Vetëm një pije alkoolike mund të jetë e mjaftueshme për të rritur rrezikun e rrahjeve të parregullta të zemrës. Rreth 1.4 milion njerëz në Mbretërinë e Bashkuar kanë një lloj të veçantë të rrahjeve të parregullta të zemrës, e cila ka emrin mjekësor fibrilacion atrial.
Një studim i ri sugjeron se vetëm një sasi e vogël alkooli mund të shkaktojë këtë gjendje. Studiuesit studiuan 100 persona me fibrilacion atrial të përhershëm, ku episodet vijnë dhe kalojnë zakonisht brenda 48 orëve.
Duke i ndjekur mesatarisht për katër javë, ata zbuluan se njerëzit e goditur nga një rrahje zemre e parregullt kishin dy herë më shumë gjasa të kishin pirë alkool në katër orët e fundit.
Episodet e rrahjeve të parregullta të zemrës ishin 38% më shumë të ngjarë për çdo 0.1% të përqendrimit të alkoolit në gjak.
Gjatë periudhës së studimit, 56 persona kishin episode të fibrilacionit atrial dhe më shumë se 80% e tyre ishin burra.
Njerëzit që kishin një episod të parregullt të rrahjeve të zemrës kishin rreth 3.5 herë më shumë gjasa të kishin pirë dy pije alkoolike në katër orët e fundit, krahasuar me ata të cilëve rrahjet e zemrës ishin normale.
Dr Gregory Marcus, autori kryesor nga Universiteti i Kalifornisë, San Francisko, tha: Pirja e alkoolit shoqërohet me një shans të shtuar që fibrilacioni atrial të ndodhë brenda disa orësh. Shmangia e alkoolit, ose zvogëlimi i tij, duhet të zvogëlojë rrezikun e njerëzve nga kjo gjendje.
Episodet e fibrilacionit atrial mund t’i lërë njerëzit pa frymë, të trullosur dhe të rraskapitur, ndërsa grumbullimi i gjakut në zemër rrezikon të formojë mpiksje të cilat mund të çojnë në goditje në tru.
Njerëzit me këtë gjendje në studim mbanin një monitor EKG – i cili gjurmon ritmin e zemrës dhe aktivitetin elektrik, për të regjistruar kohën dhe gjatësinë e secilit episod që ata pësuan.
Pjesëmarrësve më pas iu kërkua të shtypnin një buton sa herë që pinin një pije standarde si një gotë verë, një shishe birrë ose një gotë të vetme alkooli.
Në të njëjtën kohë një monitor i kyçit të këmbës regjistroi konsumin e tyre të alkoolit dhe ata bënë analiza gjaku me gishta për të llogaritur sa kishin konsumuar në dy javët e fundit.
Studimi zbuloi se sa më shumë njerëz pinin, aq më i madh ishte rreziku i tyre për të pasur një episod të rrahjeve të parregullta të zemrës.
Studiuesit, duke shkruar në revistën Annals of Internal Medicine, thonë: Përkundër besimit të zakonshëm se konsumimi i tepërt i alkoolit ndikon në fibrilacionin atrial, duket se edhe një pije alkoolike mund të jetë e mjaftueshme për të rritur rrezikun për një fibrilacion atrial diskret.
Studimi nuk sugjeron që alkooli mund të shkaktojë fibrilacion atrial tek njerëzit që nuk vuajn nga kjo gjendje, por provat e mëparshme kanë sugjeruar që edhe mund të ndodhë.