Pentagoni tha në një deklaratë për shtyp se një numër trupash amerikane janë vrarë nga shpërthimet në dhe pranë aeroportit të Kabulit.
Ka patur të paktën dy shpërthime pranë aeroportit të Kabulit të enjten mes një përpjekjeje madhore dhe kaotike të evakuimit nga Afganistani, tha Pentagoni, me civilë dhe anëtarë të forcave ushtarake amerikane në mesin e viktimave të asaj që u përshkrua si një “sulm kompleks”.
Një burim i njohur me informacionet që merr Kongresi amerikan tha se zyrtarët amerikanë besojnë fuqishëm se dega afgane e Shtetit Islamik, e njohur si Shteti Islamik Khorasan (ISIS-K), ishte përgjegjës për shpërthimet. ISIS-K kundërshtohet nga Shtetet e Bashkuara dhe talebanët.
Një zyrtar talebanë tha se të paktën 13 persona u vranë, përfshirë fëmijë, dhe shumë roje talebanë u plagosën. Një zyrtar amerikan, duke cituar informacionet paraprake, i tha agjencisë Reuters se deri në 5 anëtarë të personelit ushtarakë amerikanë mund të jenë plagosur, përfshirë të paktën një seriozisht.
Zyrtarët amerikanë thanë se ishin të shqetësuar se mund të ndodhnin sulme të tjera në aeroport pas dy shpërthimeve të enjten.
Një spital kirurgjik i drejtuar nga një organizatë bamirëse italiane tha se po trajtonte më shumë se 60 të plagosur. Sulmet ndodhin pasi Shtetet e Bashkuara dhe aleatët i kërkuan afganëve të largoheshin nga zona për shkak të një kërcënimi nga militantët e Shtetit Islamik.
Zëdhënësi i Pentagonit John Kirby tha se një shpërthim ndodhi pranë Hyrjes Abbey të aeroportit dhe tjetri afër Hotelit Baron aty pranë. Dy zyrtarë amerikanë thanë se të paktën një nga sulmet duket se ishte shpërthim vetëvrasëse.
“Ne mund të konfirmojmë se shpërthimi në Hyrjen Abbey ishte rezultat i një sulmi kompleks që rezultoi në një numër viktimash amerikane dhe civile,” tha zoti Kirby në Twitter. “Ne gjithashtu mund të konfirmojmë të paktën një shpërthim tjetër në ose pranë Hotelit Baron, në një distancë të shkurtër nga Hyrja Abbey në aeroport.”
Ambasada amerikane në Kabul tha se kishte ndodhur “një shpërthim i madh” dhe se kishte pasur njoftime për të shtëna me armë.
Një burim i cili ishte në kontakt me një dëshmitar përmes mesazheve me tekst e citoi atë dëshmitar të ketë thënë se ka pasur dy sulme të ndara por të njëkohshme, një nga një vetvrasës pranë autobusëve të rreshtuar jashtë Hyrjes Abbey, ku shpërthimi u pasua nga zjarri i armëve.
Shpërthimi i dytë ndodhi në Hotelin Baron aty pranë. Burimi, duke folur në kushte anonimiteti, citoi dëshmitarin të ketë thënë se mes viktimave ka edhe fëmijë.
Sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë, Presidenti Joe Biden është informuar lidhur me shpërthimet. Sipas një burimi të njohur me çështjen Presidenti Biden ishte në një takim me zyrtarët e sigurisë në lidhje me situatën në Afganistan, ku Shtetet e Bashkuara janë në hapat e fundit për t’i dhënë fund luftës së saj 20-vjeçare, kur shpërthimi u raportua për herë të parë.
Shtetet e Bashkuara kanë qenë në garë për të kryer evakuimin ajror para se ushtria e saj të tërhiqet plotësisht nga vendi më 31 gusht.
Në një paralajmërim të lëshuar të mërkurën, Ambasada amerikane në Kabul kishte këshilluar qytetarët që të shmangnin udhëtimet në aeroport dhe tha se ata që tashmë janë në hyrje duhet të largohen menjëherë, duke cituar “kërcënime të paspecifikuara të sigurisë”.
Një diplomat perëndimor në Kabul tha se zonat jashtë portave të aeroportit ishin “tepër të mbushura me njerëz” pavarësisht paralajmërimeve.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj kanë bërë një nga evakuimet më të mëdha ajrore në histori, duke nxjerrë rreth 95,700 njerëz, përfshirë 13,400 të mërkurën, tha të enjten Shtëpia e Bardhë.
Shpërthimet ndodhin ndërsa vendet perëndimore po përpiqen të evakuojnë njerëzit pas marrjes së Afganistanit nga talebanët.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO -s Jen Stoltenberg i dënoi dy shpërthimet në aeroportin e Kabulit si një “sulm të tmerrshëm terrorist” që kishte në shënjestër afganët e dëshpëruar që përpiqeshin të largoheshin nga vendi dhe përpjekjet e aleancës për t’i evakuuar ata nga Afganistani.
Jens Stoltenberg tha në Twitter pas shpërthimeve të enjten: “Unë dënoj me forcë sulmin e tmerrshëm terrorist jashtë aeroportit të Kabulit. Ngushëllimet e mia për të gjithë të prekurit dhe të dashurit e tyre. Prioriteti ynë mbetet të evakuojmë sa më shumë njerëz sa më shpejt të jetë e mundur”.
kur e dinit pse nuk e parandaluat,apo kur nuk mundeni te vini rregull vendosni bombat,edhe ju qe e dinit jeni te njejtet me terroristet,thjesht ju jeni terroriste te moderuar,populli i vuajtur dhe i deshperuar afgan eshte i denuar perjete me vdekje,pasojat e ketyre bombave vjen nga demokracia perendimore,nqs se nnjesulm i tille do te ndodhte ne amerike dhe shteti amerikan do ishte ne dijeni te ketij akti terrorist do ta ndalonte apo do talejonte te ndodhte nje gje e tille ne vendin e tyre?besoj qe do zgjidhni varjantin e pare qe do ta parandalonin me cdo kusht,po ne afganistan pse nuk ndodhi e njejta gje????eshte per tu habitur sesi keta qe luftojne terrorizmin bejne sehir kur dine dicka te tille dhe nuk i parandalojne,apo afganet nuk llogariten per njerez,zoti vend dore ne popujt ne nevoje,se po te jet per perendimin eshte fundi i ketyre popujve mysliman te denuar me vdekje qe nga sulmi i nje idjoti bin laden me 11 9 2001 qe goditi ameriken,nga ajo dite amerikanet do perdorin te gjitha menyrat per denimin perfundimtar te ketyre popujve mysliman,denimi me vdekje eshte i pashmagshem nda ketyre popujve.
Njerez te cartur qe drejtojne makinat si me qene ne lojra GTA, 4-5 aksidente minimumi ne dite, kalimtare te pafate qe humbasin gjymtyre, apo edhe jeten ne trotuare nga kriminele ne timon; turiste te huaj qe fati i mallkoi te vijne te gjalle e te largohen te vdekur nga Shqiperia, ca nga deti “dashakeq” e ca nga piratet e rruges mbi land-rover; te rinj te cmendur qe bllokojne rruge e trafiqe, shkrehin kallashe per harlisje dasme e bejne selfie per tik toqer; ngjarje kriminale te perditshme me sfond pazare droge- “shoke per koke” e plumb pas qafe; bangladeshas, indiane e siriane qe bredhin rrugeve sa te duket Sikur je ne Kalkuta; bombardime me lajme afganistanasish aktore, artiste e yje holliwoodi qe s’i kemi pare as ne Netflix, qe shyqyr qe na erdhi fati ne jete t’i presim e strehojme, 300, 350, 1000, 2000, 4000, 30 000; turizem i “shkelqyer” ku bashkejetojne ne harmoni plazhi i privatizuar, tavolinat me prodhime deti, tymi i plehrave qe digjen dhe “llahtaria” artistiko- akustike e tallavave me shkuma party; Turli “breaking news” ditore nga katrahura e aeroportit ne Kabul, me sulme kamikazesh qe s’dihet se ndaj kujt behen; talebanet s’qenkan dhe aq te keqinj se ja, edhe ata e denuan sulmin kamikaz; prite kur te thone neser- talebanet po bashkojne forcat me amerikanet per te luftuar armikun e perbashket- isis-khorasan- el corason; shefa urgjencash qe te dalin ne enderr si fantazma- beje vaksinen Andon Ledhiii- beje qe te shpetosh- por edhe mund te vdesesh, s’ka garanci!!!
He mooo shqiptar, a ke pare vere me te hazdisur se kjo e sivjetshmja??!!! Pse thua pastaj qe te shkoi jeta ne monotoni?! Javes tjeter merr fund edhe ankthi yt, do marresh vesh emrat e qeverise se re, qe aq shume i prisje!
P.S: Mos u ligeshto po degjove qe u dorehoq edhe Luljeta Bozo, per te miren e vendit do ta kete, me siguri!!!
PRAP DOLI ISIS NE SKENE.ORE KU ISHIN KETA KU RISHTE TRUMPI?LINDEN KUR ISHE BARRAKA OBAMA DHE DOLEN PRAPE SI MIJNTE SA ESDHI KY KLLOUNI BIDEN?KOKE KUQI USA MUND TA DIJE SE JETON NE AMERIKE DHE TANI QE I HIKU DHE ERA E BAJGAVE I DUKET VETJA I ZGJUAR.