Ndërron jetë pacienti i parë në Greqi që kishte marrë të dyja dozat e vaksinës

15 Gusht 2021, 20:50Rajoni TEMA

Në Greqi është regjistruar viktima e parë i cili rezultonte i vaksinuar me të dyja dozat, madje nuk kishte asnjë sëmundje bashkëshoqëruese.

Lajmi u konfirmua nga drejtori i repartit të reanimacionit të spitalit Papanikolau të Selanikut, Nikos Kapravelos mëngjesin e sotëm.

“Ky është rasti i parë që spitali ynë ka parë që kur kanë filluar vaksinimet. Ai kishte pneumoni të rëndë. Ai kishte bërë vaksinën Pfizer dhe nuk kishte asnjë sëmundje bashkëshoqëruese”, tha Kapravelos.

70-vjeçari kishte marrë të dyja dozat e vaksinës Pfizer, por sërish u infektua me Covid-19 dhe kaloi një pneumoni të rëndë ku fatkeqësisht pas 3 javëve nuk mundi të mbijetojë.

“Akili nuk mundi ta fitonte betejën me Covid-19. Edhe pse i vaksinuar me të dyja dozat, ai humbi jetën pas një beteje tre javore në njësinë e kujdesit intensiv të ppitalit të Selanikut”, shkruajti një i afërmi i tij në Facebook.

Autoritetet shëndetësore janë të shqetësuara për faktin se Greqia renditet në vend të dytë në BE që nga shkurti deri në qershor të këtij viti sa i përket vdekshmërisë në periudhën e pandemisë, në këto muaj në raport me numrin e popullsisë.

Në 24 orët e fundit, përsëri Greqia regjistroi 3,270 raste të infektuara, 236 të intubuar dhe 24 viktima nga Covid-19.

4 komente në “Ndërron jetë pacienti i parë në Greqi që kishte marrë të dyja dozat e vaksinës”

  1. Per korrektesë says:

    Lajm që jepet sa per te futur frikën.
    Në Greqi kane vdekur nja 500 njerez vetem sot, nga shkaqe te ndryshme, duke perfshire edhe gripin e zakonshëm. Por permendet ky rast, qe duket më shumë neglizhence mjekësore.
    Mjekimi me antibiotikë do ketë filluar tepër vonë per këtë pacient fatkeq. Mbasi i Jane shkaterruar mushkerite. Edhe rezultatet e autopsise nuk jepen, qe te dime saktesisht se çfare ka ndodhur.

  2. Fshatari says:

    Ne te vertete seshte as I pari as I fundit. Spitalet I kane mbushur te vaksinuarit. Ishin shume mire derisa moren stampen e Satanit.

    1. debris says:

      Boll o Talebanet e Cakos, se lat nom.

      1. Injoransa ska brire says:

        Debris nuk Jan talibanet e cakos por Jan shum te shqetesuar per corben e felliqur qe na servirin ca njerez si bill gates Soros e kompani cifuterije e lobi i farmaceotikes dhe ne fund ca injorante si ty .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje