Nga Piro Ahmetaj*
Së pari, më 13 Qershor, në vënd që “ose të dilte komit për masakrën e zgjedhjeve“, ose të merrte përgjegjësitë për humbjen turpëruese të radhës, ri-emëroi vetveten Doknishot, ose Drejtor suprem të kompanisë së falimentuar më 25 Prill!
Së dyti, edhe në 30 Gusht, pa pik turpi dhe pa fare marre, riKryetari i çburrëruar nga humbjet, emeron ofiqarët si dhe listën e borderosë që do zëvendësojnë “bilbilGjuz-arët” me kamikazë të uritur për ti pirë edhe pikën e fundit të besimit publik te ish-PD!
Kështu, këto dy maskarada (13 Qershori & 30 Gushti) as më pak dhe as më shumë, janë funerali poshtërues i një ish-Partie politike të lindur nga liria por të pushtuar nga interesat private të djemve kollovarëve, kunetërve, ish-zyrtarëve zullumqarë dhe sekserëve që në 8 vjet i kanë humbur “me merit dhe me turp” të gjitha përballjet elektorale !
Ndërsa ri-Kryetari me kullaro perëndimore dhe balluke bollshevike, që si i pspunë: “bën policin privat për pelegrinazhin e Malit të Tomorrit dhe bodigardin për të mbrojtur studendët nga epshet e Afganëve …”, me këto 2 akte poshtëruese ndaj ish-PD, skaliti një rekord të papërgjegshmërisë cinike duke varrosur shpresat e demokratëve për rotacionin e pushtetit edhe pas 2025 !
Si e tillë, kjo përqasje ndaj humbjes 8 vjeçare, do të inventarizohet si Turpi, i Turpit, të Turpit të historisë së pluralizmit në Shqipëri, Mal i Zi, B&H, Kosovë, MV, Kazakistan dhe jo vetëm !
Së treti, turpi dhe marrja nuk kanë të sour!
Dhe çuditërisht, pabesisht dhe paturpësisht, riKryetari ligjëron, ndërsa mjerisht, “stafi afërt humbës, ushtria e ofiqarëve dhe kamikazeve të marrosur“, brohorasin: “përpara për humbje të reja me në krye Kryetarin 8 vjet humbës, të papërgjegjshëm dhe cinik njëherësh” !
Fali o zot se nuk dinë çfar bëjnë !
Së fundmi, thënë sa më sipër: “fajin e ka jo vetëm kushdo që e ka bekuar, votuar dhe duartrokitur por edhe ata/ato që vijojnë të heshtin për këtë udhëkryq kritik të ish-PD” !
Me keqardhje por në paqe me vehten për çka kam kontribuar në mbrotjen e interesave (PD është padyshim e tillë) si dhe vlerave demokratike të Shqipërisë si gjithë Europa:
*Ish-Këshilltar i Sigurisë Kombëtare në PD.
Eshte nje shprehje : Kur punet ecin keq ne politike, nuk e kane fajin maskarenjte e politikes, por heshjtja e njerezve te mire (si juve, apo une etj).
Deri tani heshte edhe ti. Nqs do kishe marre ndonje kocke nga Basha nuk do qaje sic po qan. Do ishe si te tjeret qe po heshtin. Kjo eshte PDja qe ka qene prandaj dhe humbi ne zgedhje. Ju PDista jeni njerezit me plera qe jetoni ne Shqiperi.
Foli Piro ….
Eh mor Piro ..
PD jote asnjehere nuk ka qene parti ne kuptimin normal .Ka qene,eshte dhe do te mbetet nje grupim anarko..tribalo ..fashist nen komanden e kriminelit Berisha ,sa te jete gialle.Edhe ti Piro ke qene nje sherbetor i Berishes,megjith mungesen e tmerreshme te kultures.Akoma nuk ke aftesi te ndertosh nje fraze logjike plus injoranecen ne drejteshkrim . Pra ti Piro ..ish keshilltar i sigurise kombetare ne PD…..Cfare shakaje e hidhur.
Vertet mendon se idioti Basha do te ike dhe pastaj do te vije nje tjeter qe te te jape ty nje post ?..Habitem me Meron qe te jep vend ne gazete,ndoshta si krahinor apo ndoshta edhe tallet…