Pezullim nga puna për ata që nuk vaksinohen? Manastirliu: Një mësues i pavaksinuar infekton gjysmën e klasës

30 Gusht 2021, 12:33Sociale TEMA

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka folur në lidhje me vaksinimin e detyrueshëm për arsimtarët dhe studentët për të parandaluar përhapjen e Covid.

Manastirliu përmendi një studim të CDC që tregonte se një mësues i pavaksinuar dhe që zhvillonte orën mësimore pa maskën mbrojtëse, infektonte gjysmën e klasës, ndërsa shton se qëllimi i vendimit të vaksinimit të detyrueshëm për studentët dhe mësuesit është vetëm për të shpëtuar jetë.

“Përsa i përket vendimit të marrë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, pas një vlerësimi të thelluar të situatës së vaksinimit, më tej vijnë si obligime për të rritur mbulesën vaksinave të grupeve të riskuar që kanë riskun që lidhet me transmetueshmërinë në ambientet ku ushtrojnë detyrën e tyre.

Një studim i fundit i CDC tregon se një mësues i pavaksinuar në një klasë dhe që nuk mban maskën, infekton gjysmën e klasës. Risku është i lartë kur nuk vaksinohesh dhe nuk zbaton mbajtjen e maskës në ambiente të mbyllura. Nga ana tjetër, nuk është qëllim në vetvete vendosja e pezullimeve, por nxitje drejt vaksinimit dhe përpjekje për të shpëtuar jetët e atyre që shërbejnë dhe atyre që mbajnë shërbime. Ndaj 30 ditët e shtatorit do të jenë punë e hapur.

Duke filluar nga tetori, do të kemi sërish komunikime për të saktësuar masat në raport me përqindjen e asaj kategorie që ende nuk është vaksinuar. Nevoja për të paraqitur certifikimin e testit që je i painfektuar është një kush për të vërtetuar që nuk je i infektuar, nuk infekton dhe nuk zgjeron zinxhirin e infektimit”, u shpreh Manastirliu.

6 komente në “Pezullim nga puna për ata që nuk vaksinohen? Manastirliu: Një mësues i pavaksinuar infekton gjysmën e klasës”

  1. Virusi idiotizmit says:

    Ahaha ! Vaksinimi nuk të mbron nga infektimi moj ……!!!

  2. anticensurë says:

    saa e trashë që qeke mi motra!!
    a thu se brënda një dite vetëm me një klasë bën mësim mësuesi,sidomos nga e 5ta e lart??
    gjysmën e shkollës!?
    këtu do të kishe thënë një të vërtetë!!por ske faj ti!
    je pjesë e “stafit” të zgjedhur nga gallofi që ditën që bëri vaksinën e parë tha “që sot unë nuk duhet të mbaj maskën se jam vaksinuar”!!
    “idiote ti idiot kush të vuni,vetëm se asnjëherë nuk fillon druni”!

    1. Gjithologu says:

      O karaputane gjitholog/e. Askush nuk ka thene qe vaksinat te mbrojne 100% nga virusi, por rrisin mundesine qe ta kalosh me lehte dhe te mos e transmetosh. Fale Zotit kam ikur nga ai vend i qelbur i quajtur Shqiperi ku ne brendesi te saj ka shqiptare te dhjere, por krenare. Zaten prandaj vuani dhe jeni ne ate gjendje te mjerueshme se keni kete mentalitet. Dmth vendet e tjera te botes jane budallenj qe detyrojne arsimin te vaksinohen. Te fala sateme dhe te uroj ty dhe te tjereve si puna jote, tu zere COVID-i familjarisht dhe vuajtshi gjendjen me te keqe, se pastaj te vijne mendte dhe ndoshta shkruan ndryshe.

      1. Virus I sateme says:

        Ti duhet te jesh ndonje sigurims i qelbur qe ke trurin e nje dele the nuk ke idene se cdo te thote te drejtat e njeriut kur vjen puna qe nuk mund te injektosh me detyrim asgje ne trupin e nej tjetri pasi ata qe e bene,nazistet ne luften e dyte boterore u gjykuan e denuan ne “Nuremberg”1

  3. Korcari1 says:

    Megjithese dihet qe vaksinimi nuk pengon transmetimin e virusit dhe ka te njejten viral doze me te pavaksinuarin eshte e pabesueshme qe keta kriminela kerkojne te behet vaksinimi i detyrueshem.Ne Australi po pregatitet nga juristet me te njohur nje “Nuremberg 2″per te gjithe ata qeveritare qe nenshkruajne vaksinimin e detyruar,per ata doktore dhe infermjere qe injektojne pacientet pa miratim. .Duken gjera te vogla po kudo po punohet njesoj dhe diktatura medicale ka bere bashke gjithe shkerdhatat Macron,Biden,Dragi, Merkel,dhe shume te tjere dhe i ka vene perballe popujve ne bote.Australia neser fillon greven e pergjithshme ku te gjitha makinat e medha do bllokojne rruget kurse njerezit do rrethojne parlamentin ,portet te pakten per nje jave dhe kerkohet doreheqja e kryeministrit Scott Morrison dhe premierve dhe vendosja e tyre para gjyqit ne muajt qe vine per shkelje te te drejtave te njeriut dhe per gjithe 18 maj dhimbje,humbje pune e bisnesesh,detyrim te vaksinuar e me radhe.Sa do arrihet nuk dihet se lufta eshte me eliten boterore po popujt jane zgjuar ehe nuk duan te berne vaksinen e steriilizimit qe ka shkaktuar deri tani 19.000 vdekje vetem ne Australi.

  4. nardi says:

    vaksina e detyrueshme fundi i mandatit te trete…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje