Ministrja Kushi inspekton disa shkolla në Tiranë, thirrje mësuesve: Vaksinohuni! Shfrytëzoni shtatorin, të pavaksinuarit në gjendje të rëndë

31 Gusht 2021, 16:52Sociale TEMA

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka kryer vizita inspektimi në shkolla të ndryshme të Tiranës për të parë nga afër masat e ndërmarra në prag të nisjes së mësimit plotësues më datë 1 shtator.

Gjatë vizitave në shkolla, Kushi ka përsëritur apelin ndaj të gjithë arsimtarëve të pavaksinuar deri më tani, për t’iu bashkuar fushatës së vaksinimit, në mënyrë që të shkollat të kalojnë një vit sa më të mbarë dhe të sigurt shkollor

Kushi është shprehur e kënaqur që pjesa më e madhe e mësuesve në të gjithë Shqipërinë tashmë janë vaksinuar me të dyja dozat, gjë që siguron qetësi dhe siguri në rifillimin e mësimit në kushte normale.

Deri tani janë inspektuar disa nga shkollat më të mëdha, ndërkohë që edhe në vijim këto inspektime do të vazhdojnë për të parë nga afër ambientet shkollore, kushtet higjieno-sanitare, si dhe masat e nevojshme për mbrojtjen nga virusi Covid-19.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje