FOTOT: Fluturimi i fundit i ushtarëve amerikanë që ‘braktisën’ Afganistanin

1 Shtator 2021, 12:11Bota TEMA
FOTOT: Fluturimi i fundit i ushtarëve amerikanë që

 

Publikohen fotot nga momentet e fundit të forcave ushtarake amerikane në Afganistan.

Fotot tregojnë momentet kur anëtarët e Divizionit të 82-të ajror ngjiten në avionin e fundit amerikan që u largua nga aeroportit të Kabulit. I fundit që ngjitet është Gjeneral Majori Christopher Donahue, komandanti i këtij divizioni.

Gjenerali Frank McKenzie, shefi i Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara, tha se largimi i forcave amerikane nga Afganistani përfundoi zyrtarisht në orën 3:29 në pasditen e të hënës me orën e Uashingtonit, ose 1 minutë para mesnate në Kabul. Pas largimit nga Kabuli, trupat e fundit amerikane zbritën në Kuvajt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje