Kush janë talebanët, “studentët” që kanë marrë në kontroll një shtet: Ndalojnë muzikën, TV-në e shkollimin e vajzave...

16 Gusht 2021, 11:23Bota TEMA

Talebanët u hoqën nga pushteti në Afganistan në vitin 2001 nga forcat perëndimore të udhëhequra nga SHBA-ja. Megjithatë, grupi ka qenë në ofensivë muajt e fundit dhe tashmë pothuajse ka marrë pushtetin sërish. Teksa SHBA-ja përpiqet që të plotësojë tërheqjen e saj të plotë deri më 11 Shtator, pas dy dekadave luftë, militantët kanë marrë qytetet kryesore, madje kanë hyrë edhe në Kabul.

Në vitin 2018 talebanët hynë në bisedime direkte me SHBA-në. Në vitin 2020, dy palët nënshkruan një marrëveshje paqeje në Doha me SHBA-në që duhet të tërhiqej nga Afganistani dhe talebanët që duhej të ndalonin sulmet ndaj forcave amerikane.

Premtime të tjera që u dhanë në këtë marrëveshje ishte se nuk do të lejoheshin që të operonin militantë të al-Kaedas në zona të kontrolluara dhe të vazhdohej me bisedimet për paqe kombëtare. Por në vitin pasardhës, talebanët vazhduan që të shënjestronin forcat e sigurisë afgane dhe civilë duke avancuar me shpejtësi në vend.

Ardhja në pushtet

Talebanët, në gjuhën Pashto përkthehet “studentët”. Ky grup u krijua në vitet 1990 në Pakistanin verior pas tërheqjes së trupave sovjetike nga Afganistani. Besohet se lëvizja, kryesisht “pashtune”, u shfaq për herë të parë në seminaret fetare, kryesisht të financuara nga paratë nga Arabia Saudite, të cilat predikuan një formë të ashpër të Islamit Sunit.

Premtimi i bërë nga talebanët ishte rivendosja e paqes dhe sigurisë si dhe të zbatohej me rreptësi versioni i tyre i ligjit islamik në zonat Pashtune. Ata rritën influencën e tyre në Afganistanin jug-perëndimor. Në vitin 1995 talebanët pushtuan provincën e Heratit, në kufi me Iranin dhe një vit më vonë edhe Kabulin duke shkatërruar regjimin e Presidentit Burhanuddin Rabbani, një nga themeluesit e muxhahedinëve afganë që i rezistuan pushtimit sovjetik. Në vitin 1998, talebanët ishin në kontroll të pothuajse 90% të Afganistanit.

Afganët, të lodhur nga muxhahedinët dhe pasi sovjetikët ishin larguar, i mirëpritën talebanët kur u rishfaqën në skenë për herë të parë. Popullariteti u rrit edhe pas suksesit të tyre kundër korrupsionit, frenimit të paligjshmërisë dhe hapjen e zonave për të bërë tregti. Por nga ana tjetër, talebanët prezantuan dhe mbështetën ndëshkime në linjë të drejtë me interpretimin e tyre për ligjin islam, sicc janë ekzekutimet publike të vrasësve dhe këputjen e gjymtyrëve për hajdutët. Meshkujve u kërkohej që të mbanin mjekër ndërsa femrave të mbuloheshin me burka.

Talebanët ndaluan televizionin, muzikën dhe kinemanë si dhe ndaluan që vajzat mbi moshën 10-vjeccare të shkonin në shkollë. Ata akuzoheshin për abuzim kulturor dhe me të drejtat e njeriut. Një prej shembujve është ai i viti 2001, kur talebanët shkatërruan një statujë të njohur. Pakistani e ka mohuar që të fshihet pas ndërtimit të grupit të talebanëve, por ajo që dihet me siguri është që personat që u bashkuan fillimisht në këtë grup ishin edukuar në medresetë e Pakistanit.

Pakistani ishte një nga tre vendet, së bashku me Arabinë Sauditë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe që i njihnin talebanët si grup kur erdhën në pushtet. Po ashtu ishin shteti i fundit që ndërprenë marrëdhëniet diplomatike me ta. Në një moment të caktuar, talebanët kërcënuan edhe me destabilizimin e Pakistanit. Një sulm i dënuar gjerësisht në Pakistan është ai i Tetorit 2012, kur një studente u vra teksa kthehej në shtëpi. Kjo uli popullaritetin e tyre në Pakistan. Të paktën tre figura kycce të talebanëve në Pakistan janë vrarë nga sulmet me dron të SHBA-së.

Vëmendja e botës ndaj talebanëve ishte në vitin 2001 më 11 Shtator, kur u sulmuan kullat binjake në New York. Talebanët akuzoheshin se kishin strehuar të dyshuarit kryesorë, Osama Bin Laden dhe lëvizjen Al-Kaeda. Në vitin 2001, një koalicion i përbashkët ushtarak i udhëhequr nga SHBA pushtoi Afganistanin dhe në javët e para të Dhjetorit 2001 regjimi i talebanëve kishte rënë. Lideri i grupit asokohe, Mullah Mohammad Omar dhe figura të tjera kryesore, përfshirë Bin Laden, i shpëtuan kapjes dhe nisën që të kërkoheshin.

Shumë drejtues të lartë të talebanëve u strehuan në Quetta, një qytet i Pakistanit. Pavarësisht trupave të mëdha në Afganistan, talebanët mundën që ta merrnin veten herë pas here. Ata numërojnë me dhjetëra sulme në Kabul. Shpresa për një paqe u rritën në vitin 2013, kur talebanët njoftuan se planifikonin të hapnin një zyrë në Katar. Megjithatë mosbesimi ishte i madh dhe dhuna u rrit prapë se prapë.

Në Gusht të vitit 2015, talebanët pranuan se kishin mbuluar vdekjen e liderit të tyre, Mullah Omar, i cili kishte humbur jetën që dy vite më parë për shkak të problemeve shëndetësore. Muajt e ardhshëm grupi tha se kishte vendosur një lider të ri dhe ai ishte Mullah Mansour, dikur zëvendës i Omar. Në këtë kohë, ata mundën që të merrnin nën kontroll qytetin e rëndësishëm të Kunduzit. Por Mansour vritet nga një sulm ajror dhe në vitin 2016 zëvendësohet nga Mawlawi Hibatullah Akhundzada, i cili vijon të jetë në krye të talebanëve.

Tërheqja e forcave perëndimore

Në vitet që pasuan, bisedimet me SHBA-në kulmuan me një marrëveshje paqeje. Talebanët u tërhoqën nga sulmet në disa prej qyteteve kryesore dhe bazave ushtarake që në fakt terrorizonin civilët afganë. Shënjestrat e tyre ishin gazetarët, gjykatësit, aktivistët e paqes, femra në pushtet etj. Kjo do të thoshte se talebanët nuk kishin hequr dorë nga ideologjia ekstremiste, por vetëm nga strategjia.

Në Prill të këtij viti, Joe Biden njoftoi se të gjitha forcat amerikane do të tërhiqen nga Afganistani deri më 11 Shtator, dy dekada pas rënies së Qendrës Botërore Tregtare. Nga ky moment talebanët nisën që të rimerrnin pushtetin në disa prej zonave kryesore. Sipas të dhënave të NATO-s, talebanët numërojnë deri në 85 mijë luftëtarë. Këto shifra i bëjnë ata edhe më të fortë se në vitin 2001.

Në shumicën e rasteve talebanët e kanë marrë kontrollin pa qenë nevoja për luftë. Forcat qeveritare janë dorëzuar në mënyrë që të mos shkaktojnë viktima në radhët e civilëve.

15 komente në “Kush janë talebanët, “studentët” që kanë marrë në kontroll një shtet: Ndalojnë muzikën, TV-në e shkollimin e vajzave…”

  1. Dauti says:

    Kjo rrace e nyre me baze islamike gjen perkrahje te gjere ne kafshet me fytyre njeriu. USA jua sha shembullin se si te zhvilloheshin, hodhi edhe goxha para por kot , kollovizhat te muti e kane koken , leri te qelben ne ate hale qe quhet afganistan.

    1. ??? says:

      Kjo eshte feja islame si ka munsi? Qe kolera nuk zhdukure kurre nga njerzim ose komuniste ose keta islamike

      1. Hoxh Armandi says:

        Ca ndryshimi kane keta nga turkoshqiptaret e maqedonise dhe turkokosoves? Te gjithe jane rrac ariane dhe pellazge.

        1. Flamur Nelaj says:

          Flet dhe ti ore pederasti iJanulles , qe ne shtetin tend po shkon muti deri ne gju nga sirianet , dhe jo vetem kaq , por kane nisur dhe proceduar per helenizimin e tyre …mbas disa viteve do thone dhe ata si puna jote : jemi greker , dhe ne te vertet jan halldup dhe paraardhes te grekeve te sotem ……mongole , siriane , pond , turq , vlleq , arvanitas , bullgare , arabe ……keni sy e faqe ?? Keshtu ju meson koraku Janulla ??

  2. Zoni ijes says:

    Keta ishin te adganistanit
    Te shqioeris jane keta;
    Sali berisha
    Ilir meta
    Monika krymadhi
    Lul basha
    Edi palloqja
    Enkeled alibeh
    Flamur ndoka
    Albana vokshi
    Grida duma
    Hund derri i Rrustem gjates
    E plot muter te tjere dhe keta po i bejne revansh amerikes

    1. Pjetri says:

      Keta qe thua ti o Zani i ijes, pot”i vinin te qeverisnin ne Kabut , brenda 24 oresh i vinin ne gijotine. por ne Shqiperi kane 30 vjet qe majmen ne kurrizin e populllit dhe mund t’i kemi edhe 30 vjet te tjere

  3. xxx says:

    enderra e ahmet kalase ne tirane,vec se per momentin ka frike ta shpreh

    1. anticensurë says:

      oh sa ke si ai!?
      mbarojnë që ta hanë më bythë!!
      janë rracë skllavi që kujtojn se bëhen skllavopronar!!

  4. Sqepari says:

    Kush jane?! E kush mund te jene tjeter vec mesjetes!

  5. Sam says:

    cdo popull e merition qeverine e vet

  6. Burri me koqe te varura prej vape says:

    Hahaha….tru shperlarë, shpellarë, dhe qe nga koka jeni komplet car….
    Kamikaz trutharë etc…
    Te mire janë veq ata që thotë America që janë te mirë…

  7. sunit hesapi na qelbet vatanin says:

    Se cme ngjajne me ca fytyra qe kame pare ke rruga kavajes?Te jene byrazer thuaj?

  8. Pjetri says:

    Keta qe thua ti o Zani i ijes, pot”i vinin te qeverisnin ne Kabut , brenda 24 oresh i vinin ne gijotine. por ne Shqiperi kane 30 vjet qe majmen ne kurrizin e populllit dhe mund t’i kemi edhe 30 vjet te tjere

  9. Edhe Sali Berisha sa erdhi ne pushtet me 1992,mbylli te gjitha shkollat e mesme te muzikes (pranimet e reja)ne te gjithe Shqipnine,me perjashtim te Tiranes ,ku personeli mesimor e refuzoi,mbylli shkollen e Baletit ne Tirane dhe objektin i a dhuroi Kolegjit turk.,mbylli te gjitha shkollat dhe klasat sportive ne Durres dhe ne te gjithe vendin,veprime keto si te talebaneve te Afganistanit,futi Shqipnine ne Konferencen Islamike qe,edhe sot nuk mund ta nxjerrin ma !Ka prap,por per sot mjaftojne.

  10. askushi says:

    Po dhe po te vin Avganet ne Shqipri prap do ikin . Po ikim ne kemi 30 vjet qe emigrojm dhe jo Avganet .
    Ps Iken nje popull ne Emigrim se nuk jetohet ne vendin qe ke lindur
    Pyeti te qjithe emigrimin Shqiptar ku eshte vendi me i mir ne bot Shqiperi do thon po pa politikan .Kemi lindur ne nje nga vendet me te bukura ne Bot .Ne shqiptaret jemi te rrethuar nga Shqip foles .Komunistet shqip foles ishin dhe keta pjedha e tyre jan . Fajen ketu e ka populli qe i beson ketyreve shqip foles . E din se eshte Skenderbeu . Me istori Skenderbeun populli jon e ndoqi deri ne fund sa vdiq dhe e rruajti nga nje perandori 25 vjet .Dhe Osmanet nuk arriten ta qjunjezonin dot se kishte popullin me vete .
    Ky eshte gabimi i shqiptareve se e din se eshte prap Skenderbeu keta jan osman me shkoll .
    Populli e ka fajen qe i duron .Populli jon e ka me mir te iki djali vajza nipat vedhezrit motrat tona Shqiptar vetem e vetem se i kan dhen besen ketyre politikanve .
    Populli jon ka bes dhe dhe kete bes po e mban po politikanet tan po e cfrytezojn besen e shqiptarit .Po lozin me fjalen bes .
    Shqiptaret jepnin besen jepnin djalin e njejte eshte dhe tani . Kan dhen besen dhe femijet po i len te ikin vetem se kan votuar keta politikan.
    Jo se nuk i permbysin dot po besojne te Skenderbeu.
    Besa eshte e shenjte per popullin ton shum veta thon ca bese ne po vrasim njeri tjetrin ne po shajm njeri tjetrin po vritet vdhai me vdhan ku eshte besa .Po o shqiptar i keni par keto 30 vjet popullin ton te rezoj qeverit jo pse se i kan dhen besen .
    Nje dit te vij ta pushtoj Shqiperin nje shtet tjeter do shikoni dhe femijet do ngrejne armet .Besa eshte ajo qe shqiptari nuk ngrihet .E beduan Enverin bar do ham bar engrem e besuan Saliun parat tuaja jan me te pastrta ne bot i cuan dhe i vodhi .E besuan Nanon se do ngrej nje shtet demokrati te lir , I genjeu,Prap e besuan Saliun se do vendosi para drejtesis krimin i genjeu ,Ilirin do ndertoj Shqiperin ,E vodhi, E Rama qjoja punoj Tiranen dhe i premtoj ska me te mir se un e dhan besen .po dhe ky i tradhetoj.Tani ka ardhur koha qe populli jon mos ta japi besen kollaj .Tani po vjen koha qe populli e mori vesh me ke ka te bej . Kesaj rradhe do ja japi besen vetes .Nuk do leri me tradhetar .Hajdut .Kriminela . Dhe po dhan Besen njeri tjetrit nuk ka perendi ti ndal me . Dhe koha po vjen nga qjiri i nenes Shqiperi do lindi nje Skenderbej .
    Thon se per 600 vjet lind prap Qjerqj Kastroti dhe ai do ta bej shqiperi ku ti mbledhi te ter Shqiptaret Kosov Greqi Maqedoni Serbi dhe te bej Epirin si dikur .Pa vjedhje pa ginjeshtra pa kriminela pa mashtrusa po me pun se Shqiptari punon sa per 5 Grek 5 Serb .Sic e mbrojtem Krishterimin ashtu do ti hapin dhe ata portat per ne .Se jemi popull me bes sa do qe jan munduar te na percajn dhe po na percajn .
    Dhe zotin e kemi me vete kesaj rradhe Zoti e ka lindur Skenderbeun ai eshte mes popullit ton .
    Kryengritja e par qe do ndodhi aty do dali dhe Skenderbeu .
    Do ti rezoj te qjithe keta politikan te cmendur dhe do ngrej Shqipen te fluturoj e lir .Te qjithe Shqiptaret do marin fuqi mbinatyrore dhe do behen nje perandori ne bot .
    Fjalet e perendis po zbresin ne zemrat e Shqiptareve .
    Iliria do behet e madhe dhe qjuha shqipe do mbizoteroj kudo ne bot koha e Shqiptareve po vjen
    Aram qumshin e nenes Shqiperi o politikan aram ?Populli ju dha besen po ju ku e keni besen .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje