Nga Frrok Çupi
Sot hyri shtatori, muaji i makthit dhe i frikës. Ata që janë gati për në ferr, me siguri e kanë bërë mendjen valë, si detin e verës, dhe kishin qetësuar veten: “Ohu!, deri në shtator…, kushedi kur vjen ai muaj i dreqit”. Por ja që erdhi, duhen vetëm nëntë ditë deri në kulmin e asaj të tmerrshmes. Janë 9 ditë të dridhurash, 9 ditë frike dhe çmendurie. Në të folmen e Shqipërisë së Mesme, njeriut që prek fundin, i thonë ‘ të hynë të dridhurat e pulë-herrit’.
Sot nisi dita e parë, shtator 2021.
Deri mbrëmë liderët e pushtetit të vjetër, fshehurazi, kanë mbledhur një dorë plaçka dhe janë bërë gati për ‘te vendi’. Prokurori i SPAK pardje ka deklaruar se shtatori do të jetë muaji i hapjes së dosjeve të shumta. Këta, fajtorët, nuk u kanë treguar familjarëve se kanë mbledhur nga një boçe teshash; po të tregonin- do të zhvleftësoheshin edhe para tyre. Para partive të tyre janë zhvleftësuar fare. Ilir Metën e braktisën të gjithë, edhe Luan Rama iku nga partia. Doktor Berishës nuk i pranuan as dhëndrin në kryesinë e Partisë; në kryesi kanë mbledhur disa ‘aguridhe’ që as e njohin ‘kryetarin legjendar. Berisha ‘nuk u dorëzua’ para Amerikës, por po dorëzohet para këtyre tipave. Këta do ta ndjekin me gurë po e panë në selinë blu.
Kështu nisi dita e parë e të dridhurave.
Ditën tjetër, me siguri, Berisha do të vazhdojë të sulmojë ‘afganët’, si njerëz të Sorosit. Ardhja e afganeve është kundërshtuar nga entourage i Berishës. Pse e bëri këtë ‘mareshali’, siç e quan avokat Ngjela? Doktori e di se me këtë nuk ndryshon asgjë në politikat amerikano-shqiptarë për sigurimin e viktimave të talibanëve, megjithatë e bën me një qëllim tjetër: Duke sulmuar Amerikën, Berisha çekon sa ushtarë ka rreth e rrotull. Kësaj here mbeti me pako njerëz.
Përpjekja e Marshallit për ta kthyer ushtrinë e tij nga ushtri politike në ushtri tribale, thuajse si talibane, dështoi; ideja ishte vetëm utopi. Në PD dhe në rrethinat e saj, doktori kishte një ushtri qorre, që vrisnin cilindo pa pyetur sa fëmijë kishte viktima. Edhe tani brenda opozitarëve në PD është përhapur frika se ‘mund të bëhet ndonjë aksident!’. Terrori që ka ushtruar marshalli në radhët e ‘demokratëve’ dhe në radhët e popullit, si zor se shlyhet. Edhe në Kosovë, që nga vitet ‘97 ai ka pasur ushtrinë e vet, me të cilën luftoi edhe Vlorën. Albin Kurtin e ftoi në betejë kundër shtetit shqiptar, jo si i të njëjtës ideologji, por si i të njëjtit fis. Deri dje kishte shpresa; por me sa duket edhe Kurti ka kuptuar ku është hendeku. Berisha e kishte projektuar luftën nga jashtë sistemit kundër ushtrisë qeveritare, po e dogji Afganistani. Tani ushtria 30 vjeçare i është kthyer në makth dhe po ‘tund bishtin’.
Po kalojnë ditët drejt një fundi…
… Pas tre a katër ditësh do të jetë afruar data 9. Atë ditë, Doktori ‘do të lahet e rruhet’- sipas një thënieje të ministrit Teta në vitin ’98 dhe do të niset për në Parlament. Aty nuk do ta ndalojë njeri, por as do ta përshëndesin ushtarakisht. Do të hyjë në sallë; as Luli nuk do t’i flasë, vetëm Tritani me të cilin ndanë paratë e ‘Shqiponjës’. Nuk do të hapë as seancën si deputeti më i moshuar; as këtë atribut nuk do t’ ia lënë. Zonja Bozdo, bash për këtë qëllim nuk dha dorëheqjen.
Por a ka një aleancë të nëndheshme me maxhorancën për ta pranuar Berishën në Parlament? Kjo hije dyshimi luhatet deri në drithërima, sa andej këndej, dhe e bën doktorin më të paqëndrueshëm. Aleanca duket se është kjo: Berishës t’i falet ardhja në Parlament me këtë shpërblim: që të shërbejë si figurë e frikshme në ‘kopshtin e lulelakrave’. Doktori do ta polarizojë politikën, me qëllim që të bëhet i domosdoshëm për tryezë bisedimesh… Ku ta dish, edhe mund të ndodhë.
Nga njëra dilemë në tjetrën për 9 ditë:
Po Amerika pse nuk po kërkon më që Berisha të mos hyjë në Parlament?!
Kjo e tremb më shumë doktorin. Duket se Amerika ia ka vënë vizën edhe si i korruptuar, edhe si minues i demokracisë, edhe si dhunues i të Drejtës. Berisha e di sa e rrezikshme është kjo, ai është komunist i egër dhe e di mirë se kur lideri harrohet sikur nuk ekziston, e ka punën keq. Nga Shtëpia e Bardhë vijnë zëra se mbi bazë të një urdhri ekzekutiv të Presidentit do të sekuestrohen gjithë pasuritë e atyre që janë shpallur ‘non- grata’.
Vjen data 9: ‘Të hyj a të mos hyj?’
Dilemat makbethiane godasin zemrën e doktorit kardiak. Para se të vendosë, doktori do të shikojë situatën: A shquhen forca policore aty rreth Parlamentit? Po civilë që bëjnë rol të dyfishtë, a vërtiten aty rrotull? Ata që rrinë te trotuari para selisë së Parlamentit, a kanë pranga nëpër duar?… Çfarë tmerri; ky është makthi vdekës, që në Tiranë e quajnë ‘ta dredhës bishtin si pulë-herr’ për 9 ditë.
Çfarë janë ‘9 Ditët’?
‘Nëntë ditët’ janë shënuar në kalendarin e njerëzimit sipas përkatësisë etnike. Ne shqiptarët e shënojmë kësaj here, kur po kërkojmë që në ditën e nëntë të shtatorit të fitojmë Drejtësinë. Ndërsa për popuj të tjerë, si hebrenjtë, është periudha në të cilat mbahet zi për fatkeqësitë e popullit. ‘Nëntë ditët’ arrijnë një kreshendo në agjërimin e Tisha B’av, një ditë që kalohet pothuajse tërësisht në zi për të kujtuar vajtjet e panumërta, kryqëzatat, dëbimet dhe holokaustet që kanë goditur kombin gjatë shekujve.
Ne, shqiptarët, e kemi si ditën e dridhjeve të ‘pulë- herrit’: Pas luftës civile të ’97, pas piramidave financiare, pas Gërdecit, pas vrasjes qeveritare të 21 janarit 2011; pas korrupsionit të famijes së ‘ mareshallit’; pas rrënimit të besimit në Drejtësi dhe Demokraci… 9 Ditët!
Eh mer Frrok,ti e llokocit mire kete dordolecin e pd me emrin Sali Berisha,them dordolec, se mbas shpalljes non grata vetem laraskat mund te trembi ky kriminel.
Atehere tribaleve te Berishes u shrohen edhe tribalet e Edit.
Te lumte dora , mendja e pena Frrok Çupi!
Të iki të zbythet një herë e mirë ky Talebani Shqipetar ose Neroni nr2 i Shqipërisë që akoma i ka lënë Shqipetareve një të keqe të madhe ARMËT.
Te lumte mendja dhe Dora mir djale.
Ouuu, doli dikush te analizoje shkrimin e Frrokut. Nuk na thua, këtë zgjuarsinë e ke trasheguar nga babai, apo nga dajallarët?
Ata që mbrojnë Berishen kane ky probleme:
1. Mbrojnë nje komunist të ndyre, qe ka marre njerez më qafë (te me falin komunistet e ndershëm qe edhe sot Jane te varfër si atëherë).
2. Edhe kur shajnë Ramën, nuk dinë ta shajnë. Më shumë i bëjnë nder se dëm.
Rama mund te rrëzohet vetem nga nje demokrat i vertetë intelektual, dhe jo nga maskarenjtë dhe idiotët që kane uzurpuar sot PD-në.
Ah sikur ta njihje dhe Erin…qe qan e lan per Saline…me lot e fshin kusine dhe me mallkime me mbulon njerezine…cfare magjie…per ditezine…!!!
Kufoma paska pare enderren e rradhes dhe jua servir kar – tifozeve ,u hedh racionin e perditshem te budallekut.
Ja kalle tmerrin pushtarakut berishovic
Meriton nje Bravoooooo,,
Mire Berishen po e “largojme ” dhe mire do jete
Po per “qeverisjen” Rama a do na shkruash nja 2 rreshta Z, Çupi .
Artist i madh i penes Frrok Çupi me nje gjuhe shekspiriane po i prish gjumin akoma me shume mareshallit
Sali Berishes
Njëzet e Njëshi erdhi prapë,
se koha rjedh e rjedh si lumi,
unë po të pyes, o i ziu lugat:
“Si ka mundësi që të zë gjumi?!”
Po ti vazhdon ende zakonet,
të llapësh si një “ekselencë”,
por ne e dimë se edhe fronet
i le si vrasës më “liçencë”!
Frrok Çupi do hyjë në historinë e Shqiperisë si gazetari i rrallë, që foli hapur, drejt dhe me objektivitet per personin e Sali Berishës, ku analizoj, kritikoj dhe akuzoj, aktivitetin e tij politik, kriminel, anti-shqiptar dhe hajdut, por pa urrejtje dhe as hakmarrje. Kurse unë si komentues i thjeshtë, nuk shtoj dhe nuk heq asnjë shkronjë më shumë se sa ka shkruajtur komentuesi “Lanabregas” të cilin e pershendes.
Salih Berisha
Vodhe gjithçka der’ tek dhjami i hardhucës
Tash,pse na ngjitesh si muti mbas kpucës?
Hajdut,gore,i pabesë e Pinok
Shpellar,zagar,tutkun e malok
Mos shkel mâ n’xhamí,je nji me derrin
As n’Férr s’ke vênd ,se ndyen edhe Ferrin.
Për tridhetevjet rrethue me kopukë
Servilë,rezilë,spiune,eunuke
Ju túndè dosjet,mos me ta prishë rreshtin
I mbâjte ne gjî,si qêni pleshtin
E sot pleqnia t’ka ardhë me kulár
Tmerri t’kaplon për ç’ke vjedhë e vrár
Viktimat t’rrethojnë kur ulesh ne gjumë
Çmëndshem uleret,prej goje nxjerr shkumë
Sheh n’andër Luciferrin,tue t’çue te Furra
Mbshtillesh m’jorgan, e mandej t’pshton shurra.
Prilli i ketij viti ,vetem të shkundi
Ende s’ke pà si do t’vijë fundi
Nano t’a hodhi,o pléh o qelbsinë
Ai iku ne Vjenë e Ti ne çmendinë
Prandej trembesh e naten t’pshton shurra
Se sheh SPAK-un tue t’çue tek Furra.
Kolë Tivari
*Kolë Tivari kâ kênë nji emblemë e Humorit shkodran.
Salih Berisha
Vodhe gjithçka der’ tek dhjami i hardhucës
Tash,pse na ngjitesh si muti mbas kpucës?
Hajdut,gore,i pabesë e Pinok
Shpellar,zagar,tutkun e malok
Mos shkel mâ n’xhamí,je nji me derrin
As n’Férr s’ke vênd ,se ndyen edhe Ferrin.
Për tridhetevjet rrethue me kopukë
Servilë,rezilë,spiune,e.
Ju túndè dosjet,mos me ta prishë rreshtin
I mbâjte ne gjî,si qêni pleshtin
E sot pleqnia t’ka ardhë me kulár
Tmerri t’kaplon për ç’ke vjedhë e vrár
Viktimat t’rrethojnë kur ulesh ne gjumë
Çmëndshem uleret,prej goje nxjerr shkumë
Sheh n’andër Luciferrin,tue t’çue te Furra
Mbshtillesh m’jorgan, e mandej t’pshton shurra.
Prilli i ketij viti ,vetem të shkundi
Ende s’ke pà si do t’vijë fundi
Nano t’a hodhi,o pléh o qelbsinë
Ai iku ne Vjenë e Ti ne çmendinë
Prandej trem
O Frrok Çupi, megjithse nuk njihemi nga afer, kam shumë rrespekt per ty. Sot kam marrë një mesazh me radjo Morsi nga shefi im Kadriu, që banon në një gropë në Linzë, dhe desha të të paralajmeroj, që xhepisti Sali Lush shkerdhata po të ndjek që të gervishi me thonjt e tij të zinj dhe të pa-prerë. Pra nxitohu të bësh vaksinen kunder titanozit, që edhe po të gërvishi Sali xhepisti, mos të vuash nga infektimi. Ti Frrok do kerkosh arsyen pse don të gërvishi Sali kurvë Lusha ?! Krejt e thjeshtë për ta kuptuar bre Frrok, sepse ti po flet keq per proksenetin e tij dhe të haremit tyre.
Zoti Frrok,meriton notat maksimale me kete shkrim brilant.Te lumt mendja,te lumt dora. Saliut dhe familjes se tij u ka hyre tartakuti ne bark nga 9 shtator dhe nuk din nga te shkojne.E mori lumi dhe perroi bashke.E meriton nje krimnel si Saliu te telendiset ne sy te popullit.
Nente ditet, qe kane mbetur deri me 10 shtator, me kujtojne thenien e te madhit Namik Hoti se ”malesori” kur hypen mbi kale, nuk di te zbrese, derisa te rrezohet apo ta qellojne…
Sali katrani nuk dijti te zbriste nga ”kali” si i mencur dhe ne kohen e duhur, kjo dihet boterisht.
I pangopuri me pushtet, me privilegje dhe abuzime kriminale salihu eshte ne ditet me te zeza te jetes se tij. Ai eshte ”i vendosur”. Pa zbrazur helmin toksik, ai nuk largohet…
Faleminderit Frrok Cupi, nderi i gazetarise shqiptare!
Tik tak,tik tak,tik tak…!
Zoti Frok te kishe pyt mo mire një tironc tamon venali nuk i thone pul herrinpor i thone te raft punherra ok