VIDEO/ Rama publikon pamjet nga Thumana: 278 apartamente dhe 155 banesa private për banorët e dëmtuar nga tërmeti

17 Gusht 2021, 09:14Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes pamje nga qyteza e re që po ndërtohen në Thumanë, pas shkatërrimit të banesave nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019.

Kreu i qeverisë shkruanë se në këtë lagje të re do të ndërtohen 278 apartamente, 155 banesa dhe do të ketë dhe terrene sportive dhe shkollë.

278 apartamente në 14 pallate, 155 banesa individuale, infrastrukturë moderne, shëtitore, terrene sportive, hapësira të gjelbërta, shkolla e kopshti “Ramazan Jangozi”, dhe qendër komunitare në shërbim të banorëve”, sqaron Rama.

Edhe në disa qytete të tjera po vijon rindërtimi i shtëpive të rrënuara nga tërmeti dhe qeveria ka premtuar se shumë banesa do të jetë gati në fund të vitit.

3 komente në “VIDEO/ Rama publikon pamjet nga Thumana: 278 apartamente dhe 155 banesa private për banorët e dëmtuar nga tërmeti”

  1. Jon says:

    Keto parcelat ku po punohet per ndertimin e lagjeve te reja dhe ca shtepi ne Vaqarr, duhet te jene vendet me te fotografuara dhe filmuara ne planet. Mendonim si qesharake qe inagurohej nga Prodi dhe Berisha nja 5 here segmenti Tirane Durres. Po paska edhe me keq. Kjo qe po ndodh tejkalon cdo imagjinate. Fotografi te cdo tulle.

  2. Plehraaaaaaaaa arabe.... says:

    Ku o xhamija “bexhet ramazon”!?

  3. Mali says:

    Po si mund te peshtyni mbi nje veper te mire. Ndertime te bukura. Zone urbanistikisht e sistemuar, qender e qyteterimit modern. Urime dhe ti gezojne shtepite ata qe perjetuan tmerrin e ferrit dhe tashme do te hyjne ne shtepite e reja. Kjo ka rendesi dhe jo perbaltjet e lloj lloj njerezish. Mali

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje