Nga Pëllumb Kulla
Mjerisht, për një pjesë miqsh, shpërndarë në tërë rruzullin, në vise banimi shqiptarësh, që nga Zelanda dhe deri në …Shqipëri(!), duhet të them se këto ditë nevojitet të ngremë duart lart, të shqiptojmë më zë të lartë emrin dhe të tregojmë se kush jemi.
Se mos hamë ndonjë plumb kot.
….Afro 30 vjet më parë, u vërtit rrota e fatit dhe në vendin tonë njerëzit u gjendën gati gati në kushte të panjohura. Të tjera kushte, të tjera të ardhura, të tjerë çmime.
Vend me kufij me tela të rrëzuar.
Intelektualë të ndryshëm u caktuan, u zgjodhën dhe u vunë në poste në shtet, në administratë, në diplomaci. Ndodhi që mjekë u bënë Presidentë e ministra, llogaritarë u bënë drejtorë, gazetarë e shkrimtarë u caktuan ambasadorë…
Ndodhi që Berisha, Milo, Majko, Ngjela, apo Kulla, pa qenë kurrë më parë “zëvendësa” u vunë në poste kyçe. Nga shtytja, apo propozimi i të tjerëve, apo qoftë edhe nga suksesi i ambicjeve personale, ata u caktuan. Por duhet të ishin të ndërgjegjshëm dhe ata vetë, po edhe populli, se ata u vunë në provën e madhe nëse do të bëheshin apo jo dot, presidentë, ministra dhe ambasadorë! Veç ndihmës që iu dha, me të shumtë a me të paktë, ata ndërkohë u bënë dhe nxënës dhe mësues të vetvetes.
Në të tilla kthesa të mëdha, janë mjeranë ata, që në vend t’u analizojnë punën që bënë, u mbetet në gojë pyetja “nga u bëre ti?! Ti nuk ke qënë ndonjëherë!” E përkthyer nga shqipja, në shqip, në krye të këtyre punëve mjeranët dukeshin sikur deshin akoma Haxhi Lleshin, Ramiz Alinë, Behar Shtyllën dhe të tjerë…
Shumë prej sish nuk dihet sa punuan, çfarë bënë… Nuk u muar njeri me ta.
E vite më vonë, edhe deri sot, mund të bëhet një bilanc për ta. Pra rezultoi që drejtorët në drejtoritë e tyre punuan më mirë se ministri i tyre, ministra që shkëlqyen më shumë se kryeministri… Qëlloi shpesh që ambasadorë dolën më të nderuar e më ballëlart se Presidentët e tyre.
I nënëshkruari një ditë prej ditësh u ndodh në Nju Jork, në ndërtesën e madhe të OKB, në detyrën e kreut të misionit, ambasador i Republikës së Shqipërisë. Aty pati rast që në krye të detyrës gjatë katër vjetve të mbante 47 fjalime, në komitete, në Asamble të Përgjithëshme dhe ca më pak në Këshillin e Sigurimit. Nuk numërohen takimet dy palëshe dhe shumëpalëshe. Dhe sa për dijeni të sharësve të shumtë unë nënvizoj se kisha kryer studime të larta dhe kur u emërova komunikoja në pesë gjuhëë të huaja, dy nga të cilat i kisha të provuara në katedrat e posaçme me notat më të larta.
Vlen të theksohet se përfaqësia aty në kohën e komunizmit shënoi megjithatë praninë e një sërë ambasadorësh dinjitozë dhe të përgatitur. Ata patën qenë shumë më të ndërvarur nga direktivat e ngurta të Tiranës por i zbatuan ato me përkushtim e benikëri. Po këtë gjë bëmë edhe ne. Them me kënaqësi se nuk morëm kurrë direktiva të këqia, apo na ato që nuk na pëlqenin. I bëmë tonat dhe i zbatuam. Por e vlen gjithaq të thuhet se, në ndryshim nga ata të parët që të gjitha fjalimet i merrnin nga kryeqyteti, mua kurrë-kurrë-kurrë nuk m’u dërgua donjë fjalim që andej.
Tërë problemet, përplasjet, debatet i zgjidhëm vetë. E kam kënaqësinë, privilegjin dhe nderin të them se në ato katër vjet lënda, kryefjala, angazhimi total, ishte Kosova me njohjen e saj, me protestat dhe sqarimet e saj. Kam patur nderin të punoja sa me Tiranën po aq dhe me Prishtinën. Presidentin Rugova, kryeministrin Bukoshi, profesor Aganin, Fatmir Sejdiun e personalitete kosovarë i kishim shpeh edhe më shpesh në selinë tonë. Rugoves dhe Bukoshit u kemi organizuar takime të rëndësishme, bile edhe me krerët e Pallatit të Xhamtë.
Gazeta shqiptaro amerikane ILLYRIA pasqyronte gjerësisht veprimet tona. Po kështu dhe shtypi i kryeqytetit të Kosovës. Unë kam marrë me dhjetra e dhjetra letra nga kosovarët plot me përgëzime dhe falenderime. Të gjithë bashkëpunëtorët e mi ishin totalisht të papërtuar e të përkushtuar në zjarrin e kësaj përpjekje.
Nuk ishte nevoja për falenderime. Në shkollat që kreva unë që nga abetarja e deri antologjitë, librat e këndimit dhe të historisë, Kosova nuk figuronte. Por dashurinë për Kosovën, dhimbjen që ndjenim e e trashëguam nga prindërit tanë. Në familjen time të gjerë, në vitin ’45, numëroheshin tre të pushkatuar, nga të cilët njërit i numërohej si krime shkrimet e dhe fjalimet për Shqpërinë etnike, për Kosovën dhe Çamërinë.
Më ndjeni për zgjatjen. I ngrita duart. Thashë me zë të lartë emrin tim, ngaqë plumbat po na fishkëllojnë nga shumë gryka të ndyra zjarri.
Fola për fjalimet e mia… Për ilustrim, po e mbyll veç me një pragraf nga një fjalim që mbahet mend…
“Më lejoni zonja dhe zotërinj, të tregoj një episod të thjeshtë, por emocionant: disa javë më parë, i dorëzova Këshillit të Sigurimit të OKB-së një notë proteste për mbylljen e Institutit Albanologjik dhe të Akademisë së Shkencave në Prishtinë, si edhe për vrasjen e dy shqiptarëve në rrugët e Kosovës. Disa ditë pas protestës sonë, presidenti Rugova në një konferencë shtypi në Prishtinë, para gazetarëve tha: “Këto ditë ne protestuam pranë Këshillit të Sigurimit të OKB-së për mbylljen e Institutit Albanologjik dhe Akademisë, si edhe për vrasjen e dy shqiptarëve …e tjera.
Kur lexova deklaratën e Presidentit Rugova m’u lagën sytë nga lotët. Ai thoshte “ne protestuam” dhe jo “Misioni Shqiptar protestoi”. E pra ne nuk kishim biseduar me Rugovën dhe megjithatë ai e ndjente, se ne ishim Misioni i tij dhe ne e ndjenim se ai ishte presidenti ynë.” (Mbajtur më 7 shtator 1994)
Ça ishte kjo Pëllumb??
Apologjia e Sokratit apo:
“Doni më për Belulin”??
Sakte…doni me per Belulin.
Ra ky gaz
dhe u pamë
me truplotë
por, pa bërthamë!
.
Po ç’faj ke Ti o Pëllumb
që ka mungu AY
në orët e Gjuhë-Letërsisë?!
Po ç’faj kemi ne o Pëllumb
që AY nuk ka shku hiç
në lëndën e Historisë!
Po ç’faj kemi ne o Pëllumb
që AY
duke shku në tubimet e Albinit
me zjarr ka hy
në fazën e tërbimit!
…
Po, ne kemi faj
se AY, që prej fillimit
han miellin e Shkjaut
dhe bën duvanë e Albinit.
Me fal mor Pellumb, po une ndyshe nga ty mbi Kosoven kam lexuar e mesuar ne tekstet e shkolles, qe nga fillorja e deri ne universitet, kam (kemi) bere diskutura edhe me mesuesit e jo fshehtas, por ne mes te dites, kam pas lexuar me qindra editorjale tek zeri i popullit, dhe me mjaft tone te forta … nejse, tani u bera kurjoz te di se ku i ke kryer studimet … ndoshta ndonje dite do na e thuash.
Pershendetje z. Kulla.
Eshte e vertete se ” plumbat ” fershellejne nga te gjitha anet sot por ju mbeteni njeri i nderuar. Lidhur me ato qe thua se ke mbaruar te gjitha ciklet e shkollave ( deri tek universiteti ) ne Shqiperi dhe nuk e ke ndeshur askund Kosoven na sjell cudi dhe nuk ju nderon. Ne te gjitha tekstet e historise ( te pakten ) te shkollave te mesme eshte trajtuar ceshtja kosovare, ndarja e saj nga Shqiperia, kush e ndau e si e ndau, lufta e saj per liri etj. Madje, ne 1988 ka pasur edhe nje botim ne tre vellime per ceshtjen kosovare. Mund te luajme me ndjenjat por jo me te verteten.
I ken ato kohe Pellumb, Saliu futi frymen e percarjes ketej dhe andej kufirit,Albin Kurti e thelloj me tej percarjen, tani jemi fut ne rrugen e rrezikshme te dasive.
zot i madh cfare mban ky dhe
Ok, dakord, por ju dhe dhjetra ambasadore te tjere mbaruat mandatin dhe nuk u kthyet me ne atdheun qe ju dergoi si perfaqesues. Demokracine qe donit te ndertonit po e beni me publicistike, ndersa shihnit nga larg se si shtetit i rane breket, u neperkemb pa dinjitet dhe ra ne kaos.
Koha do ta vertetoje se Salu ,Luli Albini jane Agjente te sherbimeve sekret Serbe Dihet qellimi i tyre Nxitjaa e urejtjes ndermjet shqipetareve Saliu nuk ja doli ne 97
Nuk e ve ne dyshim ndershmerine dhe perkushtimin e Z. Kulla por ndryshimi i sistemit politik solli ne krye te puneve duke filluar nga presidenti, kryeministri, ministrat, ambasadoret etj, etj njeres te rinj, me orientim demokratik por fatkeqesisht pa pervoje fare shteterore. Mungesa e pervojes pati koston e vet te madhe ne punet e shtetit, sepse te gjithe ishin fillestare, diletante. Kjo vazhdon dhe sot e kesaj dite por jo ne ate shkalle sa ne fillimet e ndryshimit. Njerez anonime pa kontribute te spikatura profesionale dhe politike gdhihen papritur ministra apo nenpunes te tjere te larte te shtetit vetem per interesa te ngushta te “lidereve” politike. Shtetit i duhen te gjithe por mbi te gjitha juristet dhe ekonomistet e shquar duhet te perbejne berthamen shteterore.
E nga na doli demokrat Pellumbi? Sherbetor i bindur i sistemit monist, na mburret sot me 47 fjalime, me nder, pordhe pa rigor. Ik o Pallum pordha.
Sakte…doni me per Belulin.
Mendova so do te gjeja opinion per aktualitetin kosovar, por…Doli prape Beluli.
Politikanet edhe mund te grinden dhe pajtohen me vone sipas interesave.
Shqiptaret nuk duhet te ngaterrohen ne grindjet e politikaneve.
Thjesht: NESE JE VERTET SHQIPTAR NGRIHU MBI PARTITE DHE KRAHINAT!
VATANI DIGJET E MJERANI PJERDH NGA GOJA
Aman o Tema me kete ish bashkepuntorin e sigurimit merreni
Zoti Kulla, jo çdo fjale ka brenda shpirtin qe ti mendon, keshtu qe dhe ato qe ka thene Rrugova, i permbysi tek Millosheviçi qe ndenji nje jave si i humbur; ju lutem, pse i harroni apo beni? Apo me zini ne goje emrin e Bukoshit qe vodhi gjithe leket e emigranteve gjoja per Kosoven. Mire ben se ke mendimin tend, por kam respekt dhe te jeshe me objektiv, pa mua s’me prish pune fare per kohen e sotme dhe per ato qe po ngajne andej dhe ketej. Tani, me sa shikoj, shumica e kosovareve, mazhorance e Albin Kurtit, kane kurse tjeter, jo shqiptar, prandaj udhe e mbare ne lirine e tyre. Ata qe e ndiejne veten shqiptar jane te mirepritur. Sot nuk i lutesh apo te lutet me femija jo ata qe s’i kemi njohur as ne , perveçse ti mund te keshe ndonje njohuri se ke banuar ne Fier dhe aty tek pjeshket kur shkon per ne Vlore kishin lagjen e tyre qe shpesh vriteshin me njeri tjetrin apo ke harruar. Kujdes, nuk thashe se kishte dhe agjente te derguar nga Beogradi! Ta thashe kete se shpesh aty tek gjykata e Fierit mbushej me njerez per krimet e kryera nga ata. KJo eshte pershtypja ime dhe ma forcojne qendrimet e tanishme te disave jashte kufijve. Une siqerishte ndiej keqardhje, por nuk ke ç’ti besh; kjo eshte bota qe jetojme, ata e kane njohur me shpejt boten se ne.
Daullja bie per ata qe kane veshe…zoti Kulla, je nje nga njerezit me vlere qe ka ky vend, respekte pa fund
Te lumte, urime.
Boll me kto folklorizma I nderuar P. Kulla! Pritet shume nga Ju!
I ka kaluar koha ktyre shkrimeve per nivelin pionier. Prandaj ke te drejte kur thua nuk je Behar Shtylla, Reiz Malile, Sokrat Plaka, Pojani, Kapllani, Bita, qofte dhe Maxhun Peka.
Te dashur bashkeatdhetare .
Do tju lutesha te tregoheni me te permbajtur ne etiketimin qe i beni nje intelektuali te nderuar si Pellumb Kulla.Beni durrim dhe lexojeni edhe nje here nga fillimi shkrimin e tij,per te kuptuar me thelle mesazhin qe ai po mundohet te percjelle ,ne keto dit te turbullta per kombin tone.
Mos u beni pjese e sharjeve dhe perllosjes se figurave te njohura intelektuale dhe patriote qe i dhimbset vertete kombi yne ,qe ai te mos mbetet i percare jete e mot.Mos u beni mbeshtetes te disa politikaneve karrieriste ,te cileve u dhimbset me shume karrigja e tyre, sesa kombi yne i shumevuajtur.
Pellumb Kulla r krijoi Belulin si personazh dhe askush te mos mendoje se ai po e imiton ate.me modestine e tij ai mundohet te tregoje se gjithkush nga ju ,me pak mbeshtetje ,mund te ishte bere dikush dhe mund te kishte dhene ndoshta me shume per te miren e popullit.
Ju pershendes dhe ju urroj shendet dhe lumturi.
PEllUMB KULLA——PRESIDENT.
Pëllumb Kulla të vlerësoj shumë për qëndrimet dinjitoze që ke mbajtur në shkrimet e tua. Këtë radhë nuk je Pëllumbi që unë njoh.
E para : në kohën e socializmit në shkollë na mësonin shumë gjëra për Kosovën dhe ne i imagjinoni ata si kreshnikët dhe ishte një frymë shumë vëllazërore për ta.
E dyta: respekti i yt për Bukoshin bie ndesh me opinionin e shumicës së Shqiptarëve, sidomos pas grupeve të armatosura që ai dërgoi në ndihmë të Sali Berishës për të nënshtruar jugun e Shqipërisë.
PELLUMB VETEMBROJTJE E DOBET. DO ISHTE E DENJE NESE PAS LENIES SE DETYRES SI DIPLOMAT NUK DO TE KERKOJE AZIL NE SHBA POR DO KTHESHE PER TI SHERBYER ÇLIRIMIT TE ATDHEUT NGA DEMONET E LLOJIT BERISHA ( ISH SHEFIT TE QEVERISE SATE) DHE DEMOKRATIZIMIT TE TIJ SIPAS STANDARTEVE.
NE KUSHTET KUR TI PERFITOVE AZILIN E TURPSHEM PER NJE ZYRTAR TE LARTE DIOMATIK GJITHSA THUA NUK VLEN.
ATO FJALIMET E TE TJERAT QE PERMEND JANE PORDH SYFYRI SE PER TO PAGUHESHE NGA BUXHETI YNE I ME TE TE VARFERVE TE EVROPES.
BEJE PUNEN QE TE KISH NGARKU SHEF SALIU ZBATOJE PROTOKKOIN, PELLIMB.
DO TE KISH DUK HEROIZMI NESE DO KISHE MENDERE TE DILJE JASHTE ATIJ PROTOKOLLI DHE TE DENONCOJE PRIRJEN SHTYPESE, ANTIDEMOKRATIKE TE RREGJIMIT TE SALIUT, NE EMER TE TE CILIT TI VEPROJE.
DO TE KISH DUK HEROIZMI NESE PAS PERFUNDI.IT TE DETYRES DO VIJE DHE TE KONTRIBOJE KETU PER TE MOS LEJU INSTALIMIN E NEODIKTATURAVE BERISHA, META, RAMA.
HERONJTE NUK ARRATISE PELLUMB, NUK GJUJNE NGA MIJERA KILOMETRA LARG HRRONJTE PREFEROJNE PERBALLJEN. NUK I FRIKEN AS BURGOSJES PASI HEROIZMI ESHTE SHKALLLE E LARTE SAKRIFIKIMI PER ATA QE LIRINE E ATDHEUT DHE TE SHUMICES E KANE MISION. TI NUK JE NGA ATA DHE MOS U EKZALTO NGA CA INJORANT, MILITANT TE EDVIN RAMES, QE TE BEJNE QEJFIN. NE HISTORI DO HYSH SI AUTORI I DISA SKEÇEVE TE MREKULKUESHEM TE VENA NE SKENE NE KOHEN E DIKTATURES DHE SI SHEFI I MISIONIT DIPMATIK SHQIPTAR NE SHBA QE PAS PERFUNDIMIT TE DETYRES REFUZOI TE KTHEHET NE ATDHE DHE JA DOLI TE MAR AZIL POLITIK. KY JE TI PELLUMB DHE MBYLLE KAPITULLIN E HEROIZMAVE TE TUA DHE TE SHITJES SE MORALIT. NESE SKE ÇBEN TE SHUGJEROJ TE NIS TE SHKRUSH NJE LIBERTH NE FORMEN E MEACULPAS QE TE PUBIKOHET PAS ARRATISE SATE PERFUNDIMTARE NGA KJO BOTE.