TOP SECRET: 20 forca speciale të SAS bllokohen në Afganistan, operacioni si në filma për shpëtimin e tyre

23 Gusht 2021, 11:43Politika TEMA
TOP SECRET: 20 forca speciale të SAS bllokohen në Afganistan,

Ndërkohë që talebanët merrnin nga dita në ditë provincat e Afganistanit, një grup prej 20 vetash nga Forcat Speciale (SAS) të ushtrisë britanike kishin ngecur pas linjave të armikut në zonën e Kandaharit në Afganistan duke bërë që eprorët e tyre të jepnin alarmin.

Ngjarja ndodhi fill pasi talebanët morën Kandaharin, ndërsa u njoftua sëfundmi nga ushtria britanike.

Situata ishte e rrezikshme pas këto trupa gjendeshin qindra kilometra larg grupit tjetër të ushtarëve britanikë në Kabul.

Për të shpëtuar 20 efektivët e forcave special SAS, nga një bazë ajrore në Dubai u ngrit gjatë gjatës një avion Hercules, të cilit tashmë i duhej të ulej në shkretëtirë dhe jo në një aeroport normal pasi ai kontrollohej nga talebanët.

Avioni fiku menjëherë sinjalin e vendndodhjes sapo u afrua në hapësirën ajrore të Afganistanit duke u ulur disa dhjetra kilometra në jug-perëndim të Kandaharit për të marrë ushtarët e ngecur aty.

Siç duket edhe nga harta e nxjerrë prej FlightRadar, avioni i rishfaq në radarë pasi doli nga hapësira ajrore e Afganistanit duke nxjerrë shëndoshë e mirë 20 ushtarët prej andej.

2 komente në “TOP SECRET: 20 forca speciale të SAS bllokohen në Afganistan, operacioni si në filma për shpëtimin e tyre”

  1. Fatos says:

    Neper filma ka luftime, a pati luftim? Artikull me 2 paragrafe idiote, si origjinali ashtu dhe kopjuesi. Po burimin ku e keni o te paudhe?

  2. qytetar says:

    Eh GAZE.ARET E MARK MAKUT.

    KAZAN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje