607 afganët të cilët janë strehuar në Shqipëri, larg kaosit në Afganistan i janë nënshtruar procesit të regjistrimit.
Pas mbërritjes së avionit të parë me 121 shtetas afganë mësohet se procesi i regjistrimit të gjeneraliteteve të tyre marrja e shenjave të gishtërinjve si dhe fotografimi u bë në aereoportin e Rinasit e më pas ata u transferuan në një hotel në zonën e Golemit në Durrës.
Procesi i regjistrimit i njohur ndryshe si screening nga drejtoria e sigurisë publike vijon në postën e policisë në qytetin studenti ku janë strehuar dhe pjesa më e madhe e afganëve të mbërritur në Shqipëri.
Burime pranë policisë thanë se të gjithë personat me kombësi afgane fillimisht janë regjistruar në Afganistan ndërsa verifikimi i listave të tyre bëhet në policinë shqiptare aty ku dhe regjistrohen.
Kryeministri Rama ka thënë se në vendin tonë mund të strehohen rreth 4 mijë afganë, ndërkohë që për pritjen e tyre është ngritur e gjithë infrastruktura e nevojshme.
Nga jane fut keta analistet per tu marre me temat e nxehta politike qe presim ne shtator?
Se na vdiqet mnjes, dreke darke e njejta menu. A a ka halle te tjera ky vend? Apo ca hengren, si u argetuan, me ca do merren ne te ardhmen afganet?
Lajmet vetem per keta, gjithandej. U harrua edhe Bregovici se rastisi
qe erdhi me ardhjen e lajmit per afganet dhe u sfumua zhurma per te.
Po ca infrastrukture e nevojshme thoni more? Ketu eshte gjendja civile lemsh, dalin njerezit me nga tre emra te ndryshem e ju do regjistrokeni keta qe nuk ja di asnjeri as daten e lindjes e as emrin e sakte. Kushedi sa terrorriste jane infiltruar aty.
Jo more, po njerit apo te dhjeteve