e nje shteti normal .Ne kohen e komunizmit ideologjia nuk lejoi Enver Hoxhen te kujdeset per bashkombasit jasht shtetit , por sot e 30 vite kush I pengoI Qeverite qe ti permbushe obligimet morale ndaj popullit jasht kufijeve , siq bejne Serbet , Maqedonet e te gjithe Joshqiptaret per popuujt e vet te origjines . Kuptohet pse ! kur sje i afte per veten duke deshmuar 30 vite tranzicion te degraduar me pasoja afatgjate per shkaterrim te cdo gjeje kombetare ,dhe ne diaspora dueshka te perkrahim koncertin e Goran Bregovicit apo me sakt te perkrahim percarjen kombetare dhe perse ? … TURP , por kote se fjala turp ka kohe qe ka humbur ,
Enveri u kuides me shume se kushdo tjeter ne historine tone, per shqiptaret jashte kufirit. Mjaft the karagjozlleqe!
Edi Rama nuk i kupton problemet eshte si puna e strucit qe e fut koken ne rare.
Edi Rama i kupton problemet ,shume mire.Por aleanca orthodhoxe,te ciles i eshte betuar nuk e lejone dhe nuk e fale nese nuk jepe fakte per shkatrrimin e shqiptarise.Shqiperia eshte bere vendi me antishqiptar ne Evrope e me gjere.Aleanca e hapur Vucic,Rama,Zaev eshte nje projekt orthodox ballkanik pa etnit tjera,te cilat ose duhet shperngul ose asimilu.Serbet ballkani ihapur e quajne Serbski svet.
Sa klase shkolle ke ti islamik talebanist katunarist!?
Shkrim i goditur mire per kohen qe jetojme. Nuk ka rendesi i gjate apo i shkurter.
Perjashto periudhen e rregjimit komunist?
Ska nevoje te perjashtosh. Edhe atehere faktori nderkombetar e ka percaktuar fatin e Shqiperise.
Po ta kesh mizen nen kesule thone, i bie gjate dhe anes e anes per ta perfunduar tek miza e rregjimit.
Ja qe nuk eshte aspak ashtu! Vetem ne kohen e shtetit komunist, Shqiperia ka qene e pavarur dhe sovrane! Mbushu me mend …
Al bini nuk eshte as hija e Edi Rames!
Duam apo s’duam ta pranojme, ekziston nje opinion i dyzyar jo vetem Kosove-Shqiperi, por edhe brenda Shqiperise. Pra mbare shqiptar. Nje gje me ben pershtypje: Per “gustot” muzikore – artistike te grupit organizator apo kryetarit te bashkise, icili u perpoq te fshhej pas tyre, do ishte ftuar ndonje grup nga pertej Prespes ose nga fqinji grek. Pra kjo eshte kryesisht ide e Rames. Nuk jam kunder, por pershtypje me ben fakti se si nuk ka burrerine dhe ndershmerine qe te dale me nje reagim. Nje simptome berishiste kjo… Edhe ai hedhte gurin ne “pus” , ndersa ne mbyteshim…
Vazhdojmë të grindemi për mustaqet e Çelos ndërsa serbët ndërkohë duhet të kenë bërë nja 3-4 plane gati si të na e fusin ne dhe gjithë të tjerëve rrethrrotull!! Dhe në fund si gjithmonë pasi të kemi rënë copë do të bëhet siç është parathënë dhe parashikuar por do jetë tepër vonë sepse do të jemi të fundit në klasifikim!! Dhe pastaj mërzitemi kur na thonë budallenj!!
Si nuk doli njeri (absolutisht asnjeri) te na thote se c’te mira presim nga hyrja e njeanshme e Shqiperise ne kete treg te perbashket (pa folur per koston kolosale politike qe dote sjelle percarja e shqiptareve pikerisht ne kete kohe kur detyra numer nje e shqiptareve eshte bashkimi kombetar)
Perfitimin me te madh do e kete jot’eme qe nga 3 milion palla do kete te beje me 13 milion palla!
Kuptove o teveqel, qe ben pyetje katunari?
Edi Rama eshte politikan dhe diplomat i shkelqyer dhe Al Bin Kurti nuk i vjen as te maja e thoit kembes
Te lumt material me vlere qe ja vlen per ta lexuar e kuptuar shumkush . I bej thirrje ne menyre te veçante ta lexoje ” e shumeditura ” Sonila Meçes qe ka zhgaravitur sot qe gjojapo bej diçka dhe i ka hedhur benzine me shume zjarrit . Ndigjo Arjanit sot jane vene ne gare kush e kush shan me shume shqiptari shqiptarin , intelektuali intelektualin profesori profesorin , akademiku akademikun , patrioti patriotin . Duke u nisur nga kjo sot po prishim me dashje historine , njerezit me te shquar po i denigrojme , luftetaret patriot po i paraqesim si tradhetare , kolaboracjonistet ( ata qe bashkepunuan me pushtusit ku ketu hyne balli dhe legaliteti ) po i paraqesim si patriot , dhe partizanet si tradhetare vetem e vetem se jane drejtu nga Partia Komuniste dhe me qe po vjellin vrere perdite per komunistat me porosi te gjith shteteve te Europes me perjashtim te Austrise dhe Italise . Por duan e nuk duan sot rrugaçat shqiptare kendej dhe andej kufirit me gjithe rrugaçat Europjan popujt luftetare patriot me komunistat ne balle kan fituar luften dhe po gezojne lirite sot .Ketu hyni edhe ju medjat ne pergjithesi i keni nxit me shkatrru kulturen arsimin traditat nen masken e modernizimit gjoja dhe luftes kunder komunizmit se ashtu ju thojne padronet tuaj dhe shumica prej jush flasin me mendjen e padroneve qe keni mbi koke . Tash po bej edhe nje dy tre plotesime te vogle . Kush i ka pengu drejtuesit shqiptar qe nga dita kur u çliru kosova e deri sot me çu Abetare ne kosove , me çu arsimtar ne kosove me marre student nga kosova me pru ne Shqiperi , me heq kufit toksor , doganat . Kush i ka pengu me ba edhe buxhetin e shtetit te perbashket , uniformat e policise dhe te ushtrise te perbashketa , gjendjet civile te perbashketa etj . Kurkush nuk i ka pengu por eshte ajo qe nga tre miljon shqiptar kndej e dymiljon andej duam te jemi cejcili te pare duam te jemi ne krye por me qe ka vetem nje kry atehere nukpo bashkepunojme hiç por po i futim pyka nen rrota njeri tjetrit . Kur nuk flet Rama per Kosoven ne takimet nderkombetare i thone pse nuk flet , kur flet i thojne pse flet se kemi qeverine tone . Ose i thone pse the keshtu e ashtu pra ke fol gabim duhet keshtu e budalleqe tjera sa te duash . Albini kur ishte ne opozit ishte ma trim , kishte pikpamje me te drejta me te pranushme tashti qe eshte ne qeveri ne vend qe ti zbatoje ata po e dredh po tregohet frikacak , po tregohet i paafte per te drejtu shtetin. Po mire more Albin mua me ke pelqyer shume ne fillim( jam shqiptar shqipnie ish oficer tankist ne Shkoder ) kam qene 100 per 100 me mendimet tuaja pa asnje diskutim , por ama jam nda perfundimisht nga ti kur erdhe ne Shqiperi e takoheshe me kriminelet Berisha e Meta qe jane pergjegjesit kryesore qe e kan çu Shqiperine e popullin ne kete gjendje e merrnje mend prej tyre . Por ti a e din qe i mire apor i keq Edi Rama ate e ka zgjedh shumica e shqiptareve dhe me ate duhet te bashkepunosh , edhe ti i mire apo i keq ty te kan zgjedh shumica e shqiptareve dhe me ty duhet te bashkepunoje Rama . Me Meten nuk po te them te mos takohesh per çeshte te nevojshme qe mund te kesh se akoma eshte president por eshte kryehajdut dhe ne prag te burgut .
Edi Rama është KOKA e KORRUPSIONIT dhe HAJDUTËRISË SHTETËRORE !! ALBIN KURTI i NEVERIT HAJDUTËT e SHTETIT !
ALBIN KURTI I NDERUAR , I URREN POLITIKANÈT e KORRUPTUAR dhe NUK bën KURRË KOMPROMIS me HAJDUTËT dhe VJEDHËSIT !! NEVERI dhe URREJTJEpër gjithë KLASËN Politke 30 Vjeçare të SHQIPÈRISË , PA PËRJASHTIM se kujt BANDE KRIMINALE i Përket , sepse SHQIPÈRIA NUK ka PARTI POLITIKE , POR KA VETËM BANDA KRIMINALE dhe ORGANIZATA MAFIOZE që drejtojnë SHTETIN SHQIPTAR !!
⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖
RESPEKTE dhe VETËM RESPEKTE për ALBIN ❤ KURTIN ?? ATDHETAR ??
Albini 70 vota mori me TR asnje shkrepse nuk e ndez dot ketu e jo me nje zjarr. Te shohe te mos e beje Kosoven Afganistan…
Ju lutem komentuesve realiste dhe serioze te mos merziten nga disa idiote ,por te shijojne shown dhe thjesht te tallin bolet me shfaqjet qe albinsat dhe shqupsat bejne per ti marre vota njeri tjetrit.Me kete lloj dueti hajdarmallutash qe ka perballe ,Rama mund te fitoje edhe zgjedhjet e 2033.
Nje shkrim vazhdim i histerise antishqiptare qe ka mberthyer cdo qelize te shoqerise kosovare.E pavertete se ka akuza midis shqiptareve te Shqiperise dhe”shqiptareve” te Kosoves.Jo, akuza dhe linciimi i Shqiperise dhe shqiptareve behet vetem nga nje kah dhe vetem prej kosovareve.Askush nga grupi i sulmit, spahi matosh robell kelmend buzhal , qe kane nje histori kundervenie dhe neperkembie ndaj shqiptareve dhe shqiperise nuk jane identifikuar si shqiptare.Druaj se nuk kane mbetur me shqiptare ne Kosove.. cka duket nga reagimi ne median kosovare.Ka pasur nje padurim te kosovareve per nje shkizme morale me gjitonet jugore.Edhe nese eshte bere fjale per nje futbollist me keq se medioket buzhala ka qene aty, injorant dhe i padijshem si nje rrugac medial.Rama kerkon njohjen e shtetit te tyre ne Serbi, kosovaret i hyjne debatit filizofik nese kishte apo jo te drejte Kryeministri i Shqiperise te fliste ne apo per Kosoven.Gazetaria dhe publicistika shqiptare ndoten perdite me racizem antishqiptare nga robellet dhe berishet kosovare te cilet debatin e tyre te brendshem e injektojne ne menyre te pandjeshme mbi shoqerine shqiptare,Gazetari ashtu si koleget e tij driteshkurter dhe presidentja e kosovareve bie ne banalitet kur kete shkizme qe merr trajta te nje lufte mes dy kombeve mundohet ta sjelle ne nivelin e krahasimit te medaljeve olimpie.Ketu mbaron leximi per nje shqiptar normal.Meqenese jemi tek sporti ne funskion te politikes, ata djem qe u perballen me histerine antishqiptare ne stadiumin e Beogradit e ben ate ne emer te heronjve te kombit shqiptar dhe jo atij kosovar.
Rruga per njohjen formale, asaj zyrtare, te Kosoves nga Serbia, kalon neper “Ballkanin e hapur”, ku koncepti i fqinjesise merr permbajtje te re, me te shendoshe, ku fajet e gabimet e te kaluares, marrin pergjigje me ndjesen ne format me te ndryshme, ku mirekuptimi e bashkepunimi per te miren e popujve te rajonit tone kthehet ne objektiv madhor ne ndeshje me konfliktet e kota, percarese e artificiale, duke vene shqiptaret kunder shqiptareve qe u bien ndesh interesave tona kombetare. Albin Kurti e opozita aktuale ne Kosove e kane detyre te binden vete e te bindin mbeshtetesit e tyre qe rruget e tjera jo bashkepunuese ne Ballkanin e sotem, jane jo produktive. Sa me shpejt te kuptohet e te zbatohet kjo, aq me mire per te gjithe.
Xhelozie? E kujt kundèrt kujt? Jo ore KARAMURAT jo.
Nuk ka “xhelozi”, kur njè debil, merr rrugèt e mutit dhe shkon pallohet me mullixhinè.
Nèse tè intereson, unè qè po shkruaj, nuk jam nga Kosova, dhe ajo qè ndjej unè, èshtè vetèm TURP dhe NEVERI pèr kèto baxhella qè gjoja qeverisin vèndin.
Edi Rama, èshtè prototipi i karabushit qè i ka marrè koka erè.
Asgjè tè mirè, nuk ka Shqipèria nga ai.
Vetèm RIFORMATO dhe TAHIRÈ, DAKO DHE SUBASHI, DOSHI DHE GJIKNURÈ.
Nèse doni mafian, kini Ramèn.
Nèse doni Shqipèrinè, duhet tè votoni pèr SPAK.
mungon kultura në përgjithësi,fatkeqësisht??
Enver Hoxha në kohën e tij në pushtet, i beri një ultimatum udhëheqësit te asaj kohe Tito qe; të mos mi prekësh asnjë fije floku kosovarëve. Un i dua kosovarët, por atje ku janë, në vendin e tyre ne trojet e veta. Këta jan hapur bythësh ne shqipëri sa duan dhe pushtetin. Albin Kueti, rramushi qe s’mbush haradinaj, janë bërë kundra ramës vetë se rama i shkërdheu planet keryre, ku deri dje hanin e pinin e shkërdhenin grate e njeri tjetrit, ashtu sikur trgon fotoja e haradinajt me duart ne bythet e debiles monikë. Këta mos hanë mut në shqiperi, po te meren me punët e veta se rama i doli borxhit. Car mund te presesh nga këta të dy kur, në vend qe te ngrejne kpsovarët për arrestimin e thacit, këta dy futyra te poshtra, cojnë miltantë për te prishur festen në korce. Kosova do vuajë me këto dy fytyra sepse, njëri si majmun që ështe haradinaj ku është turpi madh për kosoven ta kete udhëheqës një qe sdi as te flasë e as te ece ku tregon se si ka ba dy ore qe ja dal nga pylli. Tjetri kurti, fytyr qe mbahet mend si njeri i te keqijave përcte djegur e shkatërruar vendin e tij, dhe për te sjellë paramilitare në shqipëri, ku do digjte parlamentin shqiptar, për hater te metes dhe berishës. Këta janë dy belatë ne politikë.