Sarajet

17 Gusht 2021, 11:56Blog TEMA

Nga Artan Lame

Që dje në mesnatë kam ndjekur me shumë shqetësim ngjarjen e rënies së zjarrit tek godina historike e Sarajeve në qendër të Tiranës. Më komunikuan veprimtarë të shoqërisë civile, më kontaktuan gazatarë të cilët dëshironin të dinin më shumë rreth situatës në atë objekt. Kjo gjë që dje natën, por edhe sot gjatë paradites.

Sot paradite po ndjek mediat dhe shoh të bëhen lloj-lloj interpretimesh, të cilat jam i prirur të besoj se bëhen me shqetësimin e përbashkët për mbijetesën e atij monumenti të çmuar.

Që përpara rreth dy vjetësh, kur planifikoheshin projektet në kuadër të 100-vjetorit të Tiranës kryeqytet, m’u kërkua mendim nga Bashkia Tiranë për disa objekte që mund të shpronësoheshin për t’u vënë në dispozicion të qytetit si destinacione kulturore.

Pa dashur të nxjerr sekrete të tjera, midis tyre ishte edhe objekti i njohur si Sarajet. I thashë Erionit që isha shumë entuziast për atë gjë dhe se isha gati për çdo kontribut që do kishin nevojë për t’i dhënë udhë këtij projekti.

Më pas, Bashkia së bashku me Qeverinë, filluan procedurat aspak të lehta për shpronësimin e kësaj godine. Them “aspak të lehta” se pronarët e godinës nuk besoj se do të ishin të kënaqur nga kjo zgjidhje.

Ata do të kishin dashur që aty të ndërtohej dhe, fitimi që do të nxirrnin nga ndërtimi, ishte shumë më i madh sesa paratë që do të merrnin nga shpronësimi. E drejtë e tyre kjo, por nga ana tjetër edhe shoqëria ka të drejtën e ruajtjes së kujtesës historike.

Procedurat e shpronësimit, me sa jam në dijeni, janë në fazën e përmbylljes së tyre dhe ndoshta nga dikush mundësia e djegjes është parë si mundësi të fundit për t’a ndërprerë këtë proces. Them “nga ndokush” pasi ajo godinë (si shumica e pronave të vjetra shqiptare) ka një mori bashkëpronarësh, ndër të cilët ka edhe nga ata që do të donin që trashëgimia e të parëve të tyre të përjetësohej në shërbim të qytetit, por ka edhe të tjerë që nuk bëhen merak për këtë, por do donin që të merrnin pjesën e tyre në një ndërtim hipotetik.

Nuk më takon mua t’i vë gishtin kujt për këtë, por me bindje them se në këtë rast (dhe të paktën për dy godina të tjera, që po ja lë kryeministrit dhe kryetarit të Bashkisë kënaqësinë t’i bëjnë publike) Bashkia dhe Qeveria kanë bashkëpunuar për t’ia siguruar qytetit si objekte kulturore.

Meqenëse Zoti në qiell dhe zjarrfikset në tokë, ja dolën t’a shpëtojnë godinën e Sarajeve, tani s’na mbetet veç të mendojmë se çfarë duhet ndrequr në dispozitat e ligjit të Trashëgimisë Kulturore, që të shkurajohen në të ardhmen ata që përpiqen t’i zgjidhin me pishtar në dorë problemet midis të drejtave të pronësisë dhe të drejtave të shqiptarëve për të patrur kujtesë historike.

Pak histori

Godina ka qenë ndërtuar në gjysmën e dytë të shek. XIX nga familjet feudale të Tiranës, në kuadër të gjithë kompleksit të banimit sinjoril në zonën e Kalasë së Tiranës.

Në vitet e Luftës I Botërore, godina u rekuizua nga ushtria austro-hungareze, që vendosi aty një pjesë të trupave të saj.

Më pas, në vitet ’20, me vendosjen e mardhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara, godina u kthye në seli e Legatës Amerikane, në pritje të ndërtimit të selisë së re që kanë edhe sot.

Pas largimit të amerikanëve, godina shërbeu në funksion të Bibliotekës Kombëtare, nga vitet ‘30 deri rreth vitit 1955.

Më pas, në fillim të viteve ‘70 në atë godinë u vendos Instituti i Monumenteve të Kulturës, i cili qëndroi aty deri në vitin 2001, kohë në të cilën me vendim gjykate dhe vendim të kthimit të pronave, Instituti u nxorr për zhelesh jashtë, për t’ia kthyer godinën ish pronarëve. Do kishte qenë e udhës që shteti t’i kishte shpronësuar që në atë kohë pronarët, por kjo nuk u bë.

Më pas, për disa vjet godina hyri në udhën e degradimit, proces i cili u ndërpre për disa vjet nga një sipërmarës shqiptar, i cili e mori me qera nga pronarët dhe e ktheu në restorant. Mbaj mend që në atë kohë më ka thirur ky biznesmen mua dhe Tan Shkrelin dhe i dhamë disa ide për mënyrën e restaurimit. Madje edhe emrin që e njohin sot të gjithë, Sarajet, ja propozuam ne.

Më pas, ndoshta nga mosmarrveshjet midis pronarëve, ky biznesmen u largua dhe objekti hyri sërisht në rrugën e degradimit dhe ëndrave me pishtar, nga e cila besoj se do të dalë përfundimisht këto ditë me përfundimin e procedurave të shpronësimit.

36 komente në “Sarajet”

  1. PRA ESHTE PASURI KU KA PJESE DHE PRESIDENT PANOLINA.
    PO SU NGOPEN NJE HERE MORE ZUZAR
    PO NUK THONE KOT SE AI QE KA SKA TE NGOPUR

    1. Enis says:

      Ndaj trashegimia duhet te hiqet me ligj. Ata qe e kane ate prone trashegimi s’kane asnje kontribut ne ate godine. Duhet te behet si vende te perparuar si Suedi e ‘Japoni, qe trashgimtari po se perdori i shkon direkte shtetit.

      1. E jema e Zeqos ne maje te thanes says:

        Ti ate shtepine e dyte qe s’e persor falja lames

      2. ben says:

        Talebanet e kuq te shqiperise. Perfshire dhe kete hajudin e pronave jargavitjen e rames Lamen.
        1. Ne shqiperi lejet e ndertimit I jep bashkia. Ne kete rast bashkia Tirane. Dhe nese zjarri eshte I qellimshem , ai qe e ka vene ka pasur OK e bashkise se do ndertohet.
        2. Shpronesimi per arsye te tilla ,trashegimia kulturore etj , shteti dhe kombi paguan nese ka aq vlere dhe e paguan me vleren e tregut. Sepse ju talebanet e kuq e shtetezoni njehere pastaj e digjni tia jepi Fushes me shoke.

      3. j says:

        Se ju jeni delenxhi brekgrisur,nuk jua ka fajin njeri.
        Prona shitet apo trashëgohet. Sekuestrimin e bëjnë diktaturat dhe tiranitë.
        Sekuestrohen pronat e metës,berishës dhe ramës qe dihet se ja kanë vjedhur popullit.

    2. Operacioni Zjarri says:

      Po pse çfare prisni ju qe ca te rrine e te shohin se si ca te tjere marrin leje per te ndertuar nga 40 kate pallat ne prona shteterore. Faji esht i plehrave te rilindjes qe e shkaterruan Tiranen me kulla pa mbarim. Ketu tek ne u krijua ideja se po te kesh prone mund ta zhvillosh si te te doje qejfi. Imagjino si mund te reagoje pronari kur shikon qe nje fshatar qe ka firme ndertimi mund te ndertije ne prone shteterore se i jep leje rilindja kurse pronari i vertete nuk ben dot asgje me pronen e tij po nuk beri kompromis me Rulindjen

      1. nn says:

        Ia fute pak kot – mund te kesh shume pakenaqesi me Rilindjen, por ketu nuk hyn fare kjo pune

        1. Operacioni Zjarri says:

          Pyet pak pronarin tek ish bar sahati se te sqaron ai per rilindjen

    3. Like floriri says:

      Mjaft o Tani se u bete te neveritshem. Cfare mut shteti qenka ky qe nuk bleka dot pese godina historike??? Nese jeni te pazote pirdhuni nga postet e te vijne njerez me kurajo. Po ju eshte zbutur prapanica nga kolltuqet e ju jane zene syte nga parate. Hipokrite!!!

    4. k says:

      Shtet hajdut dhe i degjeneruar.
      Kur bähet fjalë per probat e tjerëve ,befas bëheni mbrojtës të “kulturës” dhe traditës.
      E shkatërruat qytetin bashkë me ata barbarët shpellarë (janë te justifikuar nga injoranca),duke ndërtuar pas xhamisë,
      sahatit dhe gjithshkaje të shpëtuar nga e kaluara.
      Shembni edhe sarajet ose shtetzoini duke i paguar me vlerat e vërteta dhe bini rehat.

  2. duaje says:

    Tan lame, tan shkreli, dicka keni bere, rast pas rasti.

  3. Luli says:

    Ke te drejte. Po njerzve u jane errur syte, duan vetem leke. Kultura eshte ende larg nesh, dicka qe se kuptojme akoma. Prandaj ky vend u mbush me godina te pabanushme, te larta dhe ngjeshur me njera tjetren, pa hapsira, pa mjedise argetuse. Shemtira.

  4. Vrana says:

    Ne te semes vafshin pronaret dhe sarajet. Na plasi se u dogjen Sarajet.

  5. Taulant says:

    Ruani kullen e sahatit sepse Rama&Veliaj do ta spostojn ne Laprak.
    Keta TAlibaner kane vendosur te shkaterrojn gjithcka historike vetem per te ndertuar kulla.
    Nuk e keni pare tani sheshin si eshte katandisur.
    Mbi Sahat po ndertohet nje kulle .
    Vitin tjeter edhe kulla e sahatit do te hiqet e do shkoj ne Laprak per te ndertuar nje tjeter kulle.
    Babezia nuk ka fund .

    1. Non Grata says:

      O Taleban apo Taulant si e ke ti. Po ta kuptosh ti ktu po thuhet qe pronaret (te partise tate, sigurisht) po kerkojne ti shembin Sarajet per te bere kulla dhe eshte Rama&Veliaj qe s’po ja bi mbare. Po ti sic duket je nga ato kukllat e kurdisura te Vicidolsit qe do vetem kuptosh ate qe te ka zemreku. Yt fare e keqe.

      1. Taulant says:

        O debil por si mund te ndertosh kulla pa marre leje ?
        Vjet u dogjen dy shtepi tek sahati dhe veliaj dha menjeher leje per ndertim te kulles.
        Fatkeqesisht nuk shqetesohemi nga djegja por cfare ndodh mbas djegjes sepse mafia shteterore e jep me kollaj lejen per pallate.

  6. Cfare trashgimije na kane lene halldupet e fevzos says:

    Me i pasuri i turkoshakeve na ka lene trashgimi ca ndertesa me dru si kasolle ku luigji 14 te apo mbreterit angleze apo gjermane apo savojat e italise e deri te romanovet,nuk do preferonin te futnin edhe kuajt.
    Keta jane feudalet injorant qe i lepiheshin turqeve per nje cope tapi dhe shfrytezonin bujkrobrit

    1. kumlla says:

      keto jane kushtet ndaj te cilave duhet te pershtatemi. madje ke njerez qe akoma dhe sot po lusin te bejne jeten e kalit te luigjit 14 apo peles se ndonjerit prej careve te rusise.
      pertej shakave,po na krahason me monarki te konsoliduara, te cilat ne momente te caktuara te historise, secila nga ato qe permende ka qene me e pasura e botes te pakten 1 here. anglia, si monarkia me e vjeter ka 1000 vjet. aristokracia e saj po ashtu eshte konsoliduar nder shekuj. nuk mund te krahasosh shqiperine me vende te cilat nuk jane pushtuar ndonjehere, por perkundrazi kane qene vazhdimisht ne perpjekje per te shtrire sundimin e tyre sa me gjere.
      2300 vitet e fundit ne mezi numerojme 100 vjet paqe. aristokracia eshte nderruar me cikle te shkurtra, here ne varesi te pushtuesit, here nga pazotesia e “aristokrateve” per tju pershtatur rrethanave dhe nevojave te kohes. nuk ke asnje familje qe ti dije ku i ka rrenjet para 500 vitesh, se spo shkojme me tutje se sdo na pelqeje pergjigjja. prandaj cmund te presesh nga “aristokrate” 200 vjecare? mire dhe kaq.

  7. Durrsaku says:

    SARAJET.Yt turk di merda.Nuk kemi fjal shqip?Nuk mund ti themi pronat.Pronat e nje i basdardi kane djegur mir ja kan bo.Turq shkerdhta.

  8. Patronazhisti says:

    Artalebani Lame dhe Artaleban Shkreli perfaqesojne banden me kriminale per monumentet e trashegimise kulturore. Nga kalaja e Petreles, Lekursit e deri tek prishja e stadiumit , teatrit ky duet palaçosh qe ju mbahet goja kane format edhe kontributin e tyre. Në cdo monument te shkateruar djegur keta jane “hijet” e skenarit shkaterues. Hajdutet e cdo arkive apo muzeu. Te pa nginjur. Hije te Rames qe nje dite do ti paguajne nje per nje. Mos I genjeje mendja se do shpetojne. Mero nese censuron perseri vfc.

  9. Patronazhisti says:

    Artalebani Lame dhe Artaleban Shkreli perfaqesojne banden me kriminale per monumentet e trashegimise kulturore. Nga kalaja e Petreles, Lekursit e deri tek prishja e stadiumit , teatrit ky duet palaçosh qe ju mbahet goja kane firmat edhe kontributin e tyre. Në cdo monument te shkateruar djegur keta jane “hijet” e skenarit shkaterues. Hajdutet e cdo arkive apo muzeu. Te pa nginjur. Hije te Rames qe nje dite do ti paguajne nje per nje. Mos I genjeje mendja se do shpetojne. Mero nese censuron perseri vfc.

    1. Thoni te verteten! says:

      Po ku ka lidhje trashegimia kulturore me ty o Tan Lame, apo me Tan Shkrelin. Megjithese je koleksionist i zoti dhe ke njohuri te mira historike e kulturore (megjithese pak si shume turkoshak), pushteti ta ka erresuar arsyen e logjiken. Po ku doni t’ja dini juve per trashegimi kulturore! Ndryshe ke folur kur ishe ne opozite, e ndryshe tani! Njeriu i ditur mban gjithmone te njejtin qendrim! Po te mos ishte ideja e kullave, nuk do te ishte prishur Teatri. E nuk do ti vihej zjarr kesaj godine, nga si thoni ju nga pronaret (turp per ty qe vazhdon i quan “ish pronare”, apo nga qe je i ngarkuar me legalizimin e prones se vjedhur), nga ata qe duan te ndertojne, nga ata qe duan ta tjetersojne duke e shtetezuar (e pasi t’u paguajne ca leke pronareve, e nxjerin si te pavlefshme me ndonje VKM, apo ja kalojne Bashkise, e me pas e ble ndonje si puna jote), apo nga keta te Bashkise qe iu “dhimbset” trashegimia kulturore. Mund te me thuash se c’pune ka bashkia me truallet e institucioneve kombetare? Po me Universitetin e Mjekesise, te cilit diten me diell iu morr nje pjese e oborrit, c’pune ka Bashkia? Apo edhe Universiteti varet nga Bashkia e Tiranes? Po ju, e ata para jush (ne kete pike jeni njelloj) prishet cdo gje qe kishte lidhje me historine e ketij vendi, qe nga kalate prehistorike e mesjetare e cdo ndertese te vjeter qe kishte sadopak histori. Turp! Detyra juaj (jo jotja se ty te mjafton legalizimi, por e Ministrise se Kultures, nqs ka me te vertete nje te tille) eshte te krijoni plane te qarta e te sakta per ruajtjen e restaurimin e cdo objekti qe ka lidhje me historine, qytetarine, zakonet etj., te ketij vendi. Dhe pronat kur te mendoni per ti shtetezuar, paguajini me vleren e tyre te vertete, qe te mos ndodhin keto qe po ndodhin perdite e qe perbejne turp kombetar.

  10. Entoni says:

    Po mire po “teatri” pse nuk klasifikohet tek monumentet e kultures ndersa Sarajet (qe kane qene edhe lokal) klasifikohet si i tille.

    Nje cdo gje qe shkelqen eshte flori. Mire pronaret qe duan ta bejne pallat po shteti per cfare arsye kerkon ta shpronesoje???

    Lejen per tu bere pallat ose jo e ka ne dore Kryetari i Bashkise. Per se trembet Erjoni edhe kerkon te shpronesoje pronaret.

    Nje keshille per pronaret. Behuni bashke edhe arrini kompromisin me Erjon Betonin se ndryshe do bridhni gjyqeve edhe nuk do gezoni gje nga ajo prone…

    Kam kaluar edhe vete te njetin kalvar me dy prona te trasheguara ne Tirane. Prona te pastra me hipoteke qe nga koha e Enverit. Me rrethuan peshkaqenet e Bashkise edhe Rilindjes. U detyrova te beja kompromis edhe ti falja gjysmen e prones. Akoma edhe sot mendoj qe kam marre vendimin e duhur

  11. Pilo Lala says:

    Ministria e Kultures te beje procedurat e veta per kete objekt.
    Kur nje objekt vleresohet Landmarg (Ndertese Historike), edhe po te digjet me gjithe themele, do restaurohet ne ate pamje qe ka pasur, nuk do ndertohet gje tjeter.
    Ata pronare ta kuptojne mire qe mund ta mbajne ndertesen, por nuk mund ti ndryshojne pamjen, funksionin edhe mundet.
    Kur pronaret tu sqarohen mundesite qe kane, atehere ata do pranojne te negociojne me privatin, apo me shtetin, kush do kete oferten me te mire.
    Sepse nje ndertese eshte e ruajtur nga Shteti, nuk do te thote qe eshte ne pronesi te shtetit, por pronari eshte i detyruar te ruaj pamjen e saj.

  12. sot says:

    Shtrohet pyetja perse pronaret arrijne ti vene zjarrin proves tyre ? Sepse shteti do ti shpronesoje me pak leke. Pra pronaret sipad Lames duhet ta japin pronen per tu kenaqur qytetaret ndersa lejet e ndertimit per pallate shume kateshe jepen diku tjeter. Pra disa duhet te sakrifikohen ne emer te trashegise dhe disa te pasurohen. Perse shteti nuk I shproneson apo kompenson ne menyre qe edhe pronaret te jene te kenaqur. Nese pronaret vendosin dk ta djegin ndertesen dhe shume mire bejne.

  13. Taulant says:

    Nuk arrij te kuptoj mentalitetin qe kam nje prone (nje shtepi te vjeter) ne Tirane,Durres,Vlore apo gjetk dhe e prish per pallat.
    Aty ku deri dje ishte nje shtepi 1 kateshe apo 2 kateshe sot ndertohet nje kulle 30 kateshe.
    Kjo gje ndodh vetem ne Shqiperi (mbas vitit 1992) sepse shteti dhe bashkite ndertojn pa planimetri.
    Si thoshte Max Veloja te varfer jane gjysma e botes por nuk ju jane sulur kryeqyteteve e qyteteve per te ndertuar kasolle.

  14. LSI = HAJDUTËRI , CRIME , NARCO-KOKAINE , BABËZI dhe PLAÇKITJE says:

    ZJARRÉVÈNÈSI èshtè Bujar Nishani MUSTAQEMIU , dhe HAJDUTI GRABITQAR dhe PLAÇKITÈSI KANIBAL i PD KORRUPSIONIT , NARKO-TRAFIKUT dhe VRASÈSVE me PAGESÈ !! Kurse Artan Lame duhet tè HESHTI dhe MOS ja PAFSHIM SURRATIN HAJDUT bashkè me NDYRÈSIRÈN dhe FUNDÈRRINÈN tjetèr tè URRYER Tan Shkrelin e ZI (VJERRIN e JEVGJITIT Belind Kèrriçi) i PD KRIMIT , qè mezi pret si URRITH qè PD tè vij nè PUSHT-et , dhe tè PLAÇKISI ZYRAT e SHTETIT !! KÈTA janè FUNDÈRRINAT dhe FEKALET e URRYERA tè Politikès KRIMINALE 30 VJEÇARE tè PD , PS , LSI , PR etj etj etj etj

  15. Dardan says:

    Keta Rilindasit pseudo socialiste e progresiste jane manipulatoret me te sofistikuar te mendjes se ketij populli qe i beson e i voton. Ketij zoterise Lame i haka shume meraku per trashegimine kulturore te asaj godine ne Tirane. Po per trashegimite kulrueore 2500 vjeçare qe jane groposur e betonizuar nen themelet e pallateve e rikonstruksioneve monstruoze te Durresit me lejen e kryetarit te bashkise dhe nen pelqimin e shefit te partise se tij nuk i ve re e si shkon ne mend te thote 2 fjale.

  16. Taulant says:

    Nuk e dija qe Artan Shkreli eshte vjerri i Belind Kellicit .

  17. Kosovari says:

    E njejta gje ne Vlore dhe Korce ne zonat historike ku godina rrine bosh nuk perdoren sepse pronaret nuk merren vesh me njeri tjetrin.

    Pasi ju vune flaken pronave historike qe ti bejne pallate te nesermen cirren ne televizione e mediave sociale duke mallkuar qeverine dhe bashkine per betonin qe na mbyti.

  18. Ceni says:

    Ngjarje te tilla ku digjet ndertesa, kane ndodhur shume. U kane vene zjarrin vet ndertesave dhe pastaj bashkite u kane dhene leje ndertimi per pallate. Pse jo, kur njerez qe zbresin nga malet shkojme e zeme token e tjetrit dhe aty ndertojne. Pastaj shteti i legalizon dhe u jep dhe token rreth nderteses. Dhe pronari shikon cfare bejne dyndjet dhe si i ligjeron shteti. Kjo tregon raportin e shoqerise me pronen, vecanrisht me token, nje raport primitiv dhe i shemtuar. Kjo ka bere qe fushat dhe kodrat rreth qyteteve te mbushen me ndertime koti, konceptuar nga njerez pa dije dhe pa fuqi ndertimi, qe shume shpejt jane kthyer ne geto. Dhe perseri ne nuk nxjerrim mesime. Ka vende ku toka mbetet prone e shoqerise, ndertesa eshte prona jote, po toka jo. Sepse toka eshte e perjetshme. Ajo eshte e patundeshme dhe nuk duhet te keqtrajtohet apo te perjetsohet vetem nga ai qe e zuri i pari. Prandaj Sarajet mund tu jepen trashegimtarve, ta perdorin e mirembajne po pa e deformuar ate. Sot ne kemi ligje qe nuk ndryshon dot nje ballkon pa lejen e bashkise e jo me prishjen e nje ndertese dhe ndertimin atje te nje pallati. Njerez te cmendur.

  19. KADASTRA e SHTETIT nè RREZIK pèr 30 VITET e FUNDIT says:

    O Artan Lame PSE NUK ike pèr LESH KARI ti kur tè ZURI TARTAKUTI para 2 Vjetève , por i mbijetove si MUT MUTI TARTAKUTIT , pèr ta kthyer KADASTRÉN e SHTETIT nè ORGANIZATÈ MAFIOZE dhe BANDÈ KRIMINALE ????!!! E ke bèrè ÇAFTERRA KADASTRÈN e SHTETIT me lloj lloj KRIMESH , SHANTAZHE , GJOBA , FALLSIFIKIME , ASGJÈSIME DOKUMENTASH , TJETÈRSIME PRONASH dhe shumè MASKARALLIQE tè tjera !!!! Lame KURVA MOS dil me “FLETÈ RRUFE” dhe tè LUTEM MOS e NXIRR mè SUREATIN e FÈLLIUR nè EKRAN , sepse je KRIMINEL GRABITQAR ZUZAR HAJDUT GJOBAXHI dhe FUNDÉRRINÈ
    SPAK tè ARRESTOJÈ KOKÈN E KRIMIT dhe tè KORRUPSIONIT Artan Lame ⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖??⚖⚖⚖⚖

  20. elidon says:

    po kur prishet ndertesen e hotel vollga ne tirane ose hotelin tjeter ish insig te viteve para luftes s ju duken histori?
    apo do ndertoje geci dhe leshi e preshi hotele sa me rujt leket ne formen e tyre te ngurte se kush do hyje e do dali ? keto qe shesin misra apo ne qe i blejme?
    hyt talebane

  21. Tutu says:

    Ky burre me fytyre kalamau… por me shpirt maskarau eshte ne banden e zjarrvenies te prones ne Shqiperi…

  22. tan says:

    Aq shume te qan zemra ty e vemje sa nuk guxon te permendesh pronaret bere nje ekspoze duke filluar XIX ,1920.1930 145 .1955 por sgucon te permendesh pronaret ti je bastardi mi ketij regjimi

  23. Zylo says:

    Lam Lam Lam , Ham Ham Ham , Gam Gam Gam , JE KOKA e KRIMIT dhe e ZHVATJES nè KADASTÈR Zoti LAM , dhe PAMFLETI tè ka KAPUR me PRESH nè DORÈ Zoti HAJDUT LAM ! ! Lèri dènglat dhe dèrrdèllisjet O Lame LAVIRJA , por LUFTO KORRUPSIONIN , ZHVATJEN , HAJDUTÈRINÈ dhe KRIMIN brenda KADASTRÈS , JO me LEHJE dhe me PAÇAVURE SHKRIME kèrkon tju hedhèsh “HI ??????????????????????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje