Strehimi i afganëve, qeveria e Kosovës: Po punojmë me SHBA-në që çdo gjë të përmbyllet pozitivisht

15 Gusht 2021, 12:49Rajoni TEMA

Qeveria e Kosovës është në komunikim me autoritetet amerikane për të strehuar afganët që kanë punuar me forcat amerikane në Afganistan.

Sipas Express, qeveria thotë se për këtë çështje janë në komunikim me ShBA-në që nga mesi i muajit korrik, duke theksuar se ShBA mbetet aleati kryesor i shtetit tonë.

“Që nga mesi i korrikut jemi në komunikim dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me autoritetet shtetërore dhe ushtarake amerikane për këtë çështje të dhimbshme e të ndjeshme.

Ka shumë punë logjistike e teknike, të sigurisë dhe sociale, që po i trajtojmë me kujdes. ShBA-të janë aleati ynë kryesor dhe partneri ynë strategjik. Gjithçka do të përmbyllet mirë”, ka konfirmuar Luan Dalipi, shef i stafit të Kryeministrit Albin Kurti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje