Trump sulmon Biden: Kabuli, turp për Amerikën! BE-NATO nuk beson më te SHBA

22 Gusht 2021, 10:58Bota TEMA

“Ajo që po ndodh në Kabul është një turp për Amerikën, një njollë e madhe në historinë dhe reputacionin amerikan”. Me këto fjalë ish-presidenti amerikan Donald Trump, sulmoi presidentin Joe Biden, gjatë një tubimi në Alabama.

Duke e përcaktuar  si “një gabim të tmerrshëm” atë që Shtëpia e Bardhë ka vendosur për Afganistanin, Trump u shpreh: “Ne po përballemi me një katastrofë të paparë. Evropa dhe NATO nuk beson më tek ne”, shtoi ish -presidenti amerikan.

“Me mua Amerika u respektua, kurse tani flamuri i talebanëve valëvitet mbi ambasadën amerikane”, përfundoi ai.

Trump më pas u mburr me marrëdhëniet e tij miqësore me talebanët, duke i përshkruar ata si “negociatorë të mëdhenj dhe luftëtarë këmbëngulës” dhe duke vënë në dukje se me të në Shtëpinë e Bardhë, talebanët kurrë nuk ëndërronin të kapnin aeroportet amerikane ose të shfaqeshin rreth e rrotull me armët amerikane.

5 komente në “Trump sulmon Biden: Kabuli, turp për Amerikën! BE-NATO nuk beson më te SHBA”

  1. tartarini says:

    Me kete gabim historik qe Biden beri, Trum po del se nuk paskash qene aq i keq sa e pershkruajne mediat e majta pavaresisht se ka dhe ai te metat e tij…..

  2. Per korrektesë says:

    Ka shumë njerëz ne Shqiperi që flasin kunder Donald Trump pa e ditur pse. Shpesh, aresyeja qe japin eshte se “flet si idiot”. Dhe kete e thonë edhe ata që kane degjuar dhe duartrokitur Sali Berishën per 30 vjet.
    Nuk dua t’i imponoj askujt bindjen time se Donald Trump ishte president me i mire per Amerikën se sa plakushi i rrjedhur Joe Biden, me tendenca te majta, dhe nje zv-presidente pa asnje lloj morali politik.
    Por, kam biseduar me shume shqipëtarë që jetojnë në SHBA, dhe janë biznesmenë, dhe te gjithë kane qene pro Trump. Dhe me aresye.
    Nuk vleresohet presidenti se sa bukur flet, por sa bukur vepron.
    Përndryshe, Rama flet shumë bukur, dhe Basha flet si idiot. Pse nuk behen te gjithë me Ramën?
    Ndryshimi eshte qe Basha flet si idiot, dhe vepron si idiot.
    Ndersa Donald Trump e ka marre çdo vendim te tijin duke patur parasysh vetem interesat e Amerikanëve.

  3. analisti says:

    Ik ore karagjoz!
    Këto janë pasojat e politikës tënde 4 vjeçare prej karagjozi politik dhe të pa përgjegjëshmi,ku të gjithë tallnin bythën me kapardisjen tënde prej lideri botëror dhe mbas bisedimeve të nxirnin gjuhën dhe gishtin e mezit duke u shkulur gazit!
    Këdhtu the edhe për Kim Yongun që ish goxha burrë,por talli bythën me ty dhe fluturonte raketa mbi Paqësor.
    Ik mor turp i Amerikës!!

  4. Tan_Tironci says:

    Firma e dores tende te felliqur me 20 Shkurt 2020. Dobiç.

  5. Cudia says:

    Rrota me e madhe e k…it qe ka nxjerre Amerika e shekuj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje