Rekord i zi të infektuarish me Covid në Greqi, shënohen 32 viktima në 24 orë

24 Gusht 2021, 17:27Rajoni TEMA

Greqia ka regjistruar ditën e sotme një rekord të ri të infektimeve me Covid-19.

Autoritetet shëndetësore raportojnë se në 24 orët e fundit janë regjistruar 4608 raste të reja nga 2600 që ishin një ditë më parë.

Numri i viktimave mbetet po i lartë duke u regjistruar 32 të tilla, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 13,466 vdekje.

Aktualisht në intubim po trajtohen 326 pacientë. Mosha mesatare e tyre është 65 vjeç. Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në spitale janë shtruar 272 pacientë të rinj të prekur nga COVID.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje