Pse e mbyllën, pasi SHBA dhe BE mbështeti “Ballkanin e Hapur”!

13 Gusht 2021, 14:38Blog TEMA

Alfred Peza 

E kanë mbyllur jo vetëm gojën, por edhe sytë tani që edhe SHBA edhe BE, folën për Ballkanin e Hapur. Bëjnë sikur nuk shohin, tani që Washingtoni dhe Brukseli, e mbështetën publikisht dhe zyrtarisht nismën “Open Balkan”.

Departamenti Amerikan i Shtetit deklaroi se Tregu i Përbashkët Rajonal, që përbën thelbin e këtij projekti, është esencial për përparimin e Ballkanit Perendimor. Ndërsa BE tha zyrtarisht se i mirëpresim angazhimet e udhëheqësve për bashkëpinimin rajonal.

Opozitarët tanë në Shqipëri dhe mbështetësit e Albin Kurtit në Kosovës, po bëjnë sikur nuk e kanë mendjen tani që nisma që ata po e gjuanin si të marrë me gurë, mori mbështetjen e dy aleatëve më të mëdhenj strategjikë të shqiptarëve.

E sigurtë është, se pas kësaj, as nuk kanë për të folur. As nuk kanë për të shikuar. As nuk kanë për të dëgjuar. As nuk do të kërkojnë falje. As nuk do të pendohen. As nuk do të reflektojnë. As nuk do të pajtohen. As nuk do ta mbështesin.

E mbi të gjitha, e sigurtë është se, nuk do ti bashkohen iniciativës së udhëheqësve të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. As sot, as nesër dhe as deri në vitin 2025. A e dini pse?

Sepse nuk e kanë as me Presidentin serb Aleksandër Vuçiç. As me kryministrin maqedonas Zoran Zaev. Nuk e kanë me SHBA. Nuk e kanë me BE. Nuk e kanë me Open Balkan”. Nuk e kanë fare me “Ballkanin e Hapur”. E kanë patur, e kanë dhe do ta kenë vetëm me Edi Ramën.

Opozitarët tanë janë kundër çdo gjëje që mban emrin e Kryeministrit të Shqipërisë. Opozitarët tanë janë kundër çdo inicitive që mban firmën e Kryetarit të PS. Opozitarët tanë janë kundër çdo projekti që ka për protagonist edhe liderin e mazhorancës shqiptare.

Albin Kurti vetëm pak orë përpara kësaj, në një letër drejtuar organizatorëve të konferencës së zhvilluar në Shkup me temë “Kauzat shqiptare para dhe pas Hasan Prishtinës”, përsëriti se “kahja jonë si shqiptarë është perëndimi, aleatët tanë janë SHBA dhe BE”.

Pas kësaj lind pyetja: A do ti bashkohet edhe Kosova, nismës “Open Balkan”, tani që ajo u mbështet e inkurajua nga perëndimi? A do të ulet në një tryezë me liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor edhe Kryeministri i Kosovës, pasi SHBA dhe BE e dhanë bekimin e tyre për këtë projekt që deri dje është refuzuar dhe kundërshtuar prej tij?

E sigurtë është që JO. Sepse Albin Kurti fatkeqësisht, po e përdor sot politikën e jashtme të Kosovës, në funksion të prodhimit të ushqimit për politikën e brendshme. Po mundohet që të mbulojë problemet e tij të brendshme, përmes eksportimit jashtë Kosovës të debateve false me gjellë bajate nacionaliste, të shpërndara me një zell të pashuar nga propaganda e tij agresive.

Albin Kurti e udhëhoqi Lëvizjen “Vetëvendosje” për të fituar pushtetin në Kosovë, ndërsa tani po e shpërdoron shansin e qeverisjes, në funksion të përhapjes së partisë së tij në Shqipëri! Duke harruar se ai është votuar nga qytetarët e Kosovës, për ti qeverisur ata më mirë dhe jo për ti harxhuar energjitë, në funksion të ëndrrave të tij politike në Shqipëri.

Ka aq shumë arsye, se përse projekti i Lëvizjes Vetëvendosje nuk ngjit në Shqipëri, sa hapësira e këtij shkrimi i rri shumë ngushtë. Në arritjen e këtij qëllimi Albin Kurtin nuk e ndihmon, as qasja kundrejt Edi Ramës sipas parimit “armiku i armikut tim është miku im”, që ai po zbaton me opozitën shqiptare sot. Ndaj as unifikimi i qëndrimeve me Sali Berishën, Lulzim Bashën, Ilir Metën, Monika Kryemadhin dhe propogandën e tyre, nuk e ndihmojnë dot.

“Ballkani i Hapur” nuk mund tua mbylli dritën e mendjes liderëve shqiptarë në rajon, deri në atë pikë, sa të gjejnë “tradhëtinë e madhe kombëtare” të Edi Ramës tek një projekt i mbështetur nga SHBA dhe BE.

E dimë që opozita shqiptare dhe Albin Kurti janë në hall me perëndimin; me BE dhe SHBA. Por ai nuk zgjidhet duke zbatuar parimin: Për inat të Edi Ramës, do shkoj të fle me “mullixhiun” e rajonit!

23 komente në “Pse e mbyllën, pasi SHBA dhe BE mbështeti “Ballkanin e Hapur”!”

  1. ???? says:

    ALBIN KURTI KY KUNGULL I PA PJEKUR ,
    DO TË KALBET SË SHPEJTI SE I KA HYRË KRIMBI .
    SHQPTARËT E TIRANËS NUK JANË QORRA, SHQIPTARËT KOSOVËS TI MBAJNË SYTË HAPUR !!
    INTERESIN E ALBINIT NUK E DIMË .

    1. Orhan Pamuk: birazere tourkalvani,mos luani shqiptarin,jemi nje gjak,jemi turq! says:

      Turkoshqipfolesit:
      Nuk e kemi mbillur,thjesht presim nje Plan-B nga baba i madherishem Erdogan….. allah uakbar!

  2. Kapo Terry says:

    Ore Kapterrrrr,

    Po si ngele Tutkun gjith jeten o Mavri…..?!! Tuktun dhe bythlepires i klasit te par.

    Deklalatat e SHBA, BE Gjermanise jane te hapura: Ato thone qe mbeshtetin cdo forme te bashkepinimit Rsjonal qqe mundeson……qe nuk perjashton….qe perfshin….etj.etj….pordhe me rigon..

    Kapterr

    Nga gjej nje pjese te deklaratave ku permendet minishengeni apo Ballkani i hapur specifikisht…

    Nuk ka o [email protected]

    Nuk ka, sepse atyre* nuk ju pelqejne pislleqet e Serbise, te Sygjeruara nga Ruset, dhe te mbeshtetur nga infantilet Shqiptar, ne hall me korrupsioni e tyre,

    Ata kan folur dhe hartuar platformat e tyre gjithperfshirse
    BE- Gjermania mbeshtet Procesin e Berlinit dhe As me shum dhe as me pak. Procesi qe perfshin te gjitha shtetet e Ballkanit Perndimor.

    USA, President Biden mbeshtet Pavaresin e plot te Kosoves nga Serbia, njohjen Reciproke dhe Asgje me pak…

    E si mund te mbeshteska USA ballkanin e hapur, qe e presupozon Kosoven ne Kuader te Serbise????
    Si dreqin mund te shkonk deri ketu o kapterr Milioner???

    Apo te ka zen tartakuti i justifikimit te 1 mln dollarove…

    Kapterro

    E ke treguar dhe her tjeter se ju mund te shisni dhe familjen e jo me atdheun, mjafton tju marri me sy te mir lideri i Madhnishem…

    1. Taulanti says:

      Te dhjefsha llogjiken. Kosova ne nje ballkan te hapur do te thote me prane nje Shqiperie te madhe.

      1. ben says:

        Taulant-Sakte!
        Vetem idjotet nuk arrijne ta kuptojne kete gje.

    2. Arion says:

      Dhe ku e ke pare qe ‘Ballkani i Hapur’ ka perjashtuar dike te rajonit? Pikerisht per kete po flitet qe Kosova ose me mire Albin talebani po perjashton Kosoven nga perfshirja ne kete projekt. Gjithashtu, kjo nuk eshte e para projekt ku Kosova ka nenshkruar shume projekte te tjera me Serbine, ndaj ky nacionalizmi i shitrur in Albinit dhe ushtrise se teij talebane eshte vec politike dhe aspak per ti sherbyer as Kosovarve e as kombit Shqiptar.

  3. Realisti says:

    Vafshin ne djall! Një gje eshte e sigurt. Rama do jete kryeminister deri me 2025 pasi nuk ka kush ta konkurroje por dhe po punon me sa mundet.

  4. LANI says:

    Te lumte dora Alfred . Analize shume interesante . Edi Rama eshte politikani me atdhetar , me europian dhe udheheqesi me i zoti dhe me largpames qe nga renia e komunizmit . Fat i madh per shqiperine .

    1. Adi says:

      Lum ne qe blejme uje. Ti me siguri pi nga çezma e tij.

  5. Albini says:

    SHTETI I KOSOVES NJË SHTET IDIOT QË UDHËHIQET NGA IDIOTË ME NË KRYE IDIOTIN ALBIN KURTIN.

  6. Ukubet says:

    Ore sa i pa cipe qe je mor ti far Kapo Terry,a Gery,nje analize brilante e kthen ne karragjozllek,ne gallate e ne pyetje banale qe vetem nje injorant funksional,qe nuk di si lidhen kepucet,do te flase per tregje e politike.Shoku keto jane sporte te renda,me trurir tend e me nivelin qe ke nuk i pertyp dot.

    1. Kapo Terry says:

      Kaq dim o Hukubet kukubet…

      Ti, qe je i ndriquar me keto punet e medhaja, sna ke mesuar ndonje gje…andaj kemi ngelur ashtu si te paplot…

      Epo ta quash kete shkrimin e ketij kapterr fasules “brilant”, eshe vertet Ukubet-mysybet.
      Degjo Kapon ti,
      Ndoshta deshe te thojeshkrim Bajat, ne vend te brilant!!!

  7. Lili says:

    Kur idioti nuk e kupton djallezin!
    Po sikur BEja edhe USA te ishin aq per open balkan , na kishin thane po hajdeni ne BE , edhe per kosoven ua kishin heq vizat!
    Pra mos mashto vetvetin i thone kesaj pune!e ju po zgedhni me mashtruar vetvetin edhe mos me kuptuar se me kete ´open’ va kane mbyer dyert!
    Hajt vazhdoni me bertit open open ne rrethin vicioz ku jeni futur tash!

    1. ben says:

      Lili-cfare ndryshon ne rastin kur Kosova anetaresohet ne BE, ku me siguri do jete edhe Serbia, me rastin kur anetaresohet ne Open Balkan, qe eshte ndertuar pikerisht mbi bazen qe eshte ndertuar e funksionon edhe BE-ja? Jane ekzaktesisht te njejtat rregulla qe aplikohen per cdo shtet anetar, perfshi ketu detyrimet dhe te drejtat?
      A mundet ndonjeri nga juve “mendjet e ndritura” te na spjegoje neve “budallenjve” se ku eshte ndryshimi?
      Me siguri qe “shefat” tuaj, apo sic jane ne te vertete, gomeret me kollare, nuk u kane spjeguar se po ta benin, edhe gomari me idjot do ti kishte kuptuar se ato qe flasin dhe qe juve i percillni ne mediat sociale, jane pallavra qe cojne uje ne mullirin e Serbise. E them kete, pasi izolimi Kosoves i intereson vetem Serbise dhe mbeshtetesve te saj, Rusise e Frances.
      Futja e Kosoves, ne cdo organizate nderkombetare si shtet i pamvarur, pra ne kete rast edhe ne Open Balkan, pa kundershtime nga Serbia, eshte pranim “de fatto” i pamvaresise se saj.

  8. Visi says:

    Ooo anal-ist i leshit ata publikisht s’mund të dalin kundër.
    Në ditën e nënshkrimit të marrëveshjes OPEN BALLKAN ,Vuçiçi i deklaroi agjensisë Tanjug se ka pasur reagime kundërshtuese nga qendra të ndryshme Evropiane dhe në këto jam bindur se është Gjermania dhe Italia.

  9. gomari says:

    Une dhe vellau im krrici Albin Kurti nuk pyesim as per SHBA e as per BE se jemi trima dhe do vendosim vete me partine WC….

  10. Velo says:

    I zoti (Gjermania) e jep, tellall (Visi dhe Kap terry) nuk e jep. Bela kjo punë, kur flasin të pa diturit!!!!

    1. Visi says:

      Ooo Velo” i dituri “lexo edhe njëherë se çfarë tha miku i Edit ,Vuçiçi: Pati reagime kundërshtuese nga qendra të ndryshme Evropiane.
      Nuk kam faj unë që nuk koordinohen në ato që thonë Rama dhe miku i tij fashist
      Vuqiçi,nëse ke dilema për karakterin e mikut të Edit po të përkujtoj një deklaratë të Vuçiçit: “Për çdo serb të vrarë do ti vrasim 100 boshnjak”
      Në Meje të Gjakovës u zbatua reçeta e mikut të Edi Ramës,për 4 policë serb u vranë 400 shqiptar në mesin e tyre edhe një vajzë 10 vjeçare.
      Është tjetër punë se ju të edukuar në frymën e internacinalizmit proletar(tani kozmpolit) ju mungon ndjenja e afërsisë ndaj shqiptarëve të Kosovës.
      Të mësuar që miqësit ti ndërtoni në bazë të afrësisë ideologjike e jo në bazë të identitetit kombëtar(nëse keni identitet ,në bazë të emrave që u vini fëmijëve nuk shihet se keni)
      ju ende keni mentalitetin e “Vëllezërve kinez dhe miqve Kosovar”

  11. Lemja says:

    Absolutisht e vertet,po qe se Open Balkan do ta bente Saliu te jeni te sigurt qe do te duartrokitej nga folkloriket e Kosoves, fakti qe eshte Edi Rama ata jan gati te bashkohen dhe me djallin kunder tij.

  12. Valbona says:

    Fat i madh qe ne shqiptaret e Shqiperise me ne fund e kemi kuptuar qe shoqeria kosovare eshte shume primitive, dhe manupulohet kollaj nga politikanet dru me pre te Kosoves. Jepi Edi Rama, je votuar per te zhvilluar Shqiperine,jo per tju bere qejfin disa anadollakeve te Kosoves.

    1. Talibanet islamike te kosoves says:

      [email protected] Respekte ..!!! Nuk te heq asnje pike e asnje presje per cfare ke shkruar.

  13. Vetem IDIOTET qe e kane brengen e shefit te tyre kujtojne qe bota sillet rreth shefit te tyre dhe gjithcka qe ndodhe behet per inat te shefit te tyre dhe kunder tij.
    A.Peza, e thojne edhe ne Serbi, OJQ serbe, personalitete te respektuara serbe, qe Gjermania nuk eshte e kenaqur sepse as nuk eshte keshilluar e as nuk ka qene nisma ne koordinim me gjermanet.
    Po na u pergjigje njehere : sipas logjikes tende edhe Mali i Zi dhe Bosna dhe Hercegovina qenkan ngritur ne kembe per te kundershtuar dhe kane hyre ne projekte per te permbysur shefin tuaj KM Rama???.!!!! Apo motivet dhe shqetesimet jane krejtesishte tjera????. Si eshte e mundur qe edhe ne publik dilni me budallelleqe te tilla dhe ndoshta edhe vertet besoni ne konspiracione te tilla. Per mua thjeshte eshte nje gje e qarte qe e kuptoni fare pak problemin e ketij procesi dhe qe jeni absolutisht i verber edhe i shurdher per shqetesimet e ngritura.
    Qe arsyet e refuzimit te kesaj nisme per keto tre shtete jane te drejta qe e bene mospranimi e tij poashtu te drejte kjo ska dyshim.
    Qe SHBA dhe BE, qe kerkojne gjitheperfshirje dhe në bazë të rregullave dhe standardeve të BE edhe kjo eshte e qarte. Ne Tregun e Përbashkët Rajonal (TPR) marrin pjesë të tërë shtetet e Ballkanit Perëndimor përfshi Kosovën. Në Minishengen e nisur njeanshem, arbitrarisht dhe njekohesisht duke mohuar Kosoven, ne kemi vetëm trojkën Vuçiç, Zaev e Rama. Por kjo nuk do te thote qe SHBA dhe BE do t’i dalin menjehere kunder OB, bile edhe mund te mbeshtetet, por duke futur ne ombrellen e BE, duke rimodeluar ate ne formen e pranueshme.per shtetet refuzuese dhe poashtu ky OB mund te jete edhe pjese e karrotes per Vucicin, lidhur me arritjen e marreveshjes me Kosoven.
    Por te gjitha keto nuk perjashtojne pyetje e drejta, PSE Rama hyri ne kete aleance me Vuciqin? Pse goditi pozicionin negocues te Kosoves dhe ndihmoj ate Serbise ne momente te rendesishme te ketij dialogu? Pse nuk beri asnje kushtezim per Serbine kur eshte aq e qarte sa i rendesishem eshte kjo nisme per Serbine?? Ka edhe aq shume Pse, irritim dhe mllef e kritika, absolutishte me te drejte per Rama, sjelljen e nje pjese te opinionit te shqiperise.
    Sigurisht qe zedhenedit e Stejt Depart. dhe te BE, nuk do dalin hapur per dicka qe parimishte te gjithe pajtohen, por do jete forca e presionit ndaj shteteve refuzuese ajo qe do te tregoje sa e mbeshtesin ne te vertete kete nisme kontraverze. Me Serbine si pjese e Unionit Euro -Azise, e hapur edheme Kinen, e cila do jete boahti kryesor i kesaj nidme? Do te shohim,!! Kosova jam e bindur qe ne kete forme xfare eshte nuk do te hyje. Per kete ka konsensuz te plote. Nuk ka te beje me Albinin e as me teorite konspirative te servileve te pushtetmbajtesve.

  14. Adi says:

    Lum ne qe blejme uje. Ti me siguri pi nga çezma e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje