Memorie.al publikon historinë e panjohur të familjes së Preng Gjonmarkajt me origjinë nga Oroshi i Mirditës dhe që rrjedh nga dera e princërore e Kapedanit Gjon Markagjoni, të cilët gjatë viteve të Monarkisë së Zogut, shërbyen si ushtarakë në armën e Xhandarmërisë. Dëshmia e rrallë dhe e dhimbshme e Filip Gjonmarkajt, i biri Prengës, i cili rrëfen historinë tragjike të babait, xhaxhait dhe gjyshit të tij, Dedës, që kur u dënua me 101 vite burg në gjyqin e zhvilluar në qytetin e Shkodrës bashkë me të birin, Markun, që u dënua me vdekje, i kërkoi trupit gjykues, që nëse ishte mundësia, të ndërronin dënimet me të birin, që atij t’i falej jeta si i ri që ishte, kurse vetë ai të dënohej me vdekje. Gjykata e morri parasysh kërkesën e tij dhe Markut i’a fali jetën dhe ai vdiq më vonë në burgun e Shkodrës, kurse Dedën e varën në litar dy vite më vonë, për ngjarjen e vrasjes së Bardhok Bibës ku u ekzekutuan 14 mirditorë të pafajshëm. Kurse i biri tjetër, Prenga, ish-zv/ministër i Punëve të Brendshme në periudhën e pushtimit dhe Kuestor në Shkodër, që kishte nxjerrë nga burgu shumë komunistë, vuajti plot 30 vite në burgjet e regjimit komunist të Enver Hoxhës.
Nga Dashnor Kaloçi
“Me ardhjen e komunistëve në pushtet, kullat tona në Orosh të Mirditës u dogjën prej tyre, ndërsa babai im, major Preng Gjonmarkaj, i cili gjatë periudhës së Luftës kishte mbajtur detyrën e zv / Ministrit të Brendshëm dhe Kuestorit në Shkodër, ashtu si shumë antikomunistë të tjerë u arratis dhe doli në mal. Pasi qëndroi për disa kohë në arrati së bashku me kushëririn e tij Mark Gjonmarkaj, i cili e donte më shumë se vëllezërit e tij, në vitin 1945, ai u arrestua në qytetin e Shkodrës dhe u dënua me vdekje. Në atë kohë që u dënua baba, edhe gjyshi jonë Deda, i cili kishte qenë ushtarak i Monarkisë me gradën e kapitenit, ishte i arratisur në mal së bashku me djalin tjetër, Markun. Gjyshi, Deda, u kthye në shtëpi pas një amnistie që u dha asokohe nga qeveria komuniste e Tiranës, por ai u arrestua përsëri në gushtin e vitit 1949, me rastin e vrasjes së Bardhok Bibës dhe ishte i pari që e varën në litar nga të 14 personat që u ekzekutuan në shenjë hakmarrje për vrasjen e tij.
Para varjes, gjyshi, Deda, kërkoi që të paktën djalit të tij, Markut, t’i falej jeta dhe në vend të tij të dënohej ai me vdekje, gjë e cila u muar parasysh dhe Marku vdiq në burgun e Shkodrës ku ishte dënuar me 101 vjet”. Njeriu që dëshmon për herë të parë për Memorie.al, është Filip Gjonmarkaj, ish-oficer me gradën e kapitenit në Gardën e Republikës pas viteve ’90-të, i cili rrëfen gjithë historinë tragjike të familjes së tij që rrjedh prej derës së madhe të Gjonmarkajve të Mirditës, ku pinjollët e saj u ekzekutuan, u burgosën, apo u internuan për 45-vjet me radhë nga regjimi komunist i Enver Hoxhës.
Familja Gjonmarkaj, nga dera e Kapidanit
Babai i Filipit, Preng Gjonmarkaj, është nga fshati Orosh i Mirditës, prej nga është dhe origjina e asaj familje nga më të njohurat në Shqipëri. Familja e Preng Gjonmarkajt, rrjedh nga i njëjti trung i familjes së famshme të Kapidanit të Mirditës, Gjon Markagjonit, i cili njihet ndryshe dhe si Princi i Mirditës. Dera e Gjonmarkajve të Mirditës, e cila konsiderohet si një nga dyert e para të Shqipërisë, ka qenë e përbërë nga tre degë: Lleshi i Zi, Preng Pasha dhe Preng Markola. Preng Pasha, apo siç njihet ndryshe Preng Bib Doda, i cili mbajti postin e Ministrit të Botores në Qeverinë e Ismail Qemalit, pas vdekjes së tij nuk la asnjë trashëgimtar dhe ajo degë e fisit të Gjonmarkajve u shua fare.
Familja e babait të Filipit, Preng Gjonmarkajt, e ka zanafillën dhe rrjedh nga trungu i familjes së Preng Markolës, prej së cilës ka ardhur dhe dera e Princit të Mirditës, Gjon Marka Gjonit. I pari i kësaj shtëpie Preng Markola, ka qenë tepër i njohur si një nga prijsit ushtarakë të asaj familje, i cili ka udhëhequr bajrakun e tij dhe mirditorët në luftrat kundër pushtuesve osmanë. Për këtë gjë ai është përmendur dhe nga Padër Gjergj Fishta, në veprën e tij madhore “Lahuta e Malcisë”, ku midis të tjerash thuhet: “Janë vënë trimat në rresht për nji / njaj Preng Markola u ka pri / asht Gjonmarkajsh dhe i takon prija / derë ma të vjetër s’ka Shqipnia”. Trojet e vjetra dhe themelet e kullës së familjes së Preng Gjonmarkut dhe të parëve të tij, kanë qenë në fshatin Ndërshen, fare pranë Oroshit, ku ndodheshin dhe sarajet e kushëririt të tyre, Kapidanit të Mirditës, Gjon Marka Gjonit.
Deda dhe Prenga, ushtarakë të Monarkisë
Preng Gjonmarkaj u lind në prill të vitit 1913 në fshatin Ndërshen të Oroshit të Mirditës dhe ishte fëmija i parë nga dy djem dhe një vajzë (Markun e Marten) që kishte Dedë Gjonmarkaj, i cili në atë kohë shërbente si ushtarak në qeverinë e Vlorës që kryesohej prej Ismail Qemalit. Dedë Gjonmarkaj e vazhdoi karrierën ushtarake edhe gjatë viteve të Monarkisë së Zogut, duke shërbyer si ushtarak në armën e Xhandarmërisë me gradën e majorit, në rrethet e Gjirokastrës, Kukësit dhe Mirditës. Po kështu edhe babai i Dedës, Preng Gjonmarkaj ishte ushtarak me gradën e majorit dhe për shumë vjet, ai shërbeu si inspektor i Oborrit Mbretëror në Qarkun e Shkodrës. Ndërsa djali i Dedës, Preng Gjonmarkaj i riu, mësimet e para i mori në Konviktin e Oroshit, që kishte hapur asokohe dera e Kapidanit të Mirditës, Gjon Markagjonit, ku ai mësoi për pesë vjet si nxënës i jashtëm.
Në atë kohë që Prenga mësonte pranë atij konvikti dhe ishte me rezultate shumë të mira në mësime, babai i tij Deda, kishte dëshirë që ta shkollonte në një shkollat ushtarake, me qëllim që ai të ndiqte traditën familjare të shtëpisë së tyre dhe të dilte oficer. Lidhur me të kaluarën e karrierës ushtarake të babait të tij, Filip Gjonmarkaj dëshmon: “Pas mbarimit të shkollës unike në Konviktin e Oroshit në vitin 1929, babai im Preng Gjonmarkaj, u dërgua për të ndjekur një kurs ushtarak për armën e Xhandarmërisë, që ishte hapur asokohe nga Mbreti Zog dhe nën kujdesin e instruktorëve italianë, në Plepat e Durrësit. Duke qenë se atë kurs baba e mbaroi me rezultate shumë të mira, ai u titullua oficer me gradën e nëntogerit dhe u emërua si komandant i Postës së Xhandarmërisë në Lis të Matit, ku ai shërbeu deri në vitin 1932.
Nga viti 1932 e deri në vitin 1939, babai shërbeu si ushtarak i Monarkisë me gradën e kapitenit në armën e Xhandarmërisë në qytetet e Durrësit dhe Tiranës, ku atij i’u ngarkuan detyra të ndryshme. Në vitin 1935, kur ndodhi Kryengritja e Fierit, Prenga shërbente si inspektor ushtarak pranë Oborrit Mbretëror të Zogut dhe në atë kohë ai u dërgua për të hetuar rreth asaj kryengritje, që kishte si qëllim rrëzimin e qeverisë monarkiste.
Në detyrën e inspektorit ushtarak pranë Oborrit Mbretëror, Prenga shërbeu deri në prillin e vitit 1939, kur Italia fashiste kreu agresionin ushtarak ndaj Shqipërisë. Pas pushtimit të Shqipërisë, Prenga nuk pranoi të shërbente përsëri në armën e Xhandarmërisë dhe u lirua nga detyra. Në atë kohë ai u kthye në vendlindjen e tij në Orosh të Mirditës, ku dhe u emërua si Kryetar i Komunës së Fushë-Arrëzit dhe të Fanit të Mirditës”, kujton Filip Gjonmarkaj, lidhur me karrierën ushtarake të babait të tij Prengës dhe gjyshit Dedës, të cilët kishin shërbyer si ushtarakë të Monarkisë së Zogut.
Në Tiranë, zv.ministër i Brendshëm
Në Komunat e Fushë-Arrzit dhe të Fanit të Mirditës, Preng Gjonmarkaj shërbeu deri aty nga viti 1941, sepse në atë kohë kushëriri i tij, Mark Gjon Markaj që mori më pas postin e Ministrit të Brendshëm, e thirri në Tiranë dhe e ftoi të shërbente përsëri në armën e Xhandarmërisë. Në atë kohë Prenga veshi uniformën ushtarake me gradën e kapitenit që kishte pasur më përpara në Xhandarmëri dhe pasi punoi për disa kohë aty, u emërua si shef i Zyrës Politike pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme në Tiranë. Në atë kohë atij i’u dha edhe grada e majorit dhe funksioni i Shefit të Zyrës Politike, korespondonte edhe me funksionin e zv.ministrit.
Lidhur me periudhën që Prenga shërbeu pranë Ministrisë së Brendshme, i biri i tij Filipi, dëshmon: “Ndonëse babai im Preng Gjonmarkaj ishte me bindje të thella antikomuniste, ai nuk e shfrytëzoi funksionin e tij në Ministri, për t’u hakmarrë ndaj komunistëve të arrestuar, përkundrazi, ai tregohej më shumë se ç’duhej human me ta. Këtë qëndrim ndaj tyre baba Prenga, e mbajti edhe gjatë periudhës kur shërbeu si Kuestor pranë Prefekturës së Shkodrës, ku ai tregohej tepër i butë me komunistët dhe në shumë raste ndërhynte për t’i liruar ata nga burgu.
Një nga komunistët e njohur që pati liruar baba në atë kohë nga burgu, ka qenë Tom Kola, (”Hero i Popullit”) i cili më pas u vra gjatë një përpjekje kur ishte partizan. Aq shumë ndërhyrje pati bërë baba pranë italianëve dhe gjermanëve për lirimin e komunistëve të arrestuar, sa që ai disa herë u konfrontua ashpër me eprorët e tij, të cilët nuk i’a kuptonin dot dobsinë që kishte ai për rininë shqiptare, që Prenga nuk kishte qejf ta shihte të kalbej burgjeve”, dëshmon Filip Gjonmarkaj, lidhur me periudhën e Luftës, kur babai i tij u emërua në funksionin e zv / Ministrit të Brendshëm.
Arrestimi i Prengës dhe dënimi 101 vjet burg
Pas ardhjes së komunistëve në pushtet në fundin e vitit 1944, major Preng Gjonmarkaj, ashtu si shumë ushtarakë të tjerë të kohe, u arratis në male dhe u bashkua me kushëririn e tij, Mark Gjonmarkajn, i cili në atë kohë ishte udhëheqësi kryesor i rezistencës antikomuniste. Lidhur me këtë, Filip Gjonmarkaj dëshmon: “Që me ardhjen e komunistëve në pushtet në vitin 1944, kullat tonë në Orosh të Mirditës u dogjën prej tyre në shenjë hakmarrje. Në atë kohë baba Prenga dhe gjyshi 72-vjeçar Deda, ishin të arratisur në male, së bashku me kushëririn tonë Dr. Mark Gjonmarkajn, i cili e donte Prengën, njëlloj si vëllezërit e tij.
Në majin e vitit 1945, Prenga u rrethua dhe u arrestua nga Forcat e Ndjekjes në zonën e Shllakut në Shkodër, ku ai qëndronte i fshehur së bashku me kushëririn e tij, Gjon Pjetër Gjonmarkajn. Gjyqi kundër tyre u zhvillua në qytetin e Shkodrës dhe prokurori Aranit Çela, së bashku me trupin gjykues, i dhanë dënimin me vdekje, ndërsa për Gjonin, me që ishte shumë i ri, e dënuan me katër vjet burg. Dënimi i Prengës me vdekje në atë kohë bëri një bujë shumë të madhe në gjithë Qarkun e Shkodrës, për arsye se ai njihej mirë për karakterin e tij burrëror në atë qytet, që nga koha kur kishte punuar si Kuestor dhe kishte lënë përshtypjet më të mira, duke u falur jetën shumë komunistëve.
Nga respekti që kishin krijuar në atë kohë shkodranët për Prengën, pati shumë kërkesa dhe ndërhyrje të ndryshme nga qytetarë të Shkodrës, me qëllim që atij t’i falej jeta. Një nga ato që kërkoi faljen e tij, ishte dhe nëna e “Heroit të Popullit”, Tom Kola, e cila i shkoi vetë në zyrë Prokurorit Aranit Çela dhe i dëshmoi atij se: Preng Gjonmarkaj, i’a kishte liruar njëherë djalin nga burgu. Nisur nga kërkesat dhe ndërhyrjet e shumta pranë organeve gjyqësore, trupi gjykues i mori ato në konsideratë dhe ia fali Prengës dënimin me vdekje, duke i’a kthyer atë në 101 vjet burg”, dëshmon Filip Gjonmarkaj, lidhur me babanë e tij Prengën, të cilit i’u fal jeta, vetëm në sajë të figurës së mirë që ai kishte lënë në qytetin e Shkodrës, ku kishte shërbyer si Kuestor gjatë periudhës së pushtimit.
Deda varet në litar, Marku vdes në burg
Në atë kohë që Preng Gjonmarkajt i’u fal jeta dhe u dënua me 101 vjet burg, babai i tij Deda, së bashku me djalin tjetër Markun, ishin të arratisur në mal, nga frika e hakmarrjes së komunistëve. Lidhur me këtë, Filipi dëshmon: “Pas dënimit të Prengës, Gjyshi Deda, me xhaxhanë Markun, qëndruan në mal në arrati së bashku me kushëririn Dr. Mark Gjonmarkajn dhe shumë mirditorë të tjerë antikomunistë, nga familjet e njohura. Aty nga fundi i vitit 1947, ata u kthyen në shtëpi pas një amnistie që u dha nga qeveria komuniste e Tiranës për ata që nuk kishin bërë asnjë krim.
Por qëndrimi i tyre pranë familjes nuk zgjati shumë, sepse ata u arrestuan përsëri në gushtin e vitit 1949, kur ndodhi vrasja e Bardhok Bibës, që në atë kohë mbante funksionin e Sekretarit të Parë të Komitetit të partisë së Mirditës. Në atë kohë, si shenjë hakmarrje ndaj vrasjes Bardhokut, qeveria komuniste e Tiranës, nëpërmjet Forcave të Ndjekjes, ku ishin dhe dy këshilltarë sovjetik (kolonelët Sokolov dhe Voleskin) arrestoi dhe burgosi me dhjetra mirditorë. Katërmbëdhjetë prej tyre u ekzekutuan në Qafën e Valmirit, në vendin ku ishte vrarë Bardhok Biba dhe i pari që u var në litar, ishte gjyshi ynë Dedë Gjonmarkaj. Në atë gjyq të shpejtë që u zhvillua pak para ekzekutimit, Deda i tha trupit gjykues: Unë dhe këtë burra të tjerë që na keni arrestuar, nuk kemi asnjë lidhje me vrasjen e Bardhok Bibës. Megjithatë unë jam gati që të shkoj vetë në litar, por djali im Marku, nuk duhet të ekzekutohet, se është krejt i pafajshëm”.
Pasi e varën gjyshin në litar, xhaxhanë, Markut, i’a falën jetën dhe e dërguan në burgun e Shkodrës, ku ai vdiq pak kohë më vonë. Në atë kohë që u var gjyshi Deda, familjen tonë (unë, vëllai Gaspri, nëna dhe gjyshja) e internuan në kampin e Tepelenës, ku qëndruam deri në vitin 1952 dhe më pas na lejuan të ktheheshim në Orosh. Babai Prenga, vuajti plot 20-vjet e katër ditë dënimin që ishte dhënë dhe pjesën më të madhe e kreu në burgun e Burrelit. Një nga të burgosurit që ka vuajtur bashkë me babanë në kampin e Thumanës, (Mark Alia nga Mamurrasi), më ka treguar se komandanti i atij kampi major Novruz Shehu, donte të ndërhynte tek Kadri Hazbiu dhe ta lironte Prengën, pasi ai u impononte respekt të gjithëve.
Kur u kthye nga Tirana, komandanti i kampit në prezencë të gjithë të dënuarve, i tha Prengës: “Sa të jetë kjo qeveri, ti nuk do të lirohesh. Ne e dimë se ti nuk ke bërë krime, por të mban brenda mbiemri që ke”. Pas atyre fjalëve, Prenga buzëqeshi dhe i’u përgjigj: ‘Këtë e di mirë, por mbiemrin e kam më të shtrenjtë se jetën, mor zotni major’. Pasi u lirua në vitin 1965, ai erdhi në Orosh, ku më 30 prill të vitit 1977, u arrestua përsëri dhe kreu edhe dhjetë vjet të tjera burg politik. Prenga u lirua nga burgu në vitin 1987, në moshën 74-vjeçare dhe nga vuajtjet e sëmundjet që kishte kaluar nëpër burgje, ai vdiq në tetorin e vitit 1992, pak kohë pasi ishte shembur regjimi komunist”, e përfundon rrëfimin e tij rreth historisë të dhimbshme të familjes, Filip Gjonmarkaj, një nga pinjollët e fundit të asaj shtëpie që rrjedh nga dera e kapidanit të Mirditës Gjon Marka Gjonit, e cila u masakrua në mënyrën më barbare nga regjimi komunist i Enver Hoxhës.
rrjedh nga “dera princerore”,,,ha ha ha po na cuditin, kriminelet e veriut rrjedhin nga “dere princerore” !
E kan zgjidhur thjesht,e quajne veten dere princerore.
Gallat behari
Te vjen për të vjedhe??? kure she disa terrorist komunista talibane flasin kote pa lidhje dhe komentone kote pa lidhje.. Po mose të kishine çën keta njerze dhe keto fise te mdha Shqiptare Katolike në veri të Shqiprise… NE sote nuke do kishime Shqiprie Fare.. Por veq Serbi dhe Turqi … po shkoni more Talibane komunista terrorist nga keni arrdhure se fara e jue kurre nuk do tritone per mbi Shqiptari dhe Arbri ju jeni Turqe muti talibane komunista terrorista…???????? rrofte flamuri i Gjergj Kastrijotit…. poshte Talibane komunista terrorista çë vrasin femi e gra
Disa Njerez mendojne se kur ke qene Antikomunist automatikisht hyn tek Pjesa Ideale, Pozitive, e mira e te mirave te Njerezimit…..
Te dashur ILUZUONISTE….Njerezimi ka qene , eshte dhe do te jete i ndare ne Njerez te mire e te keqinj , zemermedhenj e zemerngushte, te drejte e genjeshtare, te ndershem e maskarenj…….etj, etj, etj Epitete te tilla…………Ne cilat Shtete te Botes qe nuk e kane pare as ne Enderr Komunizmin nuk kane ndoshur apo edhe sot ndoshin POSHTERSI ?????????
Te pakten po mundoheni te krijoni nje histori, te shkruani dy rrjeshta per te persekutuarit.
Kujdes me faktet, se ato i dine te gjithe. Sidomos kur flisni kunder atyre qe ata kane vrare nen rregjimin fashist.
Kur genjeni, i humbni edhe ato vlera qe kane pasur.
Gjon mhakaringjoni ka bashkepunuar me italianet kunder shqiperise dun noi medalje nga meta kta? Enveri i denoi se kane vrare partizane.
Po çfarë lesh “princërore” dera Gjonmarkajve.
Dera e tyne i ka shërby turqëve, serbëve e komunistave, çdo rregjimi që ka kaluar në Shqipëri.
O Dash kokeloqja, boll se po na çan, trapin me keto histori qe germon ne arkivat e shtetit.
Nuk i intereson albanezeve se cfar pidh-motrash kane qene Markagjonet apo te tjere bashkepunetore te Zogut,fashizmit,Salibanizmit etc.
Debil,por ti nuk ke faj kur te lejojne qe te germosh si Tare ne filmin : “Perballimi “Ku i madhi i skenes dhe kinematografise shqipetare ,thote shprehjen lapidare”Germo Tare ,germo se qenin e ngordhur do te gjesh”
Pis njeri, shkruaj per hallet e popullit,qeverisjen dhe aktualitetin nese e quan vehten gazetar.
U a beri mire ai regjim se kini qene kriminele te tmershem
Po pse genjen o Kaloc?
Ne 1949 Aranit Cela nuk ka qene prokuror.
Perfito nga injoranca jone. Dhe nga fakti qe Mero te boton.
Mero,
Ç’janë këto shkrime për këta bajraktarë të urryer, bashkëpunëtorë të fashizmit e nazizmit, gjakatarë mizorë që s’kishin ndërgjegje kombëtare. Këta edhe Zogu i shtypi, kur deshën ta shpallnin Mirditën republikë!
Mos i jep hapësirë këtij Kaloshit, pinjoll tradhtarësh. Shkrimet e këtij u kusbtohen tradhtarëve, duke na i paraqitur si heronj!
Futja pordhës, kanë punuar me nazistët, natyrisht që përfunduan në burg. Mos donin gjë medalje?
Po krimineli i Gjirokastres kjofte largu Enver nga cila dere vjen ? Perse po çuditesh shoku hetues , ishte me te vertete dere princerore , e me tradita patriotike , e jo si komondanti juaj shpirterore kjofte largu , skizofreni narcisist , e gjakatare Enver halja …..
Osperma orthodokse greke.
Nuk jane krimindle verioret por jane patriote e atfhedashes
Prenga ka vdek 79 vjeç, për shkak të vuajtjeve nëpër burgje???
Është fat për ata që nuk kanë jetuar kohën e bajraktarëve dhe atë të komunistëve, që të kenë mundësinë të lexojnë memorje dhe kët Kaloçin, pasi edhe sikur të kishin paragjykime për ato periudha, sigurisht që do preferonin periudhën e komunistëve.
Gjonmarkajt nuk kane qene princer,por thjesht drejtues fisi ose krahine,per shkak te pasurise dhe te tradites,qe ndoshta,fiilimisht,eshte lidhur edhe me origjinen prej ndonje familjeje fisnike,per aq sa mund te flitet per fisnikeri ne Mirditen mesjetare.Ata,ashtu si prijesit e tjere te fiseve te Shqiperise sè Veriut,u quajten,u vlersuan dhe u pranuan nga pushtuesit dhe me pas edhe nga populli i krahinave,”kapidane”,qe nuk ishte veçse grada e kapitenit,ushtaraku qe drejton nje repart te vogel luftetaresh,aq sa nxirrte krahina e tyre dhe qe shkonte ne sherbim te sunduesve,pashallare,sulltane e te tjere pushtues kur u nevojiteshin e thirreshin,si “kapidan”ose kapiten Lleshi i Zi i Mirdites qe thone se vrau Marko Boçarin.Ku eshte princi ketu?Princat e rinj e fillojne sherbimin si togere e kapitene,por behen gjenerale,udheheqes ushtrie e mbreter,kurse kapidanet shqiptare apo te malesise per 500 vjet mbeten kapitene,sepse aq ishte statusi i tyre.Te mos themi,qe shpesh ata ishin edhe te pashkolle ose ta paarsimuar si duhet per rolin e tyre,deri nga vitet ’20 te shek XX.Kapidanet ishin edhe me poshte se bejleret,qe arrinin graden kolonel,gjeneral e me lart,por qe edhe ata ishin ne sherbim te Turqisè.Edhe pas shpalljes se Pavaresise e pane Shqiperine me shume si prone te tyre sesa si Atdhe,kuptohet,perveç Beut te Mire,Ismail Qemal Vlores,qe ndoqi rrugen e babait te tij Mahmut Beut dhe gjyshit Ismail Bej Vlores qe ishin udheheqes kryengritjesh te medha popullore shqiptare.
Ata,historikisht,qe nga pushtimi turk,nuk kane qene atdhetare,por lokaliste dhe u sherbyen atyre me besnikeri,perveç disa rasteve te veçanta.Kur u shpall Pavaresia e Shqiperise ata nuk ishin mbèshtetes konsekunte ose te vendosur te saj,perkundrazi flirtuan me kundershtaret e saj,veçanèrisht me serbet,duke luajtur rol perçares,ne baze te interesave te ndryshme perfshi edhe ato fetare,por duke pasur ne qender interesat e tyre te ngushta familjare,qe i mbulonin,ne rastin me te mire,me “ineresat”e Mirdites apo te krahinave te tjera te perkatesise.Per te ruajtur pushtetin dhe ndikimin e vet dhe,rrjedhimisht,edhe prapambetjen ne Mirdite e ne Veri bashkepunuan edhe me italianet dhe gjermanet gjate Luftes Il Boterore,perseri si percares fetare e krahinore.Prandaj edhe u denuan,me shume te drejte kapidanet Gjonmarkaj a Markagjone e kapidanet dge bashkepunetoret e bazifashizmit,si kudo ne Evrope.
Keta ishin kapidanet,te vetequajturit ose te ashtuquajturit princa te Mirdites,o Kaloç Kaqoli.Mos e shtrembero historine,o i paditur,sepse sado te perpiqesh ti,Urani,Çeloja dhe ai qe iku e kerkoi strehim,se ia harrova emrin.Megjithese te gjithe pa emra jeni,Anonime,si i thone ndryshe.Dhe keshtu do mbeteni,ju dhe heronjte tuaj,te cileve nuk do tu hiqet emri tradhetor,sepse e kane nenshkruar dhe vulosur vete.
Ky esht interpretimi i librave te shkruar para 1990s. Historia esht me e komplikuar se kaq.
Asnjihere historia nuk esht krejt e bardhe ose e zeze. Ajo ka nuancat e grihes disa her me te erreta dhe disa here me te hapta.
Ne duhet ti shohim gjerat nga pikveshtrime te ndryshme dhe ne kontekstin e kohes.
Patjeter qe keta njerez ben gabime por kishin edhe merita.
Padyshim qe Gjonmarkajt ishin dere e madhe dhe ishin bajrak, per kete edhe prinin ne lufte.
Ajo cfar duhet te bejme esht te kuptojme mire se si dhe pse ndodhi dhe pastaj te nxjerrim mesimet dhe te kalojm te brezat nji histori pa pasione e pragmatiste. Kjo do te ishte detyra jon dhe nuk esht aspak e lehte.
Gjeneral pas luftes behen te gjith! ?
Pa na trego disa merita o Shkodrani1 Te paktem te dime se cfare te mira paskan bere ne veri!
Dash Kaqoli do te na tregoje qe kjo familje ka qene e nderuar ,duke harruar qe kane lene pas nje idiot nga fisi i tyre qe meriton te njejtin shperblim nje fare gomari qe ha neper studiot televizive e qe sot eshte edhe deputet,petagog e bene edhe ironi me ata qe nuk i zhduen si fare por i lane per ditet e sotme!Ndaj o Dashnor Kaqoli ka njerez akoma gjalle qe i dine bemat e Gjonmarkajve apo te Markagjoneve,ndaj mos u lodh kot sepse me teper e iriton kete popull edhe pse kane kaluar rreth 80 vite.
Se kush kane qene e jane gjonmarkajt me se miri i pasqyron Agron Gjonmarku .Ndaj nuk eshte nevoja te ishe zgjatur kaq shume sepse ata mund te kene reabilitim vetem tek ju Kaloshet e Mark Market e kerkund tjeter .
LAVDI vepres se atdhetarit me te madh shqiptar ENVER HOXHA.
Zana …po tallesh ti !!! Po thuaje kete shprehje tek artikulli mbi Kadri Hazbiun e Mehmet Shehun ! ja po ta kujtoj ! Lavdi vepres se atdhetarit me te madh shqiptar Enver Hoxha qe vrau komuniste me shume se do kish vrare cdo antikomunist ! Edhe ky Markagjoni po te ishte !..tung
Nga vuajtjet e tmerrshme dhe semundjet qe kishte marr ne burgjet komuniste ai vdiq ne moshen 79 vjeçare!!!!
Po qe jeni debila fare, po fare-fare o Ka-loqer!