“Ruaje nusen nga Bregoviçi!”

12 Gusht 2021, 10:38Blog TEMA

Nga Pëllumb Kulla

Trishtohem fort, kur një djali i ri, apo burrë i vjetër kosovar, mes një numrit të shumtë, tek ndihet që janë  të organizuar të më shkruajnë, pa qenë miqtë e mi në faqe të fejsbukut, hyjnë në faqen time, shajnë, mallkojnë dhe më kërcënojnë. E bëjnë pasi dy ditë të shkuara, ngrita zërin për absurditetin e konfliktit të ri e të turpshëm mes shqiptarëve, për një artist të mrekullueshëm bosnjak, i cili ka  kënduar në kohën që shumë serbë, poshtërsisht, dhunonin në truallin e Kosovës dhe ndërkohë i pëlqenin këngët e tij, sikurse i pëlqeja unë.

Kjo është afria e vetme që kam unë me ata kriminelë.

Meqë e dijnë serbishten, më mirë le të na i përkthejnë fjalët që ka kënga me kallashnikov, se mbase  mësojmë që me atë armë ai fton të vriten shqiptarët… Që ne pastaj, me të drejtë, ta përbuzim e t’i kthejmë kurrizin Bregoviçit.

Këngë me armë kemi edhe ne plot: “O djem rrëmbeni pushkët”, “Topi bam e ti, po tutje!” “Do marr çiften”  “Topa mitroloza rrahin pa pushim”… Po ato na sjellin emocione të mira.

Ne, “tradhtarët” shahemi, se artisti jugosllav ato kohë këndonte aq bukur, sa frymëzonte invazorët e trojeve kosovare…

Po mirë, more djem të Kosovës së sotme, ne duhet të shajmë dhe urrejmë artistët turq, italianë, grekë dhe gjermanë, ngaqë ca bashkatdhetarë të tyre me uniforma e vezme me fishekë në brez, na patën vrarë e prerë shekullin që shkoi?!

Një (djalosh?) me emër Ersan Jashari, që nuk ka faj shumë që nuk më njeh, (se që ai nuk më njeh është faji im), më shkruan:

“Tradhtia ndaj kombi nuk asht ndryshe mos vall e ke pas familjar Esat pash Toptani ruje nusen se bregoviqi ta merr por nashta se kije dert se bregoviqi ka emer te madh se me te vertet ai asht nji Patriot i madh per kombin e vet nuk asht tradhtar si ju…”

Nuk e trishton njeriun një shkrim i tillë? Ka kundërshtar më të vështirë për një shkrimtar, (që ka shkruar dhe për Toptanin, pale!), se një djalë (burrë) që në vend të shkojë edhe ca javë më shumë në shkollë, ku do t’i jepnin edhe një trastë me pika dhe presje, shkon në një tubim, ku e udhëzojnë të mbrojë çështjen kombëtare nga ne, tradhëtarët?

Po e mbyll këtu e nuk shkruaj dot më gjatë, se tani jam edhe më i ngarkuar e më i zënë, se “po e ruj dhe nusen time, Xhuljetën, “nga Bregoviqi”

Na ndihmoftë, Zoti! Sidomos sot, që me këtë nuse kam edhe 52 vjetorin e martesës! Nuses i  ka hyrë frika, po ne, burrat, mbahemi.

24 komente në ““Ruaje nusen nga Bregoviçi!””

  1. Devolliu says:

    Je i madhe Pellumb.
    Fjaline e fundit se kuptojne me sa satire ja ke shkruar, por mbahu s’ke c’ben hahahaha

  2. Qinani says:

    …ai Bregoviçi mos a kushri me Majlinda Bregun a ?

  3. Lida says:

    ESHTE URGJENTE QE NE KOSOVE INSTITUCIONET ARSIMORE TE AKTIVIZOHEN ME SHUME NE MESIMIN E GJUHES LETRARE SHQIPE E DOMOSDOSHME PER SHUMICEN E SHQIPTAREVE TE KOSOVES.
    NUK NDJEHEM MIRE KUR SHIKOJ E NDEGJOJ NE EMISIONE TELEVIZIVE NGA KETA VELLEZERIT E MI DHE NUK KUPTOJ ASGJE NGA ATE QE THONE A THUA SE PO FLASIN NJE GJUHE TJETER TE HUAJ.KJO GJENDJE DUHET TE NDRYSHOJE URGJENTISHT.PA LE PASTAJ PER DISA TE TJERE QE TE BEFASOJNE ME INJORANCEN E TYRE SI DJALI NE FJALE QE MEGJITHESE NUK NJEH SHKRIMTARET E DIPLOMATET SHQIPTARE E NXITOHET TI DREJTOHET ME SHPREHJE PREJ IDIOTI QE TE RUAJE GRUAN E TIJ 77 VJEÇARE NGA BREGOVIÇ???!!???

    1. RAIFI says:

      O Lida pajtohem me ty se kosovarët duhet të mësojnë më mirë të shkruajnë e të flasin gjuhën shqipe pasë mbi 100 vjete robëri.Dikush për 100 vite do ta humbte fare.Por kam një sugjerim nëse nuk të bezdis:propozoj dhe qeverisë shqiptare të ngre mësim plotësues në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Greqi të mos e humbin gjuhën e të parve.Çdo vit në plazhet shqiptare degjoi nënat shqiptare me sa mburrje u flasin femijve të tyre greqisht!Pastaj nëse jeni aq të interesuar për punë patriotike bënë një thirrje publike që të.mos martohen vajzat shqiptare me serb pleq për 2000 euro që merr babai ose vëllai se kështu ato po ikun nga grigja jonë dhe po bëhën serbe.Apo ndoshta jeni bërë të mendimit si kolektivitet të kaloni në përkatësi tjetër kombtare.Ti me siguri nëse dikush të vret vëllan,nënën apo femin e mitur do ta urresh përgjithmonë se ta vret pa faj dhe vetëm pse është shqiptar.Kjo kosovarëve u ka ndodh por ju ose nuk i konsideroni kosovarët vëllezër ose thjesht keni logjikën e Bregoviçit.Sa merzi më vie të të them se në Shqipëri dominon elementi arumun por megjithatë mirë që e keni mësuar bile mirë gjuhën shqipe.

    2. Vjosa.al says:

      @Lida,
      Nuk eshte faji i vellezerve tane kosovare qe ti ke veshtiresi te kuptosh te foluren e tyre, qe eshte nje nga dialektet e gjuhes shqipe.
      Mos harro se kosovaret perbejne me shume se nje te treten e kombit tone, kane ruajtur identitin e tyre etnokulturor dhe gjuhesor shqiptar perballe nje politike thellesisht sllavizuese e asimiluese, deri genocidale dhe brenda nje gjenerate, me gjase jo me larg se 25-30 vjet me tej, do jene bashke me ty dhe mua, ose me femijet tane, pjese e shtetit te unifikuar shqiptar, sepse orteku i bashkimit qe ka filluar tashme, eshte i pandalshem.
      Tani per tani, nese ke mundesi te perpiqesh t’i perafrohesh kuptimit te “kosovarishtes”, eshte mire qe t’a besh.
      Tani per tani, nese ke mundesi te kontribuosh per unifikimin e sistemit shkollor dhe edukues ne te dy anet e kufirit, beje me zemer dhe me shpirt, duke mbetur gjithmone sycelet, duke flakur paragjykimet, duke shtypur cfardo lloj ndjesie superioriteti qe mund te kesh perftuar nga epidemia mediatike, fatkeqesisht e mediave tona, nje agresion tinzar ky i yshtur nga sherbimet inteligjente serbo-greke, qe denigron kosovaret, qe nxit dasite e shqiptareve nder vedi, qe i ve shkopinj unifikimit te dy shteteve shqiptare te Ballkanit.
      Sic thone shpesh se fundmi, informohu nga kjo media, por mos u influenco, deri ne delire fallco, qofte edhe kur kete informacion e merr nga editorialet e gazetarit te talentuar Mero Baze, i cili eshte ne kupolen apo ne shtabin e ketij agresioni percares, gjithmone ne sulm sistematik kunder imperativave kombetare te bashkimit, sidomos ndaj faktoreve dhe figurave kosovare qe e kane kauze bashkimin kombetar, ashtu sic eshte per te njejtat axhenda, ne krah te Janullatosit dhe objektivave te tij greqizimit te otodoksise shqiptare dhe te krejt Jugut Shqiptar.
      Dhe tani Lida, me lejo te te them ca fjale per “injorancen” e kosovareve, sic shprehesh ti, jo vetem pa etikete por edhe me nje keqdashje te thelle, duke shkelqyer keshtu me injorancen e naive qe ti demonstron per vete me kete qendrim.
      Nese e ke fjalen per masen e gjere te popullit, me pak mundim mund te konstatosh se njelloj, kendej dhe andej kufirit shteteror, niveli kulturor dhe intelektual i popullatave eshte pothuaj identik, i matur ne grupe me te njejtin nivel arsimor dhe perkatesite zona urbane apo zona rurale.
      Nese e ke fjalen per intelektualet, njerzit e artit dhe te kultures, akoma me dukshem mund te verehet se ata te Kosoves qendrojne denjesisht perkrah atyre te Shqiperise, ne cdo drejtim dhe, ndofta jane me superiore persa i perket integritetit moral dhe intelektual.
      Nese e ke fjalen per figurat e medias dhe te studjove televizive, mund te them se mua personalisht me ben shume pershtypje profesionalizmi dhe kompetenca e shumices se gazetareve kosovare, per cudi me nje pasterti dhe korrektese zoterimi te gjuhes letrare te unifikuar shqipe, te ndertimit llogjik dhe racional te frazes dhe shprehjes brenda temave qe shtjellohen krejtesisht te barabarte me me te miret e mediave shqiptare.
      Po them denjesisht me me te miret e mediave shqiptare dhe nuk po flas per nje mesatare te mediave shqiptare, qe sic eshte lehtesisht e dallueshme eshte, duke u shprehur ne menyre jo te moderuar, afer skandalozes.
      Une mendoj se ndersesh “turmat” e shqiptareve kunder “kosovareve”, pershire lideret e tyre, pavaresisht nga hileja e zgjedhur si teme per keto sulme, eshte nje politike e keqe, perverse, antikombetare, aspak naive, por e qellimshme, me nje axhende, me nje mision.
      Eshte e tille, edhe kur fshihet pas tezave se Kosova po behet antiamerikane, anti BE-se.
      Sic fshihen duke uluritur, jo pak analiste dhe opinioniste te mediave tona, perfshire zotin Mero Baze.
      Ceshtjet taksa 100%, ceshtja Bregovic apo qofte edhe farsa pa maska e zotit Trump me vuvet Vucic & Hoti ne background, jane shashkat per sulme ndaj rezistences se Kosoves qe lufton per mbijetesen e vet, per nje shtet me pavaresi substanciale, me integritet teritorial pa Zajednicen serbe, qe ka te drejten te qaje per te zhdukurit dhe viktimat e genocidit serb dhe t’i kerkoje Brukselit qe kur e therret ne tryeza bisedimesh me Serbine, te jete garanti qe ajo do te njohe e demshperbleje krimet e saj ndaj Kosoves e do te jete e prirur te njohe pavaresine e Kosoves.
      Mjaft jane 10 vjet bisedime ne Bruksel, pa asnje rezultat, vetem e vetem qe Serbia te kete nje dere te hapur ne BE edhe pse vete e vjen me Mosken.
      Ti rezistosh neperkembjes, te luftosh per mbijetese derisa cdo faktor i brendshem a i jashtem te kuptoje se je ne te drejten tende, nuk do te thote se je antiamerikan, apo anti BE.

      Nga padi

  4. Miku says:

    Keta te mjeret kosovare te perpunuar trurin nga fryma albine kane marre per se koti ne budallallekun e vet. Me e mira me duket se eshte ti lesh te flasin e mos ja varesh fare, po fare fare!

  5. Qemali says:

    Torollakët kanë marë yxhym, të mbrojnë nderin e shqiptareve. Çfarë turpi dhe neverie?!

  6. Dilaver Rexhepaj says:

    Përshëndetje profesor,jet te gjat ty dhe mbretëreshës të skenës,mos i trishto nga këta lloj patriotësh, më kujtohet në një takim që kam patur në Prishtin më të ndjerin A Demaçi ish koha kur diskutohej kufiri mid malit zi dhe Kosovës,ishin po këta “patriotët ” e sotëm që bënin skena “patriotësh” si sot me V dhe Buzhalen e Kopani, DeMacit i bëra një pyetje pse kështu, i ndjeri nuk më dha përgjigje por me recitoj poemën e Shefqet Musarajt epopeja e ballit kombëtar,.. kështu ka qen kështu do jet por çështja shqiptare do shkoj përpara se nuk është në dorën e këtyre për fatin ton të mirë tonin se të mençurit dhe patriotët në luft janë si Adem Jashari në paqe si Ismail Kadare ,me ja dhuruar librin e dashura dardhë, e pyeta pse me këtë emër por të gjithave i është kënduar dhe shkruar por dardhës për bukuri s’është kujtuar njeri

  7. Tironas i rrit nr lagjen e xhafeve says:

    Ore ti fare Tiranasi,se jam me se i sigurte qe nuk je e nuk mund te jesh Tirans, kur ben nje koment te tille banal,sikur ne na ha meraku qe kosovaret kane probleme e ne nuk i leme qe ti zgjidhin.Injorant funksional ose ben duvane e tjeter kujt.Te bej nje pyetje te vogel,te vogel fare.Si nisi debati?C’pune kane kosovaret se kush ftohet ne festen e birres ne Korce?A eshte Shqiperia sovrane apo jo,apo e lidhur mas ushkureve te historive e opinioneve te kosovareve,per me teper kur te vene kufirin Hyp se te vrava e menjehere pastaj. Zbrit se te vrava.Mos u bej qe sharak.

  8. mirditori says:

    haaaaaaa, bravo shkrimtar. Me vjen keq per sa ka ndodhur, sepse njerezit sot kane kaluar çdo cak apo kufi, dhe harrojne ku fillon e drejta e tyre e kuperfundon ajo.
    Mos e vrit mendjen per keta tipa. shiko te jesh mire ti se keta palaqo han gjithe diten si ai derri me koke ne balte.

  9. Jo realisti says:

    “Tiransi” sinqerisht ke te drejt. Nuk duhet tu
    Pergjigjesh (provokimeve) te tyre, thjesht si Rama qe po u nxjerr thinja..
    Te ishte vertet bindje qytetare OK, por eshte fokusi politik ai qe e agravon opinionin shqiptar..
    Mendoj se ne te Shqiperise nuk jemi agresiv, jemi me te qyteteruar ne sjellje dhe jo ne qethje e parfume…
    Si mendon? Se une mendoj n.q.s nuk marrin pergjigjje (qytetare) ata atehere binden se kan 100% te drejte ….
    Mos harro se debate rrjetesh jane…
    Duhet ne te mos nxjerrim konkluzion per vellezerit tane kosovar…koha do bej gjithmon te sajen….

  10. mendimi im says:

    E rende eshte e turpshme e pa moralshme e felliqte.Nderkohe qe vete ja con me duart e tua nenen,gruan,vajzen e nusen ta pallojne serbet,ben moralistin e atdhetarin,Nuk thote kot nje miku im i vyer ne cdo 7-te Kosovare ,80te punojne per Serbine ,Eshte karashtis keq fara dhe ara e tyne,vari lesht paraqitjes por jane pjerth edhe nga trute

  11. Jimi says:

    Tung Mjeshter !

  12. Ladi says:

    Sa shume derra (medemek qe shkruajne dhe shqip) paska ky ky atdheu im i vuajtur..

  13. I pandehuri Berisha says:

    Kthehu ne shpellen endyre nga ke dale o zagar. Nuk po te them bir k…… sepse nena jote nuk ka faj! Çke qe flet me ate gjuhe per gruan e tjetrit!!! Apo ndoshta te vjen nder mend jot shoqe. Pthuuuuu plehra qe e ndotet kete vend!!!
    Nese nuk je dakort me ate qe shkruan Pellumbi, kundershtoje me argumenta…..ah me fal sigurisht ti nuk ke haberin se çdo te thote fjala “argument”. Ne shpella mesohen vetem fjalet e ndyra dhe kafsherimet.

  14. Albina says:

    O Pëllumb, po ti ke qenë në Fier! C,merresh me kosovarët? Ti e ke parë me sytë e tu cfarë urrejtje kanë myzeqarët për këta kafshë prehistorike, që mendjen e kanë te sherret dhe zaptimin I tokave të të tjerëve.
    Po si trima që janë, nuk durojnë dhe shkojnë në të sëmës qysh 45-50 vjeç…

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Ra ky gaz
      dhe u pamë
      me truplotë
      por, pa bërthamë!
      .
      Po ç’faj ke Ti o Pëllumb
      që ka mungu AY
      në orët e Gjuhë-Letërsisë?!
      Po ç’faj kemi ne o Pëllumb
      që AY nuk ka shku hiç
      në lëndën e Historisë!
      Po ç’faj kemi ne o Pëllumb
      që AY
      duke shku në tubimet e Albinit
      me zjarr ka hy
      në fazën e tërbimit!

      Po, ne kemi faj
      se AY, që prej fillimit
      han miellin e Shkjaut
      dhe bën duvanë e Albinit.

  15. patrioti says:

    Mos shkruaj me germa te medha more hajvan , se nuk te lexon njeri , analfabet .

  16. Student Horr i dhjetorit says:

    Ti pELLUMB jeshe bURRE i MENCUR, dhe e kupton se po te kishe te drejte nuk i mbyllje mundesine e berjes se kumenteve ne facebook. Une nuk kuptoj nje gje : Kur te kruhet, gjej ndonje objekt ta kruash or burre, mos e kruaj me shqiptaret e Kosoves. Do kete ndonje objekt persembari ne USA per kete pune o ambasadori i memedheut.

  17. pilua says:

    I shpuri ne ferck Saliu e Albini dhe kosovaret. I shkreti ai popull qe beson tek ata, megjithese vete i votuan se kane te perbashkta. Kosova toke shqiptare, kosovaret agjente te serbi dhe turq qe shkojne ne Siri, ndersa sot e nxorri fare kallajin. Nje komentues me larte i kujton Pellumb Kulles kosovaret e Fierit tek pjeshket e rrepet dikur per ne Vlore. Kerciste thika e dyfeku e digjnin njeri tjetrin ne mullaret e barit dhe gjykata e Fierit çdo dite ngarkohej nga kurioziteti njerzeve. Ne duam ti bejme si veten! NUk behet muti pipeq – thoshte populli dikur se kemi dhe ca ketej qe jane me keq. Te shohim do na liroje ne vjeshte SPAK nga keta idiotete tane! Mos u merzit Perllumb se do lexosh e do degjosh plot. Ata qe flasin ashtu jane si barku me fasule te pa ziera.

  18. Malo dhendri i ri ne Fier says:

    Sipas treguesit siper duhet te jene 17 komente ne fakt keni hequr 2 qe ia prishin humorin Pellumb Kulles dhe kemi leju vetem 15 . Turp per kete manipulim qe keni bere ju qe administroni komentet.
    Keni fshire dhe komentin tim te derguat me e-mailin [email protected], qe e publikuat dhe e fshite pasi Pllumbi iu anku Meros dhe ky ju urdheroi ju djema. Apo jo? Keshtu funksiononi dhe ju pale se hiqenin si antiçensure.
    Pellumbi po eshte burre sikurse pretendon te pergjigjet vete publikisht jo te fshihet komenti qe ska as sharrje e fyerje as mungese etike por te verteten e karrieres se Pellumb Kulles.
    E di qe edhe kete do ta çensuroni duke u bere qesharak…

    1. Gazmir Mullalli says:

      Ti je qesharak qekur Pellumbit me emer te plote i ben thirrje te pergjigjet, kur vete fshihesh pas 100 nofkash e llagapesh. Nuk te shaj se kercunjte pa emra nuk shahen. Gazmir Mullalli

  19. Malo dhendri i ri ne Fier says:

    Sipas treguesit siper duhet te jene 17 komente ne fakt keni hequr 2 qe ia prishin humorin Pellumb Kulles dhe kemi leju vetem 15 . Turp per kete manipulim qe keni bere ju qe administroni komentet…..
    Keni fshire dhe komentin tim te derguat me e-mailin [email protected], qe e publikuat dhe e fshite pasi Pllumbi iu anku Meros dhe ky ju urdheroi ju djema. Apo jo? Keshtu funksiononi dhe ju pale se hiqenin si antiçensure.
    Pellumbi po eshte burre sikurse pretendon te pergjigjet vete publikisht jo te fshihet komenti qe ska as sharrje e fyerje as mungese etike por te verteten e karrieres se Pellumb Kulles.
    E di qe edhe kete do ta çensuroni duke u bere qesharak…

  20. Adrian says:

    Bravo Pellumb Kulla ….. shkrim dhe satire e bukur ! Injoroi neanderthalet qe lene komente ne FB tende se nuk ja vlen tju kthesh pergjigje.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje