“Ballkani i Hapur”, Ali Ahmeti: Edhe Shqipëria ka humbur djemtë e saj, duhet pajtim mes kombeve

29 Gusht 2021, 16:55Rajoni TEMA

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti ka deklaruar qëndrimin e tij pro nismës “Ballkani i Hapur”.

Në intervistë për ABC, ai shprehet se ky është një proces që mbështetet nga BE dhe SHBA ndërsa e cilësoi moment të rëndësishëm për të afruar BE me SHBA-të.

“Çështja e Ballkanit të Hapur është vazhdimësi e procesit të Berlinit. E mbështet edhe BE edhe SHBA dhe është si një moment i rëndësishëm për të afruar vendet në BE sepse këto vende kanë specifika të ndryshme. Sigurisht duhet para një afrim dhe parapërgatitje për t’u anëtarësuar në BE. Nuk është temë që imponohet. Kosova i ka politikat e veta dhe sheh rreziqet e veta. Nuk është e imponueshme.

Pasi të analizohet mirë nga autoritetet e Kosovës sepse është çështje e hapur. Është analizë që e do e bëjmë vendet e përkatëse. Më pyetën disa mërgimtarë më thanë do na bëni prapë Jugosllavinë. Thashë më thoni sa pritet në kufi kur erdhën. Më thanë 5 orë pritën. U thashë kjo iniciativë është që mos prisni asnjë minutë. Nëse kjo marrëveshje i dëmton shqiptarët edhe mund të tërhiqesh nga marrëveshja”, tha Ahmeti.

Ai deklaroi se ky proces nuk duhet të përkeqësojë marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës. Ndalur tek qëndrimi i kësaj të fundit ndaj nismës “Ballkani i Hapur”, Ahmeti shtoi se nuk është e lehtë për të, por sot duhet vendosur nëse do zgjidhet rruga e hakmarrjes apo dialogut.

“Mendoj se ky proces nuk duhet të ndikojë në raporte të këqija mes Kosovës dhe Shqipëria. Shqipëria po i bën 109 vite pavarësi dhe eksperienca e një shteti matet nga lashtësia e një shteti. Mund të ndërtohet qëndrime të përbashkëta për tema madhore dhe të rëndësishme. Marrëdhëniet mes vendeve fqinje janë shumë të rëndësishme.

Anëtarësimi në BE është shumë i rëndësishëm. Me Serbinë nuk them se është e lehtë sepse Kosova akoma numëron njerëzit e zhdukur. Nuk është e lehtë për Kosovën. Nuk mendoj që edhe Shqipëria nuk mendon se Kosova nuk ka plagë të rënda. Sepse edhe vetë Shqipëria ka humbur djem të saj. Na duhet një pajtim mes kombit shqiptar dhe atij serb. Ose të vendosemi për hakmarrje. Kemi dy rrugë. Të tretë nuk ka. Do përsërisim historinë”, u shpreh ai.

9 komente në ““Ballkani i Hapur”, Ali Ahmeti: Edhe Shqipëria ka humbur djemtë e saj, duhet pajtim mes kombeve”

  1. Pristianum says:

    Z.Ahmeti, na thoni t’lutem kush po e refuzon pajtimin?
    Kosova ka nevoje per perkrahje e jo t’i hapen dyert Serbise.
    pa asnji kushtezim dhe rehabilitim te saj ne trojet jashte Kosoves.
    E sa i perkete OB, kjo asht iniciatov e njianshme, pa konsultim e as dakordim jo vetem me Kosoven, por edhe me MZ dhe Bosnen, dhe asht iniciativ alternative jashte konrnizave te BE dhe alternativ e Tregut te Perbashket Rajonal te procesit te Berlinit.
    Keqardhje per Ju,
    Vertete zhgenjyes ky qyqarlleku juej.

    1. ca po thua says:

      Debil! Pse nuk thua se Kosoves keshtu i hapen dyert!? Apo se je koktrash? Cfare kushtezimi mund ti vesh ti Serbise mor torrollak? Nese ti i ve 1 ajo te ve 11 dhe ti ha nje mut e rri dyermbyllur. Kaqol! Ju kripsha trute dhe politiken e Albin psikopatit.

      1. Pristianum says:

        @ Ca po thua,
        Qe je nji budalla, IDIOT me plotekuptimin e fjales, kjo ska dileme.
        Kushtezimet asht dasht t’i boj Republika e Shqipnise, per Shqipnine asht fjala, oooo gomar krye gomari.
        Fjala asht qe Shqipnia ne vend se e legjitimon per Shqipnine pozicionin politik serb te mosnjohjes dhe rehabiliton Serbine ne hapsirat e Republikes se Shqipnise, asht dashur me kushtezu Serbine per OB, sepse Serbia ka interesin me te madh per kete dhe perfiton tue u bo boshti qendror ne ballkanin perendimor.
        Kosova sikurse edhe 2 shtetet tjera, refuzon MiniMINI OPEN BALKAN, tashme edhe BE-ja nuk mbeshtet kete projekt serb

  2. valon says:

    Mir thua po kujt ja thua kafshes Kurti ketij percares te kombit, UDB-ja i ka rrenjet e thella…

  3. Valbona says:

    Ali Ahmeti burr trim,i urte, dhe i mencem, bravo!

  4. Korabi says:

    Albin Kurtiqi u mundua nepermjet leves se tij ne Maqedoni Zijadin Celes per te rrezuar Ali Ahmetin nga pushteti, por i hengri mutin atij,ashtu si ja hengri dhe Edi Rames nje vit me vone. Besoj se u ngop.

  5. betixho says:

    JA MENDIMI I MATUR I NJE POLITIKANI TE URTE E LARGPAMES.

  6. shqiptari says:

    Te gjithe “politikanet” shqiptare rehatohen nen kujdesin e Serbise duke shkelur interesat kombetare dhe gjakun e trimave shqiptare qe sakrifikuan jeten per liri e dinjitet per shqiptaret kudo ne trojet e tyre ndersa Ali Ahmeti i “tradhtoi” keto interesa duke folur per barazi mes viktimes dhe dhunuesit.Ne djall Serbia.

    1. ik ere pirdhu says:

      Trap me zile, shqiptar i bythes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje