"Jam e dashura e Dushan Mugoshës”: “Bomba” e Fiqirete Shehut në gjyqin e Kadri Hazbiut

19 Gusht 2021, 12:30Politika TEMA

Në gjyqin e Kadri Hazbiut, përveç dhjetëra dëshmitarëve, të cilët, të instruktuar nga hetuesia dhe prokuroria, dëshmuan kundër tij, në sallë u paraqit edhe bashkëshortja e Mehmet Shehut, Fiqreti. Gjendja e saj ishte tejet e rënduar.

Gazeta sjell sot për lexuesit pjesë nga ditari i rrallë i mbajtur nga brenda procesit më misterioz së kokës së komunizmit, ku ish-shefi i Sigurisë në Bllok, Gani Kodra, njeriu më i afërt i Mehmet Shehut ka hedhur në letër pas daljes nga qelia të gjitha prapaskenat dhe torturat të cilave iu nënshtruan, Kadri Habziu, Feçor Shehu, Mihallaq Ziçishti, Llambi Peçini etj.

Sipas rrëfimit të Gani Kodrës, Fiqerete Shehu, bashkëshortja e Mehmet Shehut nuk bëri as më pak dhe as më shumë, por citoi me pika dhe me presje atë çka kishte lexuar prokurori i çështjes, Rrapi Mino, në fillim të hapjes së atij procesi misterioz. Në këtë mënyrë ajo arriti të pranojë të gjitha akuzat dhe të dëshmojë jo vetëm kundër të shoqit por edhe kundër fëmijëve të saj, ashtu siç dëshmoi edhe kundër Kadri Hazbiut dhe Gani Kodrës. Madje sipas Gani Kodrës ajo shkoi më tej në gjyq teksa akuzoi dhe veten e saj teksa tha se “ishte e dashura e Dushan Mugoshës”.

Çfarë tha më tej Nesti Nase, i sjellë në sallë në cilësinë e dëshmitarit të instruktuar. Si reagoi Kadri Hazbiu në momentin që akuzohej në mënyrë të çuditshme nga Fiqret Shehu.  Çfarë ndodhi në sallë që ai u detyrua t’i kthehet Fiqretit me fjalët: si je katandisur kështu moj Fiqret.

Cilat janë dëshmitë e mëtejshme të Gani Kodrës në lidhje me gjendjen e rënduar të Fiqretit. Pse ajo arriti të dëshmojë edhe kundër fëmijëve të saj, të cilët i kishte dobësi të veçantë. Cila është historia e kokrrave misterioze që Ganiu përshkruan se ua jepnin me detyrim çdo darkë në qeli.

Djallëzia për të detyruar Fiqretin të dëshmonte kundër Kadriut

Disa ditë para se të fillonte gjykimi i grupit tonë, në një nga sallat e godinës së Gjykatës së Lartë kishte filluar gjykimi i grupit tjetër të përbërë nga Fiqrete Shehu, Llambi Ziçishti, Nesti Nase dhe Skënder Shehu. Edhe ky grup gjykohej me akuzën si pjesëtarë të “organizatës kundërrevolucionare” të drejtuar nga Mehmet Shehu. Gjyqi i këtij grupi përfundoi pak ditë para gjyqit tonë, por vendimi për dënimin e tyre nuk ishte dhënë. Kjo kishte qëllimin e vet. Problemi ishte se më parë duhej të shfrytëzohej Fiqrete Shehu dhe Nesti Nase, të cilët duhej të dilnin si dëshmitarë në gjyqin tonë.

Fiqret Shehu dëshmon kundër Kadriut

Ashtu siç pritej, në gjyqin tonë Fiqret Shehun e sollën si dëshmitare. Ajo nuk njihesh fare. Ishte shndërruar sikur të ishte kufomë. Rrinte si e ngrirë. Fliste me një zë të mekur duke i nxjerrë me zor fjalët. Ajo dukej sikur ishte duke parë ëndërr. Fliste fare pa gjallëri, duke nxjerrë fjalët si ai nxënësi që nuk ka mësuar dhe rri gjithë frikë para mësuesit. Unë që e njihja mirë karakterin dhe gjallërinë e saj, mbeta i habitur. Mendoja se mund të ishin edhe ilaçet e shumta që na jepnin për të pirë në birucë. Mua, për shembull, më jepnin 7-8 kokrra çdo natë.

Gjatë dëshmisë së saj Fiqreti akuzoi Kadri Hazbiun si njeriun më të afërt të burrit të saj Mehmet Shehut. Ajo i pranonte duke i përsëritur edhe një herë akuzat që kishte bërë prokurori nëpërmjet përpilimit të aktakuzës se, gjoja, i shoqi i saj dhe Kadriu kishin drejtuar organizatën për “veprimtari armiqësore kundër pushtetit”. Ndërmjet të tjerash, tha se që të dy ata ishin të lidhur me zbulimet e huaja.

Po kështu në dëshminë e saj Fiqreti u shpreh: Edhe Gani Kodra ka qenë njeri i afërt i Mehmetit. Ai ka shërbyer duke u takuar me njerëzit e shërbimit amerikan dhe ka ndihmuar shumë djalin tim Skënderin që ishte bashkë me të në Suedi në lidhjet dhe kontaktet me zbulimin amerikan. Nga ai zbulim këta merrnin udhëzime të cilat ia dërgonin Mehmetit.

Deponimet e Fiqrete Shehut ishin shumë interesante. Të flasësh për burrin në atë mënyrë diskredituese dhe të shpifësh gjëra të paqena, ose të thuash për vete se “kam qenë e dashura e Dushan Mugoshës” e të tjera, është e habitshme dhe e pabesueshme. Ta zëmë për një çast se këto kanë qenë të vërteta dhe neve nuk i kemi ditur.

Por, të thuash se “Gani Kodra ka qenë i lidhur me zbulimin amerikan dhe se ka ndihmuar djalin e saj Skënderin në kontaktet me këtë zbulim”, ose se paskësha ndihmuar Fiqretin në realizimin e takimit që ajo bëri me zbulimin amerikan në parkun “Okausen” të Stokholmit dhe në nje hotel të qytetit Goteborg, të gjitha këto duken gjëra të sajuara, që i interesonin vetëm hetuesisë. Prandaj jam i bindur se duhet të ketë qenë një forcë shumë e madhe që e ka detyruar Fiqretin të flasë kështu.

Kadriut i dhimbset gjëndja e Fiqiretit

Të gjitha akuzat që bëri aje Kadriu i hodhi poshtë, ashtu siç kishte vepruar gjatë gjithë seancave të gjyqit dhe përfundoi duke iu drejtuar Fiqretit: Në çfarë gjendje qenke katandisur moj Fiqret deri sa arrite të pranosh dhe të deklarosh gjithë këtë shpifje. Edhe unë nga ana ime i hodha poshtë këto akuza.

Thonë se deri sa ishte gjallë djali i madh, Vladimiri, ajo nuk ka folur, duke mos pranuar as gjë. Por pas lajmit të vdekjes si Vladimirit, të cilin ja thanë hetuesit, ajo u bë si e hutuar dhe ka filluar të flasë për gjithçka që i thoshin hetuesit.

Edhe Nesti Nase dëshmon kundër Hazbiut

Në sallën e atij gjyqi me cilësinë e dëshmitarit, pas deklarimeve të Fiqretit sollën edhe Nesti Nasen. Edhe Nase u qëndroi besnik porosive që i ishin dhënë për të dëshmuar kundër Kadriut. A tha: Në mbledhjet e qeverisë, çfarëdo gjëje që vendosej, bëhej, ashtu siç thoshte Mehmeti dhe Kadriu.

Këto dëshmi të Nesti Nases, tha Kadriu, të bëjnë për të qeshur, për faktin se për të gjitha problemet që ngriheshin në qeveri, më shumë propozime ka bërë Nesti Nase e të tjerë se sa unë që kam diskutuar shumë rrallë dhe kam miratuar propozimet tuaja, tha Kadriu.

Edhe këta dëshmitarë që konsideroheshin si më të rëndësishmit nuk dhanë gjë të re, vetëm se përsëritën po ato akuza që kishin bërë dhe të tjerët. Nga përsëritja e shumtë për të njëjtat gjëra, seancat e gjyqit u bënë banale dhe të mërzitshme. Thënia që Kadri Hazbiu i bëri Fiqrete Shehut “se në çfarë gjendje je katandisur”, ishte plotësisht me vend pasi gjendja e saj fizike dhe mënyra si prezantohej të bënin të dyshoje nëse ishte ajo Fiqret Shehu apo jo.

Pse Fiqireti akuzoi fëmijët e vet

Ndërsa flet për dëshminë e Fiqret Shehut në gjyqin e Kadri Hazbiut, Gani Kodra deklaron: Unë e njihja mirë Fiqretin. Ajo ishte grua e mirë, e zonja dhe trime. Por doli e qartë se Enver Hoxha ishte sa dinak, aq edhe i pashpirt saqë e shkatërroi këtë familje të ndershme dhe këtë grua që kishte qenë luftëtare e vjetër duke kontribuar në të gjithë drejtimet në të mirë të vendit, të fliste keq për burrin dhe të akuzonte edhe fëmijët e saj. Prandaj e themi edhe një herë dhe i bindur plotësisht se vetëm dinakëria e Enver Hoxhës dhe presioni i tij për të likuiduar fëmijët e saj e bëri Fiqretin të fliste ato që donte Enveri, i cili i njihte mirë dobësitë e saj për fëmijët e vet.

Hazbiu porosiste vëmëndje në arrestime

Gani Kodra: Kadri Hazbiu, në radhë të parë, ka qenë njeri i drejtë dhe me zemër të madhe. Shokët e sektorëve operativë tregojnë se ai si parim kryesor kishte këshillimin e këtyre njerëzve që ishin futur në rrugë të gabuar.

Ai gjithmonë porosiste me forcë që “në radhë të parë, studioni njeriun. Mundohuni të gjeni shkakun përse ai është futur në rrugë qorre. Studioni personin se mund të jetë njeri i mirë dhe gjeni mënyrën së bashku me organet e tjera të këshillohet. T’i thuhen gabimet që ka dhe kështu të shpëtohet”. Raste të tilla mund të ketë me qindra që ai ka shpëtuar nga arrestimi(Panorama)

 

25 komente në ““Jam e dashura e Dushan Mugoshës”: “Bomba” e Fiqirete Shehut në gjyqin e Kadri Hazbiut”

  1. Tartufi says:

    Degjenerimi nuk ka kufi,,,,,ky pleha Gani ,ka ngelur gjalle te vazhdoje plehanerine e tregimeve te nje race te shkalles se fundit per nga vlera . Eshte kohe per fryrje bythe .

    1. Sokoli says:

      Ganiu te tregoje si ja nderroi te fejuaren Skenderit gjate rruges nga Stokholmi ne Tirane. Skenderi i fejuar me dike tjeter kur u nis nga Stokholmi, u fejua me Silven sapo arriti ne Tirane. Me porosi te kujt? Eh Gani o Gani korieri, lesh shef sigurimi i bllokut.

      1. ben says:

        Tartufi dhe Sokoli-Nga i keni gjetur keto perralla qe na tregoni more djem? Nuk ka piken e dyshimit se Kadri Hazbiu dhe te tjere para dhe pas tij jane viktimat e rradhes te kryekriminelit Enver Hoxha. Edhe Kadriu, beri punet e pista per llogari te Enverit deri diten kur u eleminua nga dora e vete bashkepuntoreve te tij. Nuk e di nese e keni jetuar ate periudhe te erret te historise se vendit tone, por brezi im e di mire se si kurdiseshin “faktet” nga Sigurimi i shtetit dhe se fati i te pandehurve vendosej jashte sallave te gjygjeve farse.
        Boll folet me competence per gjera qe nuk i dini se si kane vajtur punet.

        1. Sokoli says:

          Sakte. Po Ganiu ka qene nje nga keta, dhe ra edhe vete ne gropen qe hapi per te tjeret. Ditari dhe burgu se kane bere me te mire, fajtor mbetet gjithesesi.

  2. Piro says:

    Nga te gjitha keto qe lexova, mendoj se vetem Kadri Hazbiu ka qene BURRE, qe nuk u perkulderi ne varr, ndonese thuhet se ai eshte torturuar me barbarisht se cdo njeri tjeter. E kam fjalen per karakterin e tij burreror lab pavaresisht pikepamjeve te tij politike.

    1. Hajro Lula says:

      Piro , nuk kuptova , per cfare pikpamje e ke fjalen shoku ???? Fillimin e komentit e ke per oskar , ashtu eshte , burre i ndershem , zemergjere , u torturua barbarisht deri ne var , po kur them barbarisht ne kuptimin e plote te fjales ….nuk u thye , nuk pranoi asnje gje edhe pse Arianit Cela e torturoi ne menyre te tmershme , pa nxjere nga goja e tij asnje nga arsyet qe klika desh fe degjonte ……..
      Thjesht Kadriu u gjend ne qender te ciklonit , dhe prej andej nuk shpeton dot …….. te gjithe keta langot qe sot derdellisin , pse nuk moren ne hetusi Ramiz Aline , Nexhmij3 Hoxhen , ata te zberthenin deri ne vdekje dhe prej andej do mesonin kush qe arsyeja qe Kadriu u godit pabesisht mbrapa shpine …….autoret dhe arsyeja dihen ….ska nevoje ti themi , po pse nuk shternguan Ramizin dhe Nexhmijen……….e mir qe Partia e Punes , te mir ishin udheheqesit , vec dhe atje kish intriga , heqje qafe kush prish pune tjetrit , goditje pas shpine , pabesi , njerez ishin dhe ata , dhe atje kish konkurence , kish vellavrasje , pabesi , pse cfare ???? Engjej ishin ???? Vet Hysni Kapua , te ruante per se gjalli , po ashtu Ramjzi , Nexhmia ….i servirnin Enverit pjaten dhe ai nxirte thiken dhe ekzekutonte …….cberi Kadriu me per se Ramiz Alia ne 1974 ??? As gjene me te vogel ….thjesh njeri u ndihmua kurse tjetri u godit ….ja kjo eshte ……me pak fjale dhe shkoqur , Kadri Azbiu ishte njeri i shkelqyer ….thjezht u gjend ne qender te ciklonit ………tung

  3. specialisti says:

    Prralla.
    80% e popullit jane ne moshen mbi 45 vjec dhe nuk ekane jetuar ate kohe.
    Pse dalin shkrime te tilla ?
    Per disa ish sigurimsa.
    Tema,nuk ben keshtu.

    1. Shqipo says:

      O Specialist tema be mire qe jep keto informacione qe brezi i ri te njohe historine,@te njohe krimet e regjimit komunist me Enver kriminelin ne krye,qe brezi i ri te njohe se cfare kane bere shqiptaret kundet shqiptareve ne emer te interesave vetiake te disa personave,apo ne emer te parimeve cnjerzore te kumunizmit. Brezi i ri te kuptoje se sa mire sillemi ne me njeri tjetrin dhe sa te edukuar jemi. Vetem duke pare e studjuar te kaluaren brezi i ri mund te ndertoje nje te ardhme njerzore. Ne te kundert pergjithmone do jemi ne lufte me njeri tjetrin dhe me te tjeret. Prandaj kur shkruan thiri neuroneve te trurit dhe jo atyre te bythes.

  4. Tironsi says:

    Mos flisni kot, Memeti dhe Kadriu ishin BURRA, po cti besh keshtu vajti ajo pune. Ja psh. pse nuk flet njeri fjale te mira per fecorr shehun, se ishte nje plere dhe nje funderrine, qe abuzoi ne saje te Mehmet Shehut.

  5. Dorian says:

    Fiqrete Sanxhaktari ka qene nje femer aventiuriere qysh ne vitet e shkolles dhe Luftes Antifashsite Nacionalclirimtare.
    Te gjitha deponimet e Fiqret Shehut (Sanxhaktari) jane te vertetuara edhe nga burime te tjera dokumentare historike.
    Padyshim, agjenti i kalibrit europian Kadri Hazbiu, e dinte se c’e priste, prandaj nuk i pranoi deshmite e saj.

    1. ben says:

      Dorian-ti me siguri duhet te jesh ai qe e zbuloi veprimtarine armiqesore te Kadri Hazbiut. Besoj se kushdo do te ishte kurioz te dinte se si e bere kete zbulim; mbase arrite te depertosh ne ndertesen e CIAs dhe i gjete dokumentet kompromentuese. Te lutem na e trego se po vdesim nga kureshtja …

      1. Dorian says:

        i ke ne AQSH, mund te shkosh dhe t’i kerkosh, sepse jane te lira per t’i shfryrtezuar kushdo, mjafton te paguash 30 Lek per dokument,
        sa per kuriozitet pyert se kush e organizoi rrembimin e vajzes se Mon Kukaleshit, ndohmesit te Prefemtit Qazim Mulleti ne vititn 1942…
        Qe Fiqreti ka qene mantenuata e Dushan Mugoshes e dinin te shume kuadro te Br. I dhe Dushani ia dha Mehmetit si agjente….
        Shko ne AQSH ben kerko regjistrimet e gjyqit te kadriut dhe degjoje me veshet e tu…ec vete!

  6. Larg Poshtersive says:

    Kush mund ti besoje ato lloj deponime te Fiqret Shehut. Koshienca e saj me siguri ka qene e humbur dhe per pasoje, as ajo vete nuk dinte cfare thoshte. Ajo ishte nje grua jo dosido, por marionetat e Ramizit me shoke, me hetuesit-derra te kohes dhe ustallareve shtaze te tyre, cfare nuk i kane punuar asaj gruaje sa te pohoje gjera kurrkush nuk i beson. Metodat e poshtra te perdorura ndaj saj, vet Kadriut, Nestit e tjera ishin ndyresi e metodave per ti nenshtruar njerzit dhe perdoruesit te levdoheshin nga ustallaret e tyre. Mallkuar qofshin.

  7. Juliani says:

    Ai Pit bulli i Enver Hoxhes , sa vet ka mare ne qafe ore njerez , po po po lemeri ………tmer , dhe shume renqethese …….Kadriu qe zotni burre Araniti u soll ne menyre barbare dhe e torturoi per vdekje Kadriun ……..shume e trishtueshme ………dhe behet me teper e trishtueshme kur sot me gjith keto qe lexojme nje tjeted Cela ……pasardhes i Aranitit , drejton Kryeprokurorine e nje sistemi krejt ndryshe , nuk eshte per te vene duart ne kok ????????……..kur personi i se kaluares eshte negativ dhe pyet te afermit e tij , bejne sikur sdine, sikur se njofin ,sikur jane shuuuum te larget , kur eshte person pozitiv , e lepijne , e sterlepijne , e bejne Skenderbe ,e bejne hero ….si me Salen psh …..ne vend ta varosin per se gjalli e lepine , dhe Sala thote me duan , kur me do populli te tneret si llogaris ……keta jemi ne …..gabimi vesi me me fatal qe kane shqipot …….harojne shpejt …….

  8. Xha Temja says:

    Hak pa i marre ne kete dynja nuk mbetet, cfare beri Kadriu, Ganiu etj ate e provuan mbi kurriz, ata dhe te pjellet e tyre. Po keshtu dhe keto vitet e demokracise, Saliu ngeli duk ju thare peshtyma vellezer e bashkevuajtes dhe usa ja dha ate qe meritonte, duke e akuzuar per minim te demokracise, po keshtu dhe keto vjedhjet e pushtetareve nga goja dhe b…ha do u dalin duke filluar nga Berisha, Meta, Basha, Rama, Beqaj, Gjiknuri , Ahmetaj, Tahiri, Veliaj, dhe ajo ndrikulla e doganave me 5 milion euro

  9. Ali Pasha says:

    Keta ishin krejt kriminela dhe hengren koken e njeri-tjetrit duke filluar nga vet Kodra e bythes hahah…
    Kadri Hazbiu ishte kriminel, Mehmet e Fiqrete Shehu e kompani po ashtu…nje zot e di sa jetë të pafajshme kanë marrë keta si ne lufte ashtu edhe pas luftes…
    Keta paguan ato qe bënë tek të tjeret, tek nje popull i tërë
    Kadri Hazbiu me duart e veta ka torturuar Teme Sekjon atehere perse ankohet per torturat qe i paskan bere…
    Cfare te besh ne shokë, te bie në kokë i thonë fjales
    Keto i hengri vet sistemi qe ata vet ndertuan…
    Komunist….rraqa me e keqe e planetit…kudo eshte aplikuar vetem ka shkaterruar e varfnuar, vrare e torturuar…LKaq!
    Prandaj mos u çuditeni…

    1. Franci says:

      o Ali Oasha , po nuk i njef ngjarjet mos shkruaj qe te dukesh sikur di , se shkruan karlliqe , dhe behesh personazh humori
      E pera , Kadriu nuk ron qe te ankohet , por dhe kur ronte ai nuk u ankua te askush dhe nuk u zvarit per meshire , kete e deponojne dhe vete hetuset por dhe vete Aranit Cela ….ka dokumenta qe deri para skuadres qendroi ne kembe ….
      E dyta , mos be paralelizma te tilla me Teme Sajkon qe deponoje boterisht qe punonte per Asfaline Greke , boterisht , ka dhe dokumenta , kurse Kadri Azbiu deri ne varr deklaronte i pafajshem , dhe se e ngateruan qellimisht ……..
      Mund te mos te pelqeje sistemi i dikurshem , asnje problem , bile as mua nuk me pelqente dhe pelqen , po nuk mar shkas te bej te bardhen te zeze , dhe te shkruaj cme vin nga bytha …..
      Kurse sa per ate qe shkruan se hengren koken e njeri tjetrit , ke te drejte te pjeseshme , edhe ne sistemin e dikurshem kish vellavrasje , kish pabesira , kish intriga vdekjeprurese , kish thika mbas shpine , si kudo ne cdo sistem tjeter ne Bote ….ama kish edhe te pafajshem ……

  10. Radio Elbasani says:

    Shkoni ne fb e Muç Xhepes dhe do shikoni nje gjigand te letrave shqiptare.
    Shkoni o popull shikojeni foton e Muçit , shikojeni si ngrihet si gjel deti me dy gusha
    Nderime Llazi j dhe ju TV SKAMPA

  11. katarakti says:

    Pa asnjë diskutim se ato gjyqe ishin një farsë e plotë. Torturat qê të bëheshin në hetuesi të bënin të pohonje se ishte edhe agjent i alienëve. Çudi si nuk i vajti ndër mend kjo akuzë Neronit shqiptar?! Me gjithê atê unë nuk ndjej asnjë keqardhje as për Kadriun, as për Fiqiretin, as për Mehmetin dhe kështu me rradhë. Tê gjithë ata i shërbyen lugatit dhe ai pastaj ua hëngri kokat. Shqipëria shpëtoi nga këta kriminelë.

    1. ben says:

      katarakti-komenti juaj eshte teper i sakte. Faleminderit

      1. Selim says:

        Perallat e Dasho Peles I njohur ndryshe Dashnor Kaloçi por edhe Dash Gomari qe I duket vetja Historian leshi…

  12. tonia says:

    Eshte paradoksale te lexosh komente se shteti i mepareshem ka eleminuar kundershtaret e tij politike dhe te quash “burre”Kadri Hazbiun qe ka qene ne krye te institucionit qe ka ndjekur e propozuar arrestimin e te gjithe atyre qe i quani viktima te regjimit. Asnje nuk mund te arrestohej per veprimtari armiqesore,pa pelqimin dhe informacionet e Sigurimit te Shtetit qe drejtohej nga K.Hazbiu.Pse nuk botoni informacionet per Komitetin Qendror e udheheqesit e asaj kohe te K.Hazbiut per ata qe ai kerkonte te arrestoheshin?Pse Kaloci nuk boton theniet e vet K.Hazbiut per krimet qe ai ka pranuar vete se ka kryer (edhe vrasje)?Kaloci i di te gjitha keto,por hesht.Pyeteni ate pse.Ai eshte gati te jetesoje cdo genjeshter per interesat e atyre qe e paguajne dhe per te perfituar materialisht edhe prej genjeshtrave qe i botohen me zell nga disa organe te shtypit Duke qene i vetmi njeri qe i eshte dhene mundesia per t’u njohur me materialet arkivore ai i trajton dhe interpreton ato sipas interesave te tija dhe te atyre qe e paguajne.

  13. KOZi... says:

    Ne jemi komuniste !
    Shoke te Enverit!
    Partia na kaliti
    Besnike ne rruge te nderit !!!
    ( Se kush e kendoj ne nje festival dhe pastaj ..)

  14. shqiptar tirone says:

    E ben Kadriun “burre te mire” qe thoshte ta studjonin mire personin qe ishte futur ne rruge te gabuar, etj, etj. Ne vitin 1947 sigurimi arrestoi dy djem te familjeve te njohura tiranase ( njeri kishte qene, me duket, edhe partizan me M. Pezen) dhe i pushkatoi per “tradheti ndaj atdheut?!” para nje shkuadre ushtaresh. Ka qene vete Kadri Hazbiu qe i ekzekutoi dhe me pas u dha urdher ushtareve qe t’u binin me shkelm kufomave. Dy nga ushtaret nuk pranuan dhe u denuan me burg. Kete histori e kam degjuar nga njeri prej atyre qe ishte burgosur dhe qe e kishte pare skenen me sy. Njeri nga te pushkatuarit ka qene bir i familjes Qosja nga Tirana. Per keto mos kerkoni dokumenta ne arkivin e shtetit. Jane arkivat qe ruajne njerezit ne memorjen e tyre. Dhe keta njerez nuk kane titujt “profesor-doktor” te fituara ne kohen e krimineleve.

  15. Lal Krosi says:

    Ja cfare sistemi ngriten komunistet, sa gruaja e ish kryeministrit deklaroi vete qe jam “dashnorka” e Muhoshes, i cili me sa duket i shtypte te dy here Fiqretin e here shoqe Enverin hajde hajde cvete. Me pak fjale udheheqje leshi, qe oer 50 vjet jetoi vetem ne saj te terrorit. Nejse dhe keta bijte e tyre, duke filluar nga Birisha Meta e Rama duke qene kopila nuk shkeputen as sot nga incestet familjare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje