Prangoset i dyshuari kryesor i vrasjes së 18-vjecares në Kosovë

24 Gusht 2021, 12:25Rajoni TEMA

Është arrestuar i dyshuari kryesor i vrasjes së 18-vjecares, M.O, Dardan Krivaqa.

Lajmin e ka konfirmuar para masës që po protestonin një zyrtar i policisë së Kosovës.

“Para dy tre minuta e kemi marrë konfirmimin se Dardan Krivaqa është arrestuar në Ferizaj”, tha ai.

Dardan Krivaqa është i dyshuari kryesor për vrasjen e 18-vjeçares Osmani e cila u dërgua të dielën mbrëma pa shenja jete në urgjencën e Ferizajt. I arrestuar si i dyshuar për këtë rast është edhe Arbër Sejdiu që u vu në pranga dy ditë më parë.

Krivaqa, emër i njohur për policinë ishte në kërkim prej dy ditësh.

Marigona do të përcillet për në banesën e fundit ditën e sotme ndërsa babai i saj është shprehur më herët për mediat se vajza e tij jetonte prej dy muajsh me Dardanin. Sipas tij, vajza ishte nën presion dhe e frikësuar por nuk kishte guxuar që t’i tregonte se çfarë e mundonte.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje