Albin Kurti: Për afganët kemi një muaj që punojmë, strehimi i tyre humanitar e i rëndësishëm për aleancën me SHBA-në

17 Gusht 2021, 11:18Rajoni TEMA

Kryeministri i Kosovës, Kurti, ka thënë sot se se çështja e pranimit të refugjatëve afganë, përveç aspektit të solidaritetit humanist, është i rëndësishëm edhe për aleancën me SHBA-në.

Ai theksoi se se për pranimin e afganëve është biseduar e punuar prej një muaji dhe për këtë janë formuar ekipe, në bashkëpunim me autoritetet amerikane.

“Qytetarët kudo në botë, jo vetëm që meritojnë, por edhe ju takon demokracia. Shpresojmë më të mirën për qytetarët e Afganistanit.

Ka një muaj që Qeveria është në kontakt të rregullt me SHBA-në për të përgatitur në aspektin organizativ e strategjik, strehimin e një numri të refugjatëve afganë” – deklaroi Kurti.

2 komente në “Albin Kurti: Për afganët kemi një muaj që punojmë, strehimi i tyre humanitar e i rëndësishëm për aleancën me SHBA-në”

  1. emigranti says:

    Shume mire bere qe I pranon afganet, por ke mundesi ti kerkosh Amerikes mbeshtetje ne bisedimet me Serbine.
    Amerika duhet te shtoje presionin mbi Serbine edhe pse ata presin qe pas terheqjes se trupave amerikane nga Afganistani, ato te terhiqen edhe nga Kosova.
    Jo me kot ata nuk e neneshkruajne planin per paqe te paraqitur nga qeveria kosovare.

  2. CENI says:

    Thone qe Al Binin e kane kerkuar tlebanet per kryeminister!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje