Çfarë truri dhe zemre duhet të kesh, të mos duash sot një Ballkan të hapur?!

13 Gusht 2021, 18:59Blog TEMA

Nga Alba Malltezi

Rama është sot, e nesër nuk do të jetë, po ashtu Vuçiç, Zaev, Kurti etj. Nuk do të jemi ne, por ama do të kemi një Ballkan të hapur. Ç’tru e zemër mund të kesh, kur sot, disa prej nesh, njerëz të izoluar si kafshë në kafaz për 40 vjet nga diktatura më e çmendur që mbylli kufij e shtëpi, kundërshtojnë me argumente qesharake hapjen e Ballkanit. “Do të përfitojnë produktet serbe”, thonë disa, që nuk shohin, apo nuk duan të shohin se si, që këtë verë, qindra e qindra familje serbe erdhën dhe kaluan pushimet e tyre në Jugun shqiptar. Sa familje shqiptare shkuan të shpenzojnë për pushimet e tyre në Serbi?

Nëse nesër ke në treg një pastë dhëmbësh serbe, krahas asaj italianes apo turkes, vendos ti se cilën dëshiron të blesh! Nga kjo hapje e propozuar e Ballkanit mund të trishtohen italianë, grekë e turq që prej vitesh mbushin tregun tonë, por jo ne shqiptarët. Ne do t’i ofrojmë tregut ballkanas atë që dimë ne të bëjmë më mirë: turizmin me natyrën e shumëllojëshme, bregdetin, bimët mjeksore, agriturizmin, gastronominë mesdhetare  që nuk ka të krahasuar me atë ballkanase e shumë produkte që janë të padukshme për masën, por konkurruese që tani për rajonin dhe ambicioze edhe për Europën dhe më gjerë.

Hapja e Ballkanit është  një nismë e vështirë për shkak të historisë së rëndë që mbajmë në kurriz dhe padrejtësive të mëdha me njëri-tjetrin. Kemi mllefe, urrejtje me fqinjët, por hidhni pak sytë dhe shihni ç’kemi bërë dhe bëjmë me njëri-tjetrin. Ishte shqiptar Enver Hoxha e na mbajti të izoluar egërsisht, është shqiptar Sali Berisha, por një nga aferat më të errëta të karrierës dhe familjes së tij është ajo e thyerjes së embargos së karburantit duke furnizuar Serbinë gjatë luftës me Kosovën dhe e korrupsionit me energjinë elektrike po me një firmë serbe gjatë qeverisjes 2005-2013. Janë kufijtë e hapur, është Ballkani i hapur problem ynë apo hileqarët që kërkojnë të shkatërrojnë, bllokojnë, përflasin, shpifin, vetëm për përfitime personale?

E megjithatë një ide konstruktive dhe e mirë është vështirë të vdesë e të zhduket. Koha do ta tregojë se pavarësisht egërsisë së disa kundërshtarëve, idetë progresiste marrin rrugë dhe jetë.

22 komente në “Çfarë truri dhe zemre duhet të kesh, të mos duash sot një Ballkan të hapur?!”

  1. gora says:

    Njerzit sjane Kundera ballkanit, mos fol budalliqe dhe mos bej se ti qenke me e zgjuar. Ajo qe kerkohet eshte njohje Kosoves pastaj jo Ballkan te hapur, po dhe ballkan te zgjeruar le te bejme.

    1. heu bre says:

      Njohjen e Kosoves do ta bejne atehere kur te duan Fuqite e Medha! Kuptove o debil?

  2. Edi says:

    Ate tru dhe zemer qe te thote: Eshte absurde qe Serbia te mos pranoje njohjen e Kosoves . Ate true e zemer qe te thote:Kur Rama futi sherrin, ndezi urrejtjen midis nesh dhe shqiptareve te Kosoves , eshte veshtire qe ne idete e tije te shoh vellazerim me ata qe te vrane te prene e ste njohin.
    Ate tru e zemer qe te thote: Kur ky monster nuk pranon te heq nje tra ne Kukes, si mund te shpresojme ne heqjen e te gjithe trave?! Ate tru e zemer qe thote: Ne letra, si ndarja e Kosoves ashtu dhe Open Ballkans jane te Sorosit qe prej 1999.
    Ate tru e zemer qe thote : Mos beso ne gazetare qe marrin toke falas dhe koncesion muzeu nga Rama se jane te ndyre te zhytur ne korrupsion e hajdute(si ty dhe ajo gjeja qe ti ke per burre).

    1. Tironci says:

      O Edo te paska vu Berisha me recitu. Ju ka tredh keq o plehra. Muzeumet qe ka bo Bolino jane perla te Tirones o trap. Ti me siguri do kishe bo resort apo residencat e Lulit. Sa mire jua bon shqiptaret maloke te ndyr.

      1. Edi says:

        jam lab dhe shoh si hajdute te gjithe politikanet kryesore dhe konet e tyre..

        1. Tironci says:

          Nuk je lab se labit nuk i duket nje muze njesoj si qilaret me droge te ylli pasmaciut. Respekto profesionistet dhe bej dallimin nga larot e hajdutet

    2. heu bre says:

      O Edi o KATUNAR, po pse mor zorraxhi, ti do e detyrosh Serbine ta njohe Kosoven? Serbine e detyron vetem USA dhe BE, ndersa ti dhe katunaret si ty do bejne mire te shkojne ne shkolle dhe ne pune, se per pirje dhalle jeni te paret ju, KATUNARET ketej dhe andej!

    3. Ilirjan says:

      As Rambujene nuk e donte saliu, kur Amerika thoshte me te madhe :Firmoseni o shqipe! Sot po Amerika, PO TE BERTET ne vesh:behuni pjese e “Ballkani te hapur”, dhe po ata “njerez”qe kundershtuan Rambujene, jane kunder edhe sot. Kaq” pak” duhet te mjaftoje per te kuptuar, por kupton vetem Kush ka pak Tru e miresi ne shpirt. Kush ka shejtanin ne bark, dhe asgje ne koke, di te thote vetem:jo kesaj e jo asaj.

  3. Nafia says:

    Albin Kurtit me gjithe falangat e tij trushplar neser do tju vij turp (ne se ka ndonjehere turpe kjo look specie)kur dhe Kosova do te jet pjese e Open Balkan.

  4. Molla e dijes says:

    NË FAKT, PYETJA ËSHTË: ÇFARË TRURI DHE ZEMRE DUHET TË KESH QË TË DUASH NJË (MINI) BALLKAN TË HAPUR ME SERBINË QË NUK NJEH KOSOVËN (DHE NUK PRANON GJENOCIDIN) DHE QË DO DALJE NË DET TE NE?

    PËRGJIGJA: ME SIGURI NUK JE SHQIPTAR NËSE DO NJË (MINI) BALLKAN TË TILLË!

    1. IB says:

      Rrofsh, te lumte goja.

  5. Millosh Gjergji says:

    Truri yt është shembulli tipik. Për lekun që të ofrohet shkruan marrëzira.

    1. ca po thua says:

      Po ty cfare te afrohet (pervec samarit te gomarit)!?

  6. RKS says:

    Si asht e mundun moj Zoj qe kupton qaq pak, a asht e mundun qe je qaq naive apo kena t’bajme me dicka tjeter.
    Po na spjegoni njihere se kush asht kunder integrimeve???
    T’lutem zoje e nderueme na shjego si mundet nji popull qe shperfaq qaq mungese empatije ndaj pothuajse gjysmen se bashkekombaseve te vet te jete qaq i prirun per integrimin me politikat e djeshme te fashizmit serb, te riaktulizueme perseri nga zedhansit e djeshem e lideret e sodshem te Serbise. ?? Te jene kaq amnistues me ta e kaq fyes me viktimat? Fshtire me u kuptu!!
    Gjithe ballkani denoncon shpalljen e botes serbe, kerkon ndihmen e perendimit sepse ndihen te kercenuem, jena deshmitar te armatosjes se Serbise, bashkepunimit te saj me fuqit me autoritare te globit, mohues te genocidit dhe publikisht e thojne dhe punojne ne deligjitimimin ne arenen nderkombetare te shtetit te kosoves.
    A asht ne rregull qe Shqipnija te normalizon kete casje te Serbise, atehere kur presioni ndaj saj asht tue u rrite, dhe kur SHBA kane kerkese eksplicite per njohjen reciproke.??
    A asht ne rregull qe Shqipnija i hap nje dere Serbise atehere kur rrethi i saj po ngushtohej??
    Mund te thuash qe kjo nuk asht cashtje e Shqipnise, dhe nuk ka pse Shqipnija me mbete peng ne marredhaniet me Serbine per shkak te Kosoves. Edhe ky pozicionim asht legjitim. Por …thojeni, aman.
    Kjo sa i perkete aspektit politike.
    Per ate ekonomike, ashte cashtje e eksperteve dhe njoheseve, me sa di une nuk ka pas as diskutime, as analiza e as studime per efektit apo rezutatet e ketij unifikimi.
    As debat te hapun.
    Ka pas veprime thuese jena hala ne sistemin feudal apo ne monizem.
    Me shnet

    1. shqipo says:

      Me falni, cfare e pengon Kosoven qe te kete levizje te lire te njerezve, mallrave, kapitaleve dhe sherbimeve ne gjithe Ballkanin (edhe ne Serbi)? Nuk te njeh Serbia? E c’a pastaj? Kjo mund te vazhdoje me dhjetra vjet! Nuk njeh Serbia krimet qe ka bere ndaj shqiptareve? Po kete ajo mund ta beje edhe qindra vjet! Ti cfare halli ke? Po i qan hallin se cfare ben Serbia, apo vetes tende? C’te plas ty nese do apo nuk do Serbia? Ti vete NUK E DETYRON DOT SERBINE te beje kete apo ate, mblidhe mendjen. Apo ke bythe qe te marresh armet dhe te pushtosh Beogradin? E ben dot? Jo! Cfare dreqin ke atehere qe sperdridhesh si zhapik? Nuk do te kalosh ne Serbi, nuk do te blesh mallra serbe, mos e bej s’te detyron kush. Po me Shqiperine a do te kesh marredhenie te lira? Po me Maqedonine e Veriut qe eshte gjysem-shqiptare a do te kesh marredhenie te lira? Po me Malin e Zi po ashtu ku ka shume shqiptare a do te kesh marredhenie te lira? Do apo s’do mor “mendimtar”!?
      Ti dhe shpura juaj e patrioteve torrollake me ne krye Albin Torrollakun nuk e detyroni dot Serbine per asgje, mblidheni mendjen e mos hani … pilaf! Amerika dhe Evropa mund ta bejne dhe do ta bejne kur ta shohin ata te arsyeshme, prandaj o njerez te coroditur beni ate qe thote Amerika dhe Evropa, qe te rrisni bashkepunimin rajonal. Nuk ja u ka qejfi me Serbine, lereni Serbine menjane dhe vazhdoni bashkepunimin me te tjeret, se ky eshte INTERES KOMBETAR i shqiptareve. Mos na cani kryet fort, se vetem patriotizem nuk jane keto qe thoni!

  7. Vishja plot says:

    Thirje atyre qe e duan me gjithmend Kosoven
    Qe ta duash Kosoven do te thote ta besh zonje. Ta kthesh ne nje vend politikisht te konsoliduar dhe te civilizuar. Problemi eshte a do behet Kosova sic e duan kosovaret e vertete duke u veteizoluar duke I treguar armet Serbise apo do behet pjese e integrimit ekonomik, pjese e instuticioneve nderkombetare ku Kosova te njihet si faktor pozitiv dhe ti tregosh botes qe Kosova eshte edhe e pushkes por mbi te gjitha eshte faktor ndertues dhe konstruktiv. Me lufte asnjehere shqiptaret e per me teper kosovaret do arriten ta mposhtnin Serbine, po te mos nderhynte Uncle Sam. Serbise mundet ti duhet ti duhet kohe e gjate per ta njojtur Kosoven. Do presim Serbine apo do ti tregojme botes se kosovaret jane shtetformues ne Kosove dhe konstruktive ne mardheniet nderkombetare. Vetem keshtu mund te mbrohen interesat e saj. Vetem keshtu do detyrohet Serbia ta njoh de juro Kosoven. Veteizolimi eshte I lodhshem, I demshem dhe per me teper nje gur me teper per Serbine per ta reklamuar Kosoven si destabilizuese. Kosovare, ne shqiptaret e Shqiperise nuk pretendojme qe e njohim serbin me mire se ju, por ne njohim mire veteizolimin.

  8. IB says:

    Bravo dyshja Rama-Tema. A po fiton ceshtja shqiptare me ju ? Non.

  9. Shaqo says:

    Oj goce, nuk eshte Shqiperia kunder, a e.ke degjuar qe Rama; Vucic e Zaev jane ata qe po luftojne pe realizimin e kesaj ideje, dhe ti thua.boll ishin 40 vjet izolim
    Kunder jane kosovaret o cike malsie, e te tjere bashke me ta. Apo meqe ke lapsin ne dore e gazeten; futja si te mundesh.

  10. Kimete says:

    Je e madhe Alb e vogel! Trimreshe dhe burrneshe!

  11. Eduard says:

    Cakejte e Berishes hidhen ne sulm te eger ne shkrimet e Karlo Bolinos dhe Alba Malltezit. I kam vene re keto hijena se si akuzojne dy gazetaret e nderuar per dy muzeumet qe kane bere ne Tirane dhe sidomos per redaksine qe po ndertojne me formulen 1 euro te bere nga Berisha vete per rivenien ne jete te rrangallave te kohes se komunizmit. Me kete formule kane aplikuar jo vetem media te tjera, por edhe biznese te ndryshme per aktivitetet qe nga fazonerite deri te tregetia apo bamiresia. Eshte formule ligjore qe shteti shqiptar e aplikon gjeresisht prej kohesh. Po keta berishiane te krimbur, ose ziliqare te pandershem, miq te botuesve kriminele si ylli pasmaciu-trafikant dhe zaptues i Kinostudios, apo Irfan Hysanbelliu grabites i konvitit te shkolles Asim Vokshi, ose i shkolles Harry Fultz, nuk thone gjys fjale per keta qe jane turpi i Shqiperise. Frangaj ka marre gjithe Kinostudion dhe po keta heshtin. Puna e Bolinos dhe Malltezit (Alba) eshte me korrektja mes gjithe mediave te krimbura dhe te inkriminuara shqiptare, por paradoksalisht sulmohen eger nga e djathta e kalbur. Kete e dine mire qe te gjitrhe dhe te gjithe ua njohin korrektesine. Miqesisht nje mik

  12. Vjollca says:

    Mediat e Bolinos e kane deren hapur per hallexhinj. Keto media jane te paktat qe bejne sherbim publik.

  13. xhindi says:

    Kosova sot eshte ende e inonduar nga mallrat serbe, e nga ana tjeter populizmi albinkurtin leshon lot krokodili per hapje e jo mbyllje. Cili eshte leksioni i radhes qe albin kurti do t’u beje politikaneve te Europes Perendimore, atyre qe e kan njohur Kosoven, e ky palla kerkon te zhbeje sovranitetin e saj? apo mos pret talebanet???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje