Apeli i babait të 18-vjeçares që u dhunua për vdekje nga bashkëjetuesi: Prindërit të shohin me kë shoqërohen fëmijët

24 Gusht 2021, 11:10Rajoni TEMA

Dy ditë pas krimit të rëndë në Ferizaj të Kosovës, ku një 18-vjeçare u dhunua për vdekje nga bashkëjetuesi i saj, ka reaguar edhe babai i vajzës.

Muhabi Osmani tha për RTK se vonë e ka kuptuar se vajza e tij, Marigona Osmani ka qenë me një person, i cili ka pasur edhe vepra penale.

“Jam shumë i tronditur, por pres që organet e rendit dhe ligjit ta zbardhin rastin dhe për ta kapur personin që i mori vajzës jetën”, tha babai.

Ai lutet që ky rastet të jetë i fundit dhe apelon ‘që prindërit të kenë kujdes dhe të shohin fëmijët se më kë shoqërohen’.

“Vajza ka jetuar afër dy muaj me të dyshuarin, por ka qenë në presion dhe është frikësuar ti tregojë familjes për dhunën që i ka ushtruar personi që tashmë është në arrati”, shprehet ai, ndërsa  shton se vazhdimisht e kanë pyetur, por 18 vjeçarja nuk ka treguar asgjë.

Muhabi Osmani, teksa bën thirrje për zbardhjen e ngjarjes, thotë se organet e drejtësisë e kanë lënë në liri një person të dyshuar për disa vepra penale.

“Gjyqësori do të duhej të merrte masa ndaj këtij personi i cili familjen time e goditi keq. Jemi shumë te shqetësuar për këtë që më ka ndodhur”, ka thënë ai.

2 komente në “Apeli i babait të 18-vjeçares që u dhunua për vdekje nga bashkëjetuesi: Prindërit të shohin me kë shoqërohen fëmijët”

  1. Shoku says:

    Ne radhe te pare te shpreh ngushellimet e mia per humbjen e vajzes ! PO nuk je i vetem qe femijet si vajzat dhe djemte nuk pyesin me se c’u thone prinderit. E vleresojne veten shume larte nga prinderit. Kujtojne se sistemi i kaluar ka qene sistem sketerri . Por per kete nuk kane shume faj ,sepse shikojne emisionet televizive qe flasin vetem e vetem per seksin. Trumbetojne me te madhe se ne sistemine kaluar te rinjte i martonte partia. E kjo eshte nje genjeshter e madhe. Eshte e vertet se biografia te ndante,por partia nuk te detyronte ta marresh apo ta leshe. Sa e sa cifte jane martuar me dashuri,madje edhe me besime fetare te ndryshme. Ngaj kurajo i nderuar, se femijet sot jane edhe viktime propagandes ,se po mbushe 18 vjec je i pavarur. Jemi ne demokraci -thone dhe jemi te lire. Po si qenkerka femija i lire ,kur nuk del dot perjashta per te luajytur me shoket,sepse ka frke se e rrembejne ? C’fare lirije ke ti ,o qytetar,kur te dridhet trupi nga frika po te kesh disa leke ne xhep, apo ne shtepi sepse “trimat i ke aty” C’i lire je ti, kur edhe duke pire kafen me shoke ,shikon majtas djathtas e prapa se mos te godasin prapa kokes? Edhe kur nje person te pyet se ku eshte filan institucion ,je ne tension ,perse me pyeti, c’do kete qene ky ? Ndaj edhe nje here ngushellime e nuk je as i pari e as i fundit qe te ka ndodhur kjo fatkeqesi. Ju do t’ia dini varrin,por ka prinder qe nuk u dine as varrin femijeve. Madje dhe i kercenojne : me sill kaq leke qe te tregoi varrin. Ja ky eshte brezi i ri qe po rrit demokracia.. Ngushellime !

  2. Neroni says:

    Edukoni mire femijet qe te mos u marre koka ere. Nuk eshte rastesi qe femijet qe perfundojne si kjo vajza jane pakice shume e rralle. Mund te kishte jetuar nje jete te gjate dhe te lumtur, por naiviteti e mori ne qafe ne lule te rinise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje