Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës nga 9,169 testime, 1,370 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.
Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit,1 person ka humbur betejën me virusin. MSH njofton se janë shëruar 47 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.056.
Në total numri i rasteve aktive është 6.815. Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.538 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 559.007 doza të vaksinës.Deri më sot 202.647 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.