FOTOT: “Shkoj tek psikologu një herë në javë”, Chiara Ferragni flet për problemet me shëndetin mendor

25 Gusht 2021, 11:49Lifestyle TEMA

Chiara Ferragni është kthyer në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të disa deklaratave të papritura. Në një bisedë virtuale me ndjekësit në Instagram, Ferragni ka zbuluar se shkon te një psikolog një herë në javë.

Ajo shtroi se vuan nga ankthi, ndërsa në të kaluarën është përballur edhe me sulme paniku.

“Unë kam bërë shumë punë për veten time, gjithmonë jam përpjekur të përballem me frikën time dhe ta kuptoj mendjen time ngadalë”. Pastaj ajo shtoi: “Në tre vitet e fundit i kam dhënë vetes një nga dhuratat më të mëdha për të kuptuar veten: Unë shkoj te një psikolog një herë në javë, një përvojë që ua rekomandoj të gjithëve”, tregoi Chiara.

Ajo tregoi se ka vuajtur nga sulmet e panikut, kur ishte në Los Anxhelos, larg njerëzve më të dashur. Chiara tha se arriti t’i kapërcejë frikërat vetëm duke u përballur me to.

“Tani kur jam pak në ankth (duke qenë se jam prind ndodh shpesh), përpiqem të përqendrohem në punë ose në gjëra të tjera dhe të mos përqendrohem në të njëjtën ndjenjë,” -u shpreh ajo.

Chiara tha se edhe tani nuk është 100% Chiara që do të donte, por është një punë e përditshme dhe ajo është shumë e lumtur për personin që është bërë dhe po bëhet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje