Talebanët bëjnë lëshime: Falim kundërshtarët tanë, qeveri me të gjitha fiset

26 Gusht 2021, 20:31Bota TEMA

Talebanët po bëjnë lëshime pas marrjes së kontrollit në Afganistan. Grupi militant konfirmoi se do të falë të gjitha personat e angazhuar në luftë kundër tyre.

Shahabuddin Delawar, zyrtar i talebanëve, tha:

“Kemi vendosur të falim komandot, njësitë luftuese dhe forcat e tjera të armatosura që kanë qenë kundërshtarët tanë. Mund të them me siguri se kjo lloj faljeje nuk ka ndodhur në 1400 vite histori dhe që prej kohës së profetit Muhamed. Nëse dikush mendon se një grup i vetëm do të drejtojë Afganistanin, e ka gabim.

Kjo ide rezultoi e gabuar në të shkuarën dhe e tillë është edhe tani, pasi eksperienca e ka treguar. Çështja e dytë është se vendi ynë është aq i shkatërruar sa nuk do të përparojë edhe nëse ne të gjithë punojmë së bashku.

Pra, me dëshirën e Zotit, ne do ta drejtojmë këtë qeveri së bashku dhe të gjitha fiset do të përfshihen në këtë qeveri.”

3 komente në “Talebanët bëjnë lëshime: Falim kundërshtarët tanë, qeveri me të gjitha fiset”

  1. Rrofte Saaaliiiiiiiii Beriiiiiishaaaaaa says:

    Toke e xanun ne Kabul nga Talebanet. Tani “pranojne” disa fise. Se ku e kam degjuar ?

    1. Meti says:

      Keta nuk kane parti jane akoma tek tribute. Aty nuk ka pluralizem por pluritribalizem!!
      Pse kjo parajsa jone nuk terheq europiane, por refugjate?
      Nuk qenka e thene ta ngreme koken si vend. Shume shqiotare duan te kthehen ne Shqiperi se nuk e perballojne jetesen me keta si puna e ketyre qe vijne.. Por tani cfare te besh. Varferise se vendit i shtohen edhe tribute primitive. Shtate ministri per tu marre me keta. Me ne shqiotaret kush merret apo km nga facebooku, aty ku mund te kapesh vemendjen e tij per hallin qe ke.

  2. Tetovari2 says:

    Po ku ka besë talibani,më besatar është qeni se
    ky taliban!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje