Mohammad Shafiq Hamdam ish këshilltar i presidentit të Afganistanit Ashraf Ghani njëherazi këshilltar i NATO-s, në një intervistë për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu komenton vendimin e qeverisë shqiptare për të shpëtuar nga Talebanët, ata afganë që kanë ndihmuar në misionet e NATO-s, ku ka marrë pjesë edhe Shqipëria.
“Shqipëria nuk është një shtet i madh por një vend i jashtëzakonshëm. Shqipëria e ka përjetuar luftën dhe e ndjen çfarë ndodh në Afganistan. Fatmirësisht sot Shqipëria ndjehet e madhe dhe e fortë falë punës së saj.
Afganasit u janë falënderues për shërbimet tuaja në kuadër të NATO-s dhe ata do ju jenë mirënjohës për ardhjen si miq. Duke strehuar refugjatët afgan, Shqipëria i tregon botës dhe NATO-s, një udhëheqje të fortë duke demonstruar se njerëzit e saj, tregojnë kujdes për aleatët kudo që janë”, tha ai.
I pyetur për fatin e përkthyesve të cilët kanë asistuar edhe misionet shqiptare në Afganistan Mohammad Shafiq Hamdam tha:
“Paçka se talebanët thonë se nuk do t’i bëjnë keq përkthyesve, në të shkuarën kemi parë që përkthyesit janë arrestuar, proceduar, vrarë në publik madje u janë prerë kokat, përpara kamerave për video-klipet e Talibabanëve në Youtube.
Ata që kanë ndihmuar trupat shqiptare në Afganistan janë padyshim në rrezik. Ata meritojnë të jetojnë dhe nuk duhet të lihen atje. Shqipëria vendosi një shembull moral për vendet e tjera, duke marrë përgjegjësi dhe ndihmuar në nevojë aleatët”.
Dy ditë më parë Dritan Demiraj i cili ka drejtuar disa misione në Afganistan deklaroi se përkthyesit afgan në shumë raste kanë marrë edhe armët dhe kanë luftuar në krahun tonë, duke treguar jo vetëm besnikëri por edhe trimëri.
Ik er pirdhu
ky esht keshilltaribi atij qe kishte ikur me 4 makina dhe nje helikopter me pare?
po ne nato ça do afgani?
Bravo Shqiperia per mbeshtetjen per Afghanistan per njerezit e thjeshte qe luftojne per zhvillimin e vendit tyre ne drejtim te perendimit.
Gjermani Qershor 2021…Ne nje Kurse te Gjermanishtes Nivel C2-kishim edhe nje Djale nga Afganistani..qe kishte Punuar si Perkthyes per Trupat e NATOS,dhe eshte Strehuar prej 2-vjetesh ne Gjermani…??Per rrethanat nuk na tha se si POr na tha:Talebanet e DINE,se kush jane ata qe Punojne per Forcat e NATOS…ata dine Gjithcka tha ai..prandaj edhe une jame ketu ne Gjermani per te shpetuar koken…
@@Sa per Shqiperine,do te ishte mire qe te “Peshonte” mire Veprimet me “MIkepritjen ” e saj..sepse duket se nganjhehere Mikepritja nuk RESPEKTOHET…shikojme Sirjanet ne Gjermani….Zoti na Ruajte nga Rracat qe vijne nga Azia…lol
V.K