Nga Ben Andoni
Kombi shqiptar është i vogël dhe i ndarë në dy shtete primare, plus edhe në një tjetër me fuqi shtetformuese, si edhe pakicë në dy shtete të tjera. Kujdesi për sovranitetin e saj ka qenë dhe mbetet i lidhur me fatet e SHBA-së, aleatin e madh strategjik sidomos në Kosovë. Por rënia e Afganistanit po riformaton mendimin që sot kemi për Perëndimin dhe mbi të gjitha sigurinë e sovranitetit ndaj një ombrelle më të fuqishme, si ajo amerikane për ne. Lindja me sa duket e ka të vështirë të integrohet me Perëndimin.
Politologu Ivan Krastev dhe kolegu i tij Holmes do e tregonin kështu zhgënjimin e parashikuar pak vite më parë:“Duke festuar para kohe integrimin e Lindjes në Perëndim, vëzhguesit e interesuar përfundimisht kuptuan se spektakli para tyre nuk po luhej fare ashtu siç pritej”, shprehen ata në një artikull. Në fakt, Lindja dhe bashkë me të edhe Evropa e Lindjes po i asimilon me shumë problematika ose pa fare rezultat mësimet demokratike të Perëndimit. Hungaria, Çekia dhe sidomos Polonia na e kanë dhënë mësimin në çdo hap, teksa shpesh e kanë vendosur në qerthull politikën e kontinentit.
Por sensi ynë këtu lidhet me sovranitetin. A do mundet Shqipëria dhe Kosova, edhe në të ardhmen, të flenë mbi dafina duke besuar verbërisht se: në të gjithë ecurinë e tyre do të kenë në krah aleatin strategjik Shtetet e Bashkuara?! Pak kohë më parë, një analist i njohur amerikan, kur flitej për reagimin jo të përshtatshëm të qeverisë kosovare, do e kthente me cinizëm se: SHBA edhe mund ta mendojë largimin nga baza e Bondsteel në afërsi të Ferizaj!!
Në fakt, kjo thënie e nxituar lidhet me atë që pak ditë më parë, do e shprehte ndryshe një autor në Bloomberg, ku tërheqjen e forcave të Aleancës nga Afganistani do e quante as më shumë e as më pak si: një dështim masiv intelektual, që ai e lidhte edhe me Irakun. Dhe, ndërkohë hidhte idenë se: këto fiasko tmerrësisht të kushtueshme mund të ishin shmangur nga një klimë më pak konformiste e opinionit dhe një hapje ndaj pikëpamjeve të kundërta, përfshirë, më e rëndësishmja, vetë afganët. Me pak, fjalë më shumë diskurs në vend të tollovisë.
Po a kërcënohet realisht sovraniteti ynë? Dhe, a duhet të kemi debate realisht konstruktive, lidhur me sovranitetin?! Duhet të jemi të qartë lidhur me konjukturat e ndryshueshme të Fuqive të Mëdha, vendet e vogla si Shqipëria dhe Kosova duhet të jenë vazhdimisht të kujdesshme. Koncepti vestfalian i sovranitetit i përket historisë, ndërsa tani është koha e një moderniteti të lëngët, ku konjukturat ndryshojnë në çdo moment. “Kombi i vogël, -shkruan Kundera në ‘Tragjedia e vendeve të Evropës Qendrore’ – është ai komb ekzistenca e të cilit mund të vihet në pikëpyetje në çdo moment; një komb i vogël mund të zhduket dhe ai është i ndërgjegjshëm për këtë”.
Ashtu si po vinë konjukturat dhe mënyra sesi SHBA po e ndërton politikën e saj duhet t’i bëjë dy vendet tona që ta lënë mënjanë sherrnajën për pozitën e liderit Rama-Kurti dhe të përgatiten të bëjnë një politikë gati të përbashkët sa i përket sovranitetit. Qesëndia e thartë e Kurtit dhe ironia therëse e Ramës janë shumë pak para sfidave të historisë, ashtu edhe neutraliteti që gjoja na paraqesin sllavët serbë, si një nga drejtimet e tyre të politikës së jashtme. Armatimi dhe lëvizjet e tjera ushtarake të Beogradit tregojnë një komshillëk tejet të ngatërruar dhe ndaj për këtë fakt burokratët e dy vendeve duhet të mendojnë mirë.
Tek e fundit, sovraniteti e ka një kërcënues dhe ai përbën rrezikun nga jashtë, ashtu si historia dhe realiteti na mësojnë se shqiptarët janë e do mbeten vazhdimisht të kërcënuar prej së jashtmi. Më së shumti nga përçarja e tyre gjenetike, por aspak më pak nga diskursi i të gjithë niveleve të politikës sllave.
Duhet të pranojmë se: pas Afganistanit, realitetet nuk do të jenë si më parë. Vetë NATO s’është më si më parë, ku kontradiktat acarohen me përfaqësues të ashpër si Turqia, që nuk është habi ndonjë ditë të largohet apo me karshillëqet e shpeshta cinike të anëtarëve të saj për njëri-tjetrin. E megjithatë, edhe pse koha jonë i ka dhënë disi të drejtë Aleancave, që janë një forcë për të përballur kërcënimet globale, në rastin e shqiptarëve me një histori aq të përzier dhe me aleatë strategjikë, me të cilët janë ndarë sistematikisht keqazi, duhen mprehur shqisat. Jo se në integrimin e plotë në NATO, Shqipëria duhet dhe është angazhuar të përmirësohet porse me ndryshimet e mëdha, duhet të mendojë për kapacitet e saj reale dhe të Kosovës për mbrojtje me forcat e veta. Me thjesht: A mundemi t’i përballim vetë agresorët? Një pyetje e vështirë dhe ende e largët, por që nuk është habi të kthehet në pyetje jetike pak kohë më vonë.
Kosovaret nuk kane arritur ta kuptojne se sa prane rikthimit te ushtrise serbe ne Kosove jane.Nqs Trump do kishte fituar zgjedhjet ai do te vazhdonte te zbatonte planet e Putnit.Afganistani nuk eshte shembulli i duhur.Kurdet e tradhetuar nga Trump jane shembulli me i mire.
Problem eshte se ne duhet te themi te verteten.. E verteta ështe se myslimanet në tersi ku do në bote nuk njofin kombe atdhe as ligje as nuk ndertone shtet ligjore kurre myslimane njofin veq fene korrupsjoni lidhjet shoqrore dhe familjare.. Ti nuk ke as nje shtet demokratike dhe te pasure në as nje vende të botes myslimane ose islamike…. Edhe Shqiprija dhe kosova po mose te kishte çen Amerika ose do ishem ber siq u ne 97 per çdo pale zgjedhjesh ose do kishem diktatore si Enver Hoxhen… Bota myslimane dhe mentaliteti i tyre barbare duhet te ndryshoje pare se te jet shume vine per njerzimin … Talibanet shqip foles si Sali Berisha ilir Meta Ramushe Haradinaj dhe Albin Kurti me shoke done me na çlirue nga (Amerikanet)
Shume mire z. Andoni qe beni nje artikull qe ti bej me shume te ndergjegjshem drejtuesit tane. Por te thuash qe ndikimi Amerikes po bie, konjukturat po ndryshojne apo mbeshtetja per Shqiptaret po bie.. eshte shume e gabuar. Dhe kete e verteton baza e re e sapo hapur Amerikane ne Kucove. E verteta eshte se Amerikanet sa vjen e po behen me praktike. Duke mos bere harxhime dollaresh te kota ne vende qe nuk i duan fare si Afganistani apo Iraku, kur perpara tyre po ngrihet nje rival me ekonomi vertete kercenuese si Kina. Investimet Amerikane po behen atje ku duhen dhe qe ka kthim mbrapsht te pasurive, vendeve teroriste ja derguan mesazhin keto 20 vjet qe edhe nqs na sulmoni terthorazi ne ju sulmojm hapur pa e vrare mendjen per harxhimet. Pastaj mos e vrisni mendjen per talebanet, Amerikanet i rregullojn mire punet e tyre – njerezit sot bertasin Vietnami Vietnami. Vietnami so eshte ne aleance me Ameriken ku der Kines qe ne lufte ishte krejt e kunderta, dhe ishte nje nga shtetet e para komuniste qe hapi McDonalds ne vendin e tyre.
Keshtu qe ju analistet duhet te jeni pak me analizues dhe nuk ka pse tju kapi paniku i ngjarjeve te fundit apo pritshmeria se duhet te kemi se zben nje opinion perte the e. Nqs nuk keni ndonje mendimi cilesor analitik me mire mos i shkruani fare.
Po karabush ,po mendon talibanin sali sheqere karaxhixhin apo like pordhen e kushtetutes se ata te sjellin sovranitetin
Ben Andoni me duket se po i jep te drejte thirrjes se Enver Hoxhes, per mbeshtetjen ne forcat e veta!?
Po ke plotesishte te drejte dhe me pare kam komentar te gazeta dita per kete problem.Te dy palet duhet te mendojne seriozisht per mbrojtjen. Edhe greku eshte anetare i natos , por shikoni se cpo bdn per mbrojtjen. Te mos harrojme rastin e traktatit te varshaves.
Kur shikon pamje të tilla nga Kabuli, gjumi me ëndrra të bukura se na mbron NATO, mund të kthehet në makth. Aleancat nuk janë të përjetshme. Këtë e dimë nga historia, por edhe nga politika pas 90. Traktati i Varshaves u shpërbë. Aleancat mes tribuve në Afrikën Veriore dhe Lindjen e mesme u kthyen në luftra . Po ashtu edhe vendet e Azisë së largët pësuan ndryshime konjukturash rajonale. Nuk është për të mos e marrë seriozisht. Asnjë nuk është në gjendje të parashikojë të ardhmen e aleancës së Atlantikut të Veriut në 10 – 20 vitet e ardhshme. Vetëm se vete gjuha ku dhemb dhëmbi. Pa kurrfarë nostalgjie, pa kurrfarë interesi, por vetëm ca te vërteta që nuk kanë asnjë mundësi oponence. Ne edhe pasi dolëm nga L2B, mgjs në një situatë ekonomike tejet të vështirë, prapë se prapë investuam në mbrojte. Prania e BS nuk e zbehu politikën e modernizimit të forcave të armatosura. Kjo vazhdoi edhe pas daljes nga traktati i Varshaves. Pa hyrë në NATO na u kërkua që të ulim shpenzimet për mbrojtjen. Kjo me arsyetimin sepse ekonomia jonë e brishtë nuk përballonte një masë të madhe ushtarakësh. Ok. Por nga ai moment nuk pati një rimodernizim të flotës detare, të flotës ajrore, të makinave korracate ( tanke, autoblinde), artilerisë etj. Kanë ardhe disa makina të blinduara apo ndonjë helikopter . Por kaq i ka edhe FSK që nuk është akoma ushtri e mirëfilltë. Dhe sikur të mos mjaftojë, edhe kontrolli i hapësirës ajrore nuk mbulohet nga “ushtria shqiptare”, por nga shtete aleate. Në një botë gjithnjë e më të pa sigurte , politika e qeverisë shqiptare të periudhës 45 – 90, pavarësisht minuseve të saja, në disa aspekte për sovranitetin ndoshta duhen rivlerësuar dhe ripare. Nuk është kthim në diktaturë, as në modelin ekonomik. Është një detyrim për të parë më me realizëm çdo mundësi për rritur kapacitetin e mbrojtjes individuale in extremis.
Ore te uruar, mbeshtetja ne forcat e veta nuk eshte parim komunist!.. Mbeshteja ne forcat e veta eshte parim jetesor i individit qe ka lindur bashke me njeriun, zhvillohet me familjen, me fisin, me shoqerine me kombin… Asgje nuk e zevendeson kete parim. E vute re si vendet e pasura vaksinuan me perparesi qytetaret e vete, keshtu do te ndodhe nese ka krize ushqimore, te ujit e sidomos ujit te pishem etj… Qeverite dhe elitat jane qe ti mendojne keto situata dhe tiu japin zgjidhje paraprirese dhe jo te thone qe nuk kemi cfare te bejme dhe te shajme te fuqishmit!… Lereni enverin ne hallin e vete te asaj kohe dhe te shohim te sotmen. Shqkrimi i Ben Andonit eshte nje sinjal paralajmerues me sens praktik dhe pozitiv. Teli
Nje artikull qe duhet te na terheqe vemendjen te gjithe Shqiptareve dhe vecanerisht qeverive dhe elitave drejtuese te dy shteteve tona Shqiperi-Kosove.Del e plan te pare forcimi i unitetit te Shqiptareve dhe evitimi me cdo kusht i pikepamjeve sektare e lokaliste,faktore qe ndjellin fatkeqesine e mosmarreveshjeve dhe per rrjedhoje dobesimin e vet qellimit strategjik te Shqiptareve te bashkuar.Pikerisht per mungesen e kohezionit te popullit Afgan ne ushtrimin e pushtetit dhe demokracise ,Perendimi u detyrua te terhiqet mbasi e pane se ishte nje strategji e kote te besh bashke nje popull qe lufton per pushtetin nga pozita etnike dhe krahinore ne dem te Unitetit dhe shtetit modern.
Nuk është e nevojshme që të merret si shembbull Afganistani për të shtruar nevojën e forcimit të ushtrisë ngase shtet pa ushtri nuk mundë të ketë.Nëse Rama , Kurti dhe cilido nga politikanët ka menduar që nuk kemi nevoj për ushtri që na mbron dhe se neve na mbron Amerika kjo do të ishte tragjike.Ne si komb jemi i vogël por edhe kombet që na rrethojn nuk janë të mëdha,jemi të përafërt me numra,kombi ose shteti që synon të pushtoj territorin tonë është Serbia dhe Serbia me një armatosje mesatare as që do ti shkonte ndërmend për ripushtim të Kosovës.Kroacia për katër ditë e ka dëbuar ushtrinë serbe në vitin “95 nga një e treta e territorit me armatim shumë më inferior se ushtria serbe.Armatosja e ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës do të vendoste ekuilibrin ushtarak në ballkan dhe politika serbe do të aterronte me këmbë në tokë.Ne nuk kemi nevoj për raketa me rreze te gjatë veprimi ,mjafton të armatosemi që aviacionin,tankset dhe autoblindat serbe të i sprapsim dhe rreziku nga Serbia avullohet.Ne si komb duhet të armatosemi për tu mbrojtur në rast nevoje,qeveritë tona duhet të punojn shpejt në këtë drejtim.