Nga Pirro Ahmetaj*
Sigurisht, i kam ndjekur me vëmendje shtesë zhvillimet, vlerësimet, skenarët e kërcënimeve, kundërshtitë dhe dakordësitë strategjike të institucioneve, aktorëve, instituteve, forumeve dhe ekspertëve në Washington DC, Bruksel, New York, e gjetkë mbi gjendjen dhe perspektivën e Afganistanit!
Bashkëlidhur po ndaj intervistën e fundit të një mendje brilante në fushën e sigurisë globale, Admiral Stavridis, ish-Komandant Suprem i NATO-s, për/me të cilin kam patur privilegj të punoj (2009-2013) !
https://www.msnbc.com/the-sunday-show/watch/admiral-stavridis-speaks-on-kabul-collapsing-to-taliban-118745157591 ose e scriptuar:
Lexuar këtë, e gjej pa vend fare që t’i “ti mësoj babait arat“, për më tepër që për vendet e vogla dhe çështjet me impakte globale, “të dëgjuarit dhe heshtjen” i çmoj dhe këshilloj si arsye racionale zyrtare dhe individuale!
Ndërkohē që bota mbarë po ndjek e shokuar, ore pas ore në 3D zhvillimet në Afganistan, e çmoj po ashtu si protagonizëm cinik për cilindo që “gjetën rastin të shfryjnë mllefin për humbjen dhe dështimet e turpshme të imperializmit Amerikan” apo të tjerë të gjithëditur, që japin mendje si duhet të sillen SHBA, NATO, UN, BE, Rusia, Kina, veçmas ose së bashku për të ardhmen e sistemit global të sigurisë!
Si një ekpert modest për SK dhe NATO-n besoj edhe më fortë, se për rrethanat shtesë, nuk ka asnjë zgjidhje tjetër për Shqipērinë zyrtare, përveçse të garantojë: “kohezion, solidaritet, mbështetje dhe kontribute të pakushtëzuara kur vjen puna te interesat gjeopolitike në raport me USA, NATO-n dhe UN”!
Kështu, përveç protagonizmit politik të panevojshëm të Kryemistrit, përtej oshilacioneve të mavro-Kryetarit pa asnjë fitore të vetme në 8 vjet, apo sindromës së kamikazëve pas karrigeve të pushteteve: “vendimin e qeverisë Rama për mikpritjen e afganëve të kërcënuar nga talibanët, nuk e gjej as si gjest i fisnikërisë apo autolëvdata si këto, por vetëm në përmbushje të DETYRËS KOMBËTARE për të ndarë barrën dhe marrë përsipër përgjegjësitë në raport me SHBA, NATO-n si dhe e gjej njē mundësi shumë e mirë që kjo detyrë shtëpie, korespondon si mesazh para uljes në karrigen e Këshillit të Sigurimit në UN!
Nga ana tjetër, në gjykimin tim, kur vjen fjala te sistemi, faktorët dhe aktorët e sigurisë globale: “USA, NATO, UN, BE, AU, etj nuk janë as organizma bamirësie as xhandarmëri ndërkombëtare por sinergji vlerash, rregullash, angazhimesh, kapacitetesh dhe detyrimesh për të reaguar në mënyrë kolektive ndaj kërcënimeve dhe interesave të përbashkëta!
Thënë sa më lartë, si mesazh për kopenë e donkishotëve të sëmurë nga egocentrizmi i pushtetit, apo për audiencë globale si dhe ushtrinë e listës së pagatorëve të gjithëditur, i lutem Zotit «të na mbyll gojën të mos flasim kur nuk kemi çfarë të themi…”!
Kthimi si 20 vjet më parë i regjimit të Talibanëve, nën drejtimin e liderit suprem Akhundzada si dhe zëvendësit Yaqoob (djali i themeluesit të Talibanëve, Mulla Omar), është këmban alarmi, që sigurisht do të krijojë një «Erë të Re» të standarteve të sigurisë jo vetëm në Afganistan dhe për rajonin e trazuar, por do t’i shkundi gjithë mekanizmat e sigurisë, pasi: ” Liria nuk dhurohet përgjithmonë, por mbetet para se gjithash sfidë, mision dhe përgjegjësi Kombëtare”!
Në përmbledhje sa sipërpërmendur, shpresoj, uroj dhe lutem që populli Afgan të gjej dritën e arsyes si dhe në emër të Zotit të shmangë vëllavrasjen dhe të vendosi paqen në themelet e ardhmërisë së kombit të tyre të masakruar dhe martirizuar për interesa të të tjerëve, nga vetëvetja dhe jo vetëm.
Shqipërisë po ashtu, do t’i duhet të përmirësojë më tej instrumentat dhe më posaçërisht aftësitë e kapaciteteve të Sigurisë Kombëtare si dhe për përmbushjen e detyrimeve ndaj USA, Rajonit, NATO, BE dhe UN!
*Gjeneral
e deshet shqiperine si gjithe europa ashtu do tu bejne, do zvendesoheni do beheni vend multikultural, shqiptaret i perzene tani po u bien afgan sirian bangladesh, do ju japin pashaporte shqiptare , si kudo ne europe, ku europianet vendas po pakesohen dhe po zvendesohen nga afrikan aziatik etj, nuk eshte konspiracion tani eshte fakt, cdo gje duket qarte, lexoni rrjetet ruse sllave apo, mbas 30 vjetve do luftojme ne shqiperi me afgan e sirian thone qeshin tallen,eshte ceshtje kohe qe ballkani te jete i yni, perendimi po bie, kurse per perendimin shkojne me larg, thone mbas 40 viteve sdo kete me europe qe ta ne rezistoje sepse do jete europe miltikulturale me lloj lloj rracash dhe e dobet, sepse poppullsia europiane shumica do jete me origjine afrikane dhe aziatike, rusia dhe vendet sllave e shikojne kete pune me plan afagjat, lexoni mendimet se cfare shkruajne, dhe se kane keq se gjithcka po thone po realizohet
Turkotsam i piset,hiqe ate emer Pyrro,se e qelb……Hasan Mohamed!
Sa per ndihmen e Albanistan ndaj NATO apo USA te kujton istorine me milingonen qe kur e pyeten se :
– perse po nxiton kaq shume !?
Ajo u pergjigj:
-po shkoj te jap gjak se miku im elefant eshte ne nevoje…..!
Ke ndonje ide ,por si i vonuar,akoma nuk ke mesuar te shkruash sakte ne shqip,qofte nga pikpamja drejteshkrimore ,qofte ne lidhjen kuptimore te fjalive.
Pirro…ka mbaruar koha e amatoreve…