Merr flakë telefoni i një pasagjeri, panik në avion

24 Gusht 2021, 20:55Lifestyle TEMA

Telefoni celular i një pasagjeri në një xhet të Alaska Airlines mori flakë, në momentin që avioni ishte ulur në Aeroportin Ndërkombëtar Seattle-Tacoma, duke detyruar ekuipazhin që të evakuonte të gjithë pasagjerët.

Një zëdhënës i kompanisë ajrore tha se telefoni i pasagjerit ishte nxehur tej mase dhe nisi të nxirrte xixa, pasi avioni që vinte nga New Orleans u ul në aeroport rreth orës 20:30 të së hënës dhe po priste për të zbritur pasagjerët.

Stafi përdori zjarrfikëse dhe një çantë për izolimin e baterisë për të ndaluar tymin nga telefoni. Megjithatë, ata u detyruan që t’i nxirrnin pasagjerët duke përdorur daljet e emergjencës për shkak të situatës që u krijua brenda në kabinë.

Pasagjerët u transportuan në terminal me autobus dhe dy prej tyre nuk u ndjenë mirë ndaj dhe u dërguan për ndihmë mjekësore në spital.

Sipas asaj që shkruan AP, në avion ndodheshin 129 pasagjerë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje