VIDEO: Rrahu për vdekje 18-vjeçaren dhe e la te dera e spitalit, momenti kur Dardan Krivaqa tenton të fshihet

24 Gusht 2021, 11:21Rajoni TEMA

Policia e Kosovës vijon kërkimin e Dardan Krivaqës, i dyshuar për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj, ndërkaq qytetarët po mundohen t’i dalin në ndihmë organeve shtetërore për kapjen e tij.

Në një video që po qarkullon në rrjete sociale, shihet një person që tenton të arratiset, ndërsa dyshohet se është pikërisht Krivaqa.

Nga Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt kanë thënë për Telegrafin se dyshohet se në këtë video e cila sipas tyre është bërë dje (të hënën), është i dyshuari të cilin Policia e Kosovës e ka kërkuar mbrëmë në tërë zonën.

Banorët e lagjes ku dyshohet se u vra 18-vjeçarja në Ferizaj, e kanë telefonuar mbrëmë policinë rreth orës 20:30 minuta, duke thënë se e kanë parë të dyshuarin Dardan Krivaqa të ulur shkallëve të oborrit të kësaj lagjeje.

https://telegrafi.com/momenti-kur-dardan-krivaqa-dyshuar-per-vrasjen-18-vjecares-ne-ferizaj-tenton-te-fshihet-nga-policia-e-kosoves/

Policia ka shkuar me patrulla dhe njësitë e shtuara, por raportohet se ai kishte arritur të largohet.

Ndërtesat janë kontrolluar për ta kërkuar të dyshuarin, për të cilin banorët thanë se e ka ndryshuar pamjen duke i prerë flokët dhe se ka tentuar që të fshihet me një bluzë me kapele që t’i evitohet banorëve të kësaj lagjeje.

Vrasja e rëndë, ka ndodhur dje më 22.08.2021 në Ferizaj, ku humbi jetën 18 vjeçarja M.O.

1 komente në “VIDEO: Rrahu për vdekje 18-vjeçaren dhe e la te dera e spitalit, momenti kur Dardan Krivaqa tenton të fshihet”

  1. Altini says:

    Tamam si nje mi kanalesh qe tenton te dale nga puseta….djale tamam kurve…..qelbesir e shkerdhat……i paburre…..frikacak, ndryshe nga cfar reklamonte ne rrjete sociale. E vrave qe te vrafte Zoti, shko bej burgun e laj fajin. Rrace e shkerdhyer turkoshakesh, ju qifsha motrat!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje