Këngëtari i luftërave të papërfunduara
Premium
Çka e bashkon Goran Bregoviqin me një bashkëpunëtor të kryeministrit të Shqipërisë, vendimin e V.Intzkos për gjenocid dhe aktgjykimin e J.Stanishiqit, shef i Shërbimit sekret serb?
Një bashkëpunëtor i deritanishëm e i afërt i kryeministrit të Shqipërisë ka bashkëpunuar me Shërbimin sekret serb në Kosovë.
Ky konstatim nuk është pjesë e konspiracioneve të rëndomta mbi “spiunllëkun” të këtij apo atij personi. Bashkëpunëtori i deritanishëm i afërt i kryeministrit të Shqipërisë këtë e ka pranuar publikisht në Gjykatën Ndërkombëtare për Ish-Jugosllavinë në Hagë. Ka pranuar se Shërbimi sekret serb i ka kërkuar që të ndihmojë të hapet një proces negociatash me një figurë të respektuar shqiptare të Kosovës në mënyrë që të shmanget negociata me dr.Rugovën, figurë prijëse e shqiptarëve të Kosovës e njëkohësisht që prej pozicionit të dr.Rugovës për pavarësi të vendit të kalohet në pozicion të “Republikës së tretë” brenda “RFJ-së”. Bashkëpunëtori këtë kërkesë e ka zbatuar.
Këtë do ta zbulonim, vetëm pas lufte, të gjithë ne të tjerët që në një mënyrë a tjetër e kishim njohur bashkëpunëtorin e Shërbimit sekret serb. Dhe, kjo çështje do të riaktualizohej brenda strukturave shtetërore të Shqipërisë kur personi në fjalë do ta kërkonte shtetësinë e Shqipërisë. Atëbotë, e në kundërshtim me procedurat ligjore, do të shmanget informata mbi bashkëpunimin me Shërbimin sekret serb dhe do të jepej shtetësia nga presidenti në detyrë.
Gjatë ditëve të kaluara të kësaj vere të nxehtë do të zhvillohen tri procese, që do të më shërbejnë për të përkujtuar rastin e bashkëpunëtorit. I pari është vendimi i Valentin Intzkos, tashmë ish-kryeadministrator ndërkombëtar i BeH-së, që të shpallë mohimin e gjenocidit në BeH si vepër penale. I dyti është shpallja e aktgjykimit të Jovica Stanishiqit, shef i dikurshëm i Shërbimit sekret serb (që i kërkoi favore bashkëpunëtorit) me të cilin veprimtaria e tij në luftën e Bosnjë-Hercegovinës trajtohet si vepër e ndërmarrjes së përbashkët kriminale të shtetit të tij, Serbisë. Dhe i treti është zallamahia rreth ftesës që Goran Bregoviqi, një figurë prijëse e rokut jugosllav të viteve ‘80 dhe tashmë figurë ndërkombëtare e muzikës, të marrë pjesë në Festivalin e Birrës në Korçë.
Valentin Intzko tregoi se kishte imponuar ligjin mbi mohimin e gjenocidit në këtë kohë për arsye të thjeshtë, sepse vetëm tash u bë i plotfuqishëm aktgjykimi i Radovan Karaxhiqit, ish-prijës i serbëve të BeH-së, me të cilin ai gjykohej, mes tjerash, edhe për gjenocidin në Srebrenicë. Pra, ndonëse vepra e gjenocidit qe kryer më 1995, vetëm më 2021 është e mundur, me dënimin e Karaxhiqit që kjo vepër penale është sanksionuar si e tillë, rrjedhimisht mohimi i saj përbën vepër tjetër penale, sipas traditës më të mirë evropiane të ndërtuar pas gjykimeve të Nyrembergut në Gjermaninë pas-naziste.
Kjo është me rëndësi të jashtëzakonshme për identitetin e Bosnjë-Hercegovinës, shtet në të cilin pasardhësit e Radovan Karaxhiqit, të shpërblyer me Republikën serbe, ndërtojnë politikën e tyre mbi mohimin e gjenocidit. Për ta, gjenocidi në Srebrenicë ishte pjesë e luftës, “ku të gjithë vranë të gjithë të tjerët, të gjithë ishin përgjegjës, të gjithë ishin viktima”.
Gjykimi i Jovica Stanishiqit tregoi se nuk ishin të gjithë përgjegjës e as të gjithë viktima. Ai u dënua sepse, ndonëse nuk ishte përgjegjës i drejtpërdrejtë për vrasjet në BeH, ishte përgjegjës sepse qe në krye të një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale, që kishte për qëllim dëbimin me dhunë të boshnjakëve myslimanë nga shtëpitë e veta dhe vendosjen e mbisundimit serb në ato territore. Kjo ndërmarrje e përbashkët kriminale, sipas aktgjykimit, kishte mbështetjen e plotë organizative të Republikës së Serbisë.
Dhe Goran Bregoviqi, një simbol i muzikës së ish-Jugosllavisë, i ftuar në Festivalin e Korçës nxiti fërkimin e radhës e bukur intensiv politik e kulturor në diskurset publike të Kosovës e Shqipërisë. Në të folmen shqipe u ravijëzua konfrontimi i argumentit mbi të drejtën që shqiptarët të ftojnë figura kulturore që nuk e kalojnë një provim imagjinar moral (e të tillë janë të gjithë) mbi qëndrimin ndaj luftës në Kosovë (apo nëse tëhollohet, edhe ndaj Milosheviqit, Bosnjës, etj.).
Të tri proceset kanë një emërtim të përbashkët, të luftës së papërfunduar e vonesës për ta pranuar këtë.
Ligji për mohimin e gjenocidit në BeH nxori në pah atë që do të duhej të ishte shtyllë morale e ndërtimit të BeH-së para një çerekshekulli. Pra, që në vitin 1996 do të duhej të ishte e qartë se shtylla morale e ndërtimit të shtetit demokratik të BeH-së do të ishte që nuk mund të mohohet gjenocidi, ashtu siç nuk është e paramendueshme sot që të ekzistojë një demokraci shembullore evropiane në Gjermani e që të mos mbështetet mbi shtyllën morale të dënimit të gjenocidit. Fakti që kjo bëhet më 2021 tregon se lufta në BeH, përfshirë gjenocidin, vazhdon në inversionin e Von Clauzewitzit, që thoshte se lufta është vaz
Ore akoma me psallma ky,intelektuali i shquar i Kosoves,qe nuk e di (ndoshta s’kam faj) a i kane thene ndonjehere pune e mbare!Akoma me kete stil te shkruari, te kapercyer nga koha,ky njeri i letrave ne Kosove!Akoma me perrallat e nuhut e te cuhut do ta udhqeje popullin e Kosoves e te Shqiperise ,ky qe vete nuk e flet akoma per corben qe ka ngrene,me kohe,qe student!I I shquar eshte bere se fundi ky intelektuali kosovar,qe kullon vetem kulture e dije edhe per harbimet e dashurickat ne plazhin e Qerretit, ne n shoqerin e serbeve ,ku ky agai ka dhe nje vile.
Keta Jane çmendur si njerze kaqe di
Te them … Tani Albin Kurtin Ramushe Haradinaj me shoke kane zbuluare Armiqet e Kosoves . Amerika Bashkim Evropjane dhe Shqiprija juveju lumen
O Mero po ci ke keta kufoma qe shkruajn dhe na Japan mend.Mos e kthe kete gazette ne pacavure si shume te tjera. Po dalin cdo dite historian opinion qe deri dije nuk u dihej as emri. Mos e egzagjeroni me keta idiot. Po si kujtojne keta merhum se nuk e dime ne kush eshte Vetoni, nuk e dime ne kush eshte Ibrahimi anti Rambuje, Saliu anti rambuje,. Te lutem Mero rregulloje kete gje
Te jeshe bashkpuntore dhe afrojne qe te bashkpunoshe ka nje diference te madhe o mendje ndritur i Serbise.
Nepermjet Batonit ti kerkon te godasesh Ramen .
Ndersa per rishikimin e marjes se pasaportes Shqiptare ke te drejte duhet se ka shume qe e kane perfituar si ju Buzhala e shume te tjere antishqiptare.
Baton Haxhiu ngelet njeri i rrespektuar me vjene keq qe e kaluara jote eshte e piste po te tille corbe ke ngrene deri sa te vdesesh do ndjeshe eren e keqe te tradhetise
PO PSE MERRENIE KETE SHURROIN MORE LERE I TE SHURROSET SA HERE TI DOJE SE È KA TE NEVOJSHME EREN E SHURRES E KA QE NGA KOHA E MILLOSH VICIT I SHKRETI E SBEN DOT DY HAPA PA U SHURROS
O pjelle e Titos,qe tradhetove levizjen e Trepces,i mire vlersuar nga rregjimi i Milloshevicit,drejtus potencial ne Rep.e Kosoves,jepni ndonje kontribut pozitiv per bashkimin dhe unifikimin e shqiptarve,mos ushqeni percarjen,ju atje,dhe ca kelysh serb ketu,qe gjithmone kane punuar per percarje dhe jane shperblyer nga tutoret e tyre,ju patriot te medhej,qe naten fleni me seb dhe diten jeni nacionalist
He me ta lumsha,po beni gare ju koqevaret(kosovaret),kush e kush te mbaje flamurin e patriotizmit duke i fry zjarrit te urrejtjes dhe te percarjes nder shqiptaret.Nje m.t jeni te gjithe.Vazhdoni sic e keni nis se do ja shifni hajrin.
Ky Shurroi duket si pjellë e Sali Berishës. Këta ta bëjnë babën për burrë. Shpifin e stërhollojnë gjërat që të duken si të vërteta. Turp për disa që në opinionet e tyre e quajnë intelektual. Ky është një intelektuale.