VIDEO që “theu” rrjetin, ushtari amerikan ujë dhe buzëqeshje për fëmijët afganë

23 Gusht 2021, 19:39Bota TEMA

Një gjest i thjeshtë, ndonjëherë, vlen sa një mijë fjalë. Ky është rasti i një ushtari amerikan i cili, në aeroportin e Kabulit, u ofroi një moment lehtësimi fëmijëve dhe disa familjeve afgane.

Në video ai shihet duke u dhënë ujë disa fëmijëve, gjithashtu edhe një buzëqeshje teksa kalojnë momente dramatike në pritje për t’u larguar nga vendi i tyre, pasi në pushtet erdhën talebanët.

Videoja u bë virale në internet dhe në mediat sociale. Një person shkroi në rrjetet sociale “Kush është ky ushtar amerikan në aeroportin e Kabulit në Afganistan? Ai sapo theu internetin”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje