Mandat i ri, gjellë e vjetër

2 Shtator 2021, 13:49Blog TEMA

Andi Bushati

Edhe për katër vite me radhë shqiptarët do të konsumojnë të njëjtën gjellë, të ftohur e të ngrohur disa herë. Ndryshimet e emrave të qeverisë, që Rama shpalli sot, dhe lëvizjet në hierarkinë e opozitës që Basha prezantoi pak ditë më parë, nuk premtojnë asnjë ndryshim thelbësor në sezonin e ri politik. Disa figura mund të jenë të ndryshme, por filozofia mbetet po ajo: ne do të shohim të njëjtën shumicë që bën sikur qeveris në emër të njerëzve dhe të njëjtën opozitë që bën sikur lufton me sistemin e kapur kleptokrato- oligarkik.

Ndonëse largimet e Etilda Gjonajt nga Drejtësia (aq më tepër e zëvendësuar nga Ulsi Manja) dhe Anila Denajt nga Financa mund të përbëjnë surprizë, ndonëse Bilali dhe Muzhiqi katapultohen si emra fare të panjohur për publikun, qeveria e re e Rilindjes mbetet sërish skuadra e lakejve të një lideri autoktat. Ai mund të bëjë ç’të dojë me Blendi Klosin, që nuk i fal vrasjet për shezlonët e Velipojës dhe po ashtu me Damian Gjiknurin që e ka amnistuar për unazën e re, apo me Lindita Nikollën që ia ka falur faktin që i dolën në rrugë studentët. Edhe njëherë, qeveria e re Rama tregon se nuk është fryt i një mendimi dhe vullneti kolegjial, por vetëm kapriço dhe tekë e një njeriu të vetëm.

Në këtë kuptim nuk ndryshon aspak, as filozofia e kundërshtarëve që ka përballë. Ndonëse Basha ngriti në majë të piramidës partiake një grua të pastër si Jorida Tabaku, ndonëse ai i dha frenat e grupit parlamentar një juristi të sprovuar si Alfred Rushaj, të gjitha ndryshimet e fundit në PD mbeten zgjedhje krejtësisht personale dhe voluntariste të kryetarit që e çon forcën e tij nga humbja në humbje. Çdo ngritje apo spostim i fundit në PD, madje të gjitha të marra së toku, nuk e kanë forcën e tërmetit që shkaktoi Mark Marku dhe njollën që ai i la imazhit publik të partisë më të madhe të opozitës.

Por, mbi të gjitha, e rëndësishme  është se katërvjeçari i ri opozitar do të dominohet nga e njëjta qasje e squllët, me mungesë parimesh dhe me flirtime okulte, po ashtu si paraardhësit. Deviza e Ajnshtajnit, për çmendurinë e të përsëriturit të së njëjtës gjë duke pritur një fund të ndryshëm, është ajo që i shkon më së miri kësaj opozite. Dihet që tani se ajo është e pazonja të ndalë Ramën në mbajtjen e pushtetit të uzurpuar dhe për më tepër të mbrojë shqiptarët nga abuzimet e tij.

Vetëm duke e parë në këtë perspektivë mund të kuptohet më mirë se sa vlerë ka loja me ndryshime emrash, e cila si zakonisht zapton titujt kryesorë të mediave. Përtej kuriozitetit vuajerist, efekti i saj për publikun është zero. Faktikisht ne do të kemi të njëjtën qeverisje me të njëjtën mënyrë kundërshtimi, si tetë vitet e shkuara. Shqiptarët janë sërisht përballë një deja vue të mërzitshme, që i jep gjithmonë e më të drejtë atyre që e shohin konfliktin aktual politik, jo si një betejë mes PS dhe PD, por si një problem mes popullit dhe kësaj kaste politike që s’di ç’të na ofrojë tjetër veç kësaj gjelle.

 

 

16 komente në “Mandat i ri, gjellë e vjetër”

  1. koli says:

    shume sakte. biles do jete qeverisje dhe opozite aq e squllet sa do jete e peshtire dhe neveritese.
    e ardhmja mbetet mish mash. prandaj secili shqiptar te shohe individualisht te ardhmen e tij dhe jo tek politikat qeveritare apo fiskale.
    ashtu sic po e shohin duke emigruar jashte.
    rama kete do se i urren shqiptaret.

    1. Dita per shpagim says:

      koli, meqense s’te pelqen ty dhe Andit, pse nuk ikni emigrante si une, por rrini aty? Pra, keni hani, pini, q… dhe u q… edhe juve, keshtu sherbimi u behet.

    2. Stape Pashi says:

      O “koli” çfarë është e saktë nga kjo torollisje M-L e këtij marksist-leninisti.
      Ai thotë se:- “ne do të shohim të njëjtën shumicë që bën sikur qeveris në emër të njerëzve dhe të njëjtën opozitë që bën sikur lufton me sistemin e kapur kleptokrato- oligarkik.”
      Pra konkluzioni është që duhet përmbysur ky sistem.
      A nuk të duket ty si zbukurim modernist i tezës së gjyshit super marksist-revolucionar, Husniut, Besnikut të Enverit. Dhe turp për ty o “koli” që përtyp pa mend çorbë të tilla të qelbura.

  2. k says:

    Së paku kemi PD që sjell në çdo legjizlaturë njerëz të rinj dhe të pa komprometuar si berisha.

    1. Këlyshët e Komunistit Sali që po mbysin PD says:

      ???????
      I madh

  3. tironsi says:

    O palle je ti ne depresion jo shqiptaret.Shqipraet e duan dhe e votojne Ramen.Rama eshte shprese dhe mankth per barbaret si puna jote.

    1. Këlyshët e Komunistit Sali që po mbysin PD says:

      Çfarë thua?
      Kur thote ky qe Jorida Tabaku eshte e paster, është e sigurtë, sepse ky e njeh mire.
      Keta dushin e bëjnë bashkë, dhe në pishinë shkojnë bashkë. Ke inat ti që nuk bën dush me Joridën?
      Ja, une nuk kam inat fare. Unë nuk e di në se është e paster apo Jo, kjo po, kjo qëndron. Madje as dushin nuk e di se si e ka, prej floriri apo inoksi, por vetem di që ka nje vile ne Lalëz, dhe ti e di që po te kesh vile ne Lalëz, duhet te jesh i paster, se ndryshe nuk ta japin.

  4. Sali Ram Berisha.Ish i persekutuari ne Shtyllas te Fierit says:

    Gjella do te behej shume me e shijshme nqs Edi Rama, per Min te Brendeshem, te kish nominuar ish Kryetarin e Komisionit te Debim Internimeve, laureatin e Ilir Metes per sportet, kanibalin MEHDI BUSHATI

  5. nn says:

    Nuk te del e keqja me Ramen, kuptohet

    mos valle e dashuron? mos valle do te behesh kryetar i PS? mos do te behesh kryeminister? Cfare do – burre? grua? pushtet? apo thjesht do qe te ta vari pak Rama – fiksimi jetes tende

    Gjella eshte e njejta sepse jeni Ju sorrat /kukumjackat e Medias, te ashtuquajturit anal-ist qe nuk ndryshoni; ftoheni / ngroheni / bajalldiseni / villni / ftoheni prape dhe nuk ju iken inati qe ju ka pushtuar shpirtin (se mendja nuk keni se ju ka lene me kohe)

  6. Andi i bllokut saliut says:

    Edhe 4 vjet do hash m… sa te ngopesh…
    Pregatitu edhe per 4 vjet te tjera me lulin

  7. Zoni ijes says:

    Deshe te vij gjyshi po ti bashke me gjyshin keni pjerdhur
    Dhe kater vjet edit do ti beni gojore ne grup besoj se nuk e ke bezdi
    Noket e paloqet albanat e grida r saljana akoma nuk jane gati
    Besoj nga 2035 o kopili i bllokut

  8. Dita per shpagim says:

    koli, meqense s’te pelqen ty dhe Andit, pse nuk ikni emigrante si une, por rrini aty? Pra, keni hani, pini, q… dhe u q… edhe juve, keshtu sherbimi u behet…

  9. Pordh pordh dhe prap pordh mbete edhe ti! says:

    Pirdh pirdh edhe ti ,njojt mbane ere..d

  10. Goni says:

    ky qelbesira i Hysni Kapos eshte i peshtire dhe komplet idiot

  11. veapi says:

    Shikoni kete jashteqitjen e shokut Hysni Kapo besnikut te partise….

  12. velo says:

    Hysni Kapo….
    Hysni trimi….
    Te doli nipi…
    Si ky ” timi “…..
    Budalla qe nga fillimi…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje