Komandanti i forcave rezistente afgane: Kemi vrarë 180 talebanë në 24 orë! Do të luftojmë deri në vdekje

1 Shtator 2021, 17:17Bota TEMA
Komandanti i forcave rezistente afgane: Kemi vrarë 180 talebanë

Një komandant i ushtrisë afgane që tashmë i është bashkuar asaj që quhet forca rezistuese, thotë se ushtarë të tyre kanë vrarë 180 talebanë në Panjshir dhe Kapisa. Lajmin e bëri të dituar me anë të një postimi në rrjetet sociale, teksa shton se :do të luftojmë deri në vdekje”.

“Paralajmërim: 135 #Taliban u vranë nga Rezistenca në Panjshir dhe 45 në #Kapisa /24 orë. 5 mijë forca tonat po presin në Panjshir të armatosur me helis, humve dhe artileri të rëndë.

Ne nuk jemi komando të zakonshëm. Ne jemi ata që refuzuam të dorëzohemi dhe do të luftojmë deri në vdekje. Mirë se vini në #Panjshir”, shkruan ai.

Që nga rënia e Kabulit më 15 gusht, Panjshir ka qenë provinca e vetme që kundërshtoi talebanët, megjithëse ka pasur gjithashtu luftime në krahinën fqinje Baghlan midis talebanëve dhe forcave të milicisë lokale.

Warning:
135 #Taliban killed by Resistance in Panjshir and 45 in #Kapisa /24 hr. 5k Commandos waiting in Panjshir armed with helis, humvees & heavy artillery. We are no ordinary Commandos. We are the ones that refused to surrender and will fight until death. Welcome to #Panjshir pic.twitter.com/NnfDVCpic0

— Major Wazir Akbar Mohmand (@AkbarMohmand2) September 1, 2021

 

2 komente në “Komandanti i forcave rezistente afgane: Kemi vrarë 180 talebanë në 24 orë! Do të luftojmë deri në vdekje”

  1. Sara says:

    ore a luftoni dot me “dushman” deri ne fitore, pa deri ne vdekje, v.l.

  2. Jeton says:

    dushman e vatan degjova une, dhe rrotat e karit qe tregojne bazen ushtarake te filmuar ne detaje… karagjozat e mediave sociale sot qe i tregojne te gjitha sheshit pa patur nevoje per zbulues.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje