Nga Altin Ketro
Çështja e këngëtarit jugosllav Goran Bregoviç, i ftuar në Korçë për Festën e Birrës, ka marrë një vëmendje të lartë të publikut në Shqipëri e Kosovë. Lumë komentesh në rrjetet sociale, analiza e editoriale në mediat e shkruara e ato online, e kanë shoqëruar muajin gusht rreth kësaj pjesëmarrje të Bregoviç-it në Korçë.
Ata që rreshtohen kundër ardhjes së tij trajtohen si patriotë, kurse ata që janë pro pjesëmarrjes së Bregoviç-it, trajtohen si tradhëtar. Tradhëtia në këtë rast ka të bëjë me Kosovën, ku bëhet një lidhje e shkurtër midis luftës e masakrave serbe mbi të, dhe qenies së Bregoviç-it si qytetar i Serbisë, nga ku ka mishin prej mamasë, ndonëse gjakun e ka kroat prej babait.
Nuk dua të gjykoj asnjë palë, as ata pro e as ata kundër, sepse secila është në të drejtën e vetë që të mendojë ashtu siç e gjykon, qoftë me mendje e qoftë me zemër.
Por ajo që unë nuk bie dakord me patriotët që nuk duan praninë e Bregoviç-it, është përjashtimi i një pale, që në këtë rast është Goran Bregovië, dhe indiferenca për një palë tjetër që është Lefteris Pantazis.
Sipas programit festiv të Bashkisë Korçë, këngëtari grek Lefteris Pantazis do të hapi natën e parë të festës, më datë 18 gusht. Çdokush mund të pyesë, çfarë lidhje ka Lefteris Pantazis me Goran Bregoviç-in?!
Siç thash më lart, Pantazis është një këngëtar grek. Kush e njeh historinë e Shqipërisë, i di fare mirë qëllimet e dikurshme të politikës së lartë greke për aneksimin e Korçës. Për këtë qëllim, prej ushtrive greke janë kryer masakra të tmerrshme në Korçë ku më tragjikja është “Masakra e Panaritit” e vitit 1914, ku u therën e u dogjën të gjallë 375 burra, fëmijë e gra shtatzëna. Nuk po shkoj edhe më tej tek “Masakra e Hormovës” në Tepelenë e shumë zona të tjera, por po rri vetëm në zonën e Korçës, ku në kohë të ndryshme qarqet greke kanë vrarë patriotë dhe klerikë të shquar shqiptarë.
Pyetja që lind është: A kanë dëgjuar gjë patriotët shqiptarë që këngëtari Pantazis të jetë distancuar ndonjëherë nga këto krime të grekëve ndaj korçarëve? Unë jo personalisht.
Krimet, si të ndodhin përpara 107 vitesh në rastin e “Masakrës së Panaritit” në Korçë e të tjera pas saj, prej grekëve; si të ndodhin përpara 22 vitesh në Kosovë, prej serbëve, krime janë. Nuk ka krime të mëdha e krime të vogla, duke u nisur nga përmasat e tragjedisë. Ato janë të dënueshme, pavarësisht numrave krahasues, sepse mbartin në vetvete një qëllim të caktuar politik për të spastruar një territor të caktuar nga popullsia vendase, me qëllim aneksimin e tij.
Greku Pantazis nuk mund të trajtohet më butësisht sesa jugosllavi Bregoviç, vetëm pse nuk ka në repertorin e tij këngë që i kushtohen armës “Kallashnikov”. Sepse një këngë me të tillë lajtmotiv u bë sebep që Bregoviç të akuzohet se ka frymëzuar armatën serbe për të sulmuar Kosovën. Po meqë jemi në këtë temë, një pyetje kam unë: Po luftëtarët e UÇK-së, cilën armë automatike përdorën dhe e luftuan ushtrinë serbe?! Në qoftë se nuk ka qenë automatiku “Kallashnikov”, kërkoj ndjesë.
Që të mos përdorim standard të dyfishtë, ose Leftersis Pantazis dhe Goran Bregoviç duhet të lihen të këndojnë sipas programit në Festën e Birrës në Korçë, ose të dyve t’u tregohet dera e të mos qasen as tek brezi i butë i kufirit. Sa kohë që Lefteris Pantazis nuk tregon distancim prej masakrave greke në qarkun e Korçës, ai duhet të konsiderohet i të njëjtit standard me të cilin po trajtohet edhe jugosllavi Bregoviç.
I gjithe ky “debati Bregovic” eshte fare pa sens dhe nje idiotizem i plote.Qartesisht duket qe ka nje deshire dhe synim per te mbajtur zhvillimin e kesaj pjese te Evropes,ne vend numero….. Me kete llogjike,edhe shteti i ri I Kosoves,duhet te distancohet nga masakra e 4 Shkurtit 1944,e kryer nga kosovare,por “vegla” dhe te frymezuar nga nazistet hitleriane…… … Absurditet Lymi I Tutit
Masakrat e Grekeve kane ndodhur 107 dhe 80 vjet me pare.
Prandaj andej nga Jugu kur ka ndonje tension perdoret ajo shprehja ‘na solle grekun tek dera’.
Fatkeqesisht ne Shqiptaret i harrojm shume shpejt krimet e fqinjeve.
Na thuej njihere se cfare moshe ka ky kangtari grek Lefteris Pantazis, 150 vjec apo edhe ma shume se qaq.
Nese nuk e di ta besh dallimin atehere Zoti t’ndihmofte.
Bregovic asht bashkohas i Millosheviqit dhe kohes se agresionit fashist serb, ka gjete strehim ne Beogradin e Millosheviqit, atehere kur shume patriot serb, ner ta edhe ish kryebashkiaku i Beogradit, kundershtar te fashizmit serb detyrohen nen kercenimin e bandave te ikin nga Beogradi.
Neutraliteti ndaj krimeve dhe genocidit asht e pamoralshme.
Te bash paralele te njejte mes Lefterisit dhe Bregoviqit asht ma shume se idiotizem
Kur idioti nuk do me kuptuar, keshtu vepron edhe shtuan: Ky greku nuk ka marr pjese n’asnje tubim te agimit te arte siç ka marr pje GB! Kenget e ketij greku kur nuk kane ndjihe ne kup te ciellit kur jane torturuar perdhunuar e vra femijet grate e burrat çame siç ka ndodh me kenget e GB!!
Bile shkrimi i idiotit tregon se ne nuk e kemi nga nationalizmi idherimin tone, po vetem nga indignitetin e fteses qe eshte sikur me pshtye mbi te dhunuarit tone e dhimbjen e tyre sot!
Kengtari grek me sa dime kur nuk ka thane se nena tereze eshte nje magjype kurv, kur nuk ka kenduar tek cçetniket e kur nuk ka darkuar ne familjen Karadziç!
Pra mjaft mos lani mutin me shurr se perlyheni edhe ma shume!
Horrat gjithemone gjen horra per te mbrojtur horrleqet e tyre, po kjo s’bind njerezet se dihet sot ku jane horrat e ku jo!
Ndeshi me i vu petkun e nacionalizmit luften kunder horrave qe qeverisin apo behen tenexeqit e tyre, per te diskredituar njerezet qe çohen ne kemb kunder horrave e horrleqet e tyre , ok jemi nacionalista pra edhe krenar per kete ! Po , po krenar me luftuar njerezet qe veç qefin e tyre mbi kurriz te tjereve imponojne!
Mjaft me me tenesexhit e pushtetit te happy few-ve !
Kurse idiotit qe bene keso komparime , i themi shko germo ma mire n’histori per me ba //.!
U bënë bajate këto shkrimet për këngëtarin nga Serbia. Ai problem është një gjë e sajuar për debat koti. Në fakt kjo është një përplasje midis nacionalistëve injorantë dhe pjesës mëndje hapur të kombit.