Vrasja e Marigonës: 18-vjeçares i kishin thyer gjymtyrët, vdiq nga dhuna e ushtruar

25 Gusht 2021, 08:45Rajoni TEMA

Marigona Osmani humbi jetën si pasojë e politraumës, dhunës së ushtruar ndaj saj. Kështu thuhet në certifikatën e autopsisë të autoriteteve kosovare, ku evidentohet se 18-vjeçares i ishin thyer gjymtyrët.

Një zyrtare e Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë, ka thënë se raporti i autopsisë nuk ka përfunduar ende, por ka një certifikatë që tregon dhe shkakun e vdekjes.

“Është një rast shumë i rëndë. Ka të bëjë me thyerje të gjymtyrëve, shkurt shqip, një lloj dhune e përdorur që e ka shkaktuar edhe vdekjen e saj, mirëpo raporti i autopsisë do ta tregojë qartë dhe saktë, shkakun e vdekjes, kohën e vdekjes, mjetet të cilat janë përdorë për vdekje, ndërsa analizat laboratorike i dhanë të dhënat tjera të cilat janë të domosdoshme kur kryhet një autopsi dhe raport i cili i dërgohet prokurorisë për hetime të mëtejshme”, u shpreh Nazlije Balaj.

Për vrasjen e 18-vjeçares është arrestuar i dashuri i saj, Dardan Krivaqa, si dhe një person tjetër. Adoleshentja kishte bashkëjetuar 2 muajt e fundit me Krivaqën. Por dyshohet se ai është personi që e ka dhunuar për vdekje. Tre ditë më parë, Krivaqa së bashku me një shokun e tij e lanë të vdekur Marigonën në derën e spitalit në Ferizaj të Kosovës.

3 komente në “Vrasja e Marigonës: 18-vjeçares i kishin thyer gjymtyrët, vdiq nga dhuna e ushtruar”

  1. Besa says:

    Duhet te filloje menjehere levizja qytetare per kthimin e denimit me vdekje per shtazet

  2. studentja e psikologjise says:

    mesoni per crregullimet e personalitetit njerez
    se do te perfundoni si kjo vajze
    monstrat shfaqen si njerezit me te arrire dhe suksesshem etj, vishen shtrenjt, lyhen shume, mbajn makina te shtrenta etj
    ruani veten!!

    Dangerous Personalities: An FBI Profiler Shows You How to Identify and Protect Yourself from Harmful People
    Joe Navarro (Author

  3. Neroni says:

    Nuk eshte e vertete qe ne raste te tilla gjithmone “genjehen” nga fjalet “e bukura” apo makinat dhe rrobat. Ne rastin konkret nuk e dime pse vajza zgjodhi te lidhej fshehurazi prinderve. Ama duhet nenvizuar qe shume vajza lidhen ne kete menyre se ndihen te djegura per seks. Prinderit duhet ti edukojne mire femijet, si vajza djem qe te perdorin logjiken dhe te respektojne veten dhe te tjeret. Nuk eshte rastesi qe raste si i kesaj vajzes jane super te rralle apo pakice. Mangesite e jashtezakonshme ne edukim dhe logjike cojne ne te tilla raste ekstreme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje