Nga Skënder Minxhozi
Dorëheqja publike e Mark Markut nga mandati i deputetit ka krijuar në orët e fundit një klimë krejt të re brenda Partisë Demokratike. Ka krijuar klimën e pezullisë dhe paqartësisë që nuk e kishte sjellë as fushata formale për kreun e partisë, një garë të cilës i dihej rezultati ende pa nisur. Mark Marku ka dëshmuar se frustrimi për pozitën ku ndodhet partia dhe mungesa e ndjeshmërisë ndaj zinxhirit të humbjeve, mund të sjellë edhe gjeste të forta si ky i dorëzimit të një mandati të fituar vetëm pak muaj më parë.
Partia Demokratike po fillon më në fund, pas tetë vitesh refuzimi të përballjes me realitetin, që të shohë veten në pasqyrë. E jo të ankohet se pasqyra është e shtrembër dhe e nxjerr padrejtësisht të shëmtuar! Arsyet e ish-deputetit Marku për largimin nga PD janë në fakt një ekstrakt i një pjese të kritikave që i janë bërë me kohë kësaj force politike, ku humbja dhe qëndrimi në opozitë është kthyer tashmë në skemë biznesi nga kreu i partisë dhe ku askush nuk jep llogari për asgjë. PD sot është një opozitë me dyer të mbyllura, ku gjithçka duket e fokusuar tek fati i lidershipit, e jo i partisë.
Me Berishën që çon në gjyq Uashingtonin dhe Lulzim Bashën që nuk bëzan as po t’i fusësh duart në fyt për këtë situatë paradoksale, PD po i hyn një opozite të gjatë dhe të vështirë, të cilën Marku e sheh me të drejtë si rrugë pa krye, duke u hequr mënjanë. Një gjest që e nderon në planin personal, pasi tregon edhe një herë se një personazh publik i angazhuar në politikë për shkak të bindjeve dhe i palidhur me interesa e i papërfolur për korrupsion, nuk ka asgjë për të humbur, përveç dinjitetit të tij. Dhe Marku na tregoi se dinjitetin e ka më të vlefshëm se mandatin e deputetit.
Gjatë fushatës së fundit për kreun e partisë, i vetmi kandidat që u përball hapur dhe e sulmoi publikisht idhullin e paprekshëm Berisha, ishte Fatbardh Kadilli. Ashtu si kolegu i tij Mark Marku, edhe Kadilli nuk mund të akuzohet si një kolonë e pestë e Edi Ramës apo si një demokrat i orëve të fundit. Që të dy kanë bërë beteja publike në favor të opozitës dhe nuk kanë asnjë lidhje me pushtetin aktual.
Këmbana e alarmit që Marku dhe Kadilli po tundin fort këto orë n ë derën e partisë së tyre, bie për veshët e shurdhët të një mase të madhe zyrtarësh e burokratësh që ngurrojnë të shkëputen nga karroja e humbjes e Lulzim Bashës, duke preferuar pozitën komode të atij që hesht sepse s’ka këllqe të ngrejë zërin.
Prej vitesh PD është dergjur në një gjoja rotacion të pambyllur të vitit 2013, ku ish-kryetari historik bëri sikur iku, ndërsa kryetari formal bëri sikur erdhi. Ky rotacion i pambyllur e ka kthyer PD, siç shprehet Mark Marku “një parti private të Bashës dhe Berishës”. Ky paradoks politik, ku i riu varet për çdo gjë nga kapistalli i të vjetrit, duke mos guxuar as të marrë frymë pa marrë leje, është impassi i madh ku ka mbetur peng opozita e sotme. Aq më shumë kur kjo varësi e ka vendosur partinë edhe në pozicionin qesharak të një lufte me Amerikën, për shkak të interesit personal të Sali Berishës.
Më në fund sot në PD ka njerëz që guxojnë të kërkojnë llogari edhe duke sakrifikuar në rrafshin personal. Ka zëra të guxojnë ta quajnë humbjen humbje dhe që kërkojnë që shkaktarët e disfatave të hiqen mënjanë. Mark Marku i tregoi Bashës sesi jepet dorëheqja. Jo se Basha mezi po pret t’ja tregojnë këtë gjë, por sepse pa goditje të tilla publike dyshja Basha-Berisha do të vazhdojë ta çojë partinë edhe më poshtë, edhe më keq…
Minxhoz exelent.
Interesohuni dhe shihni sa leke ky mark legeni i ka marre debutetit pasardhes ne liste!
Analist i mirefillte i politikes!Respekt per pozicionin e fituar me punen e tij prej gazetari profesionist !Jo shumekush e gezon kete status.
Mos u merr me kalin e cofur se ai ka cof po merru me ate te hazdisurin apo tutesh se mos ha nei shkelm.
Motivet e Markut jane te rrejshme.
E njejta parti ishte edhe dy muaj me pare kur u zgjodh deputet Marku. Pse kandidoi?! Ska ndryshuar per 30 vjet PDja e Berishes, do ndryshonte keto dy muaj pse u zgjodh deputet prape Marku?!
Po si ne te gjitha partite tona ku deputetet hane nga te gjithe sahanet! Urdherat i marrin me telefon, packa qe pastaj thurin hartime rrenqethese, sikur i bejne sakrificat per ne popullin dhe per demokracine.
Motivet e Markut jane te rrejshme.
E njejta parti ishte edhe dy muaj me pare kur u zgjodh deputet Marku. Pse kandidoi?! Ska ndryshuar per 30 vjet PDja e Berishes, do ndryshonte keto dy muaj pse u zgjodh deputet prape Marku?!
Po si ne te gjitha partite tona ku deputetet hane nga te gjithe sahanet! Urdherat i marrin me telefon, packa qe pastaj thurin hartime rrenqethese, sikur i bejne sakrificat per ne popullin dhe per demokracine.
Nuk kuptoj ku ndryshon PD e para 25 Prillit me atë të sotmen? Çfarë ka ndodhur keto katër muaj që Marku e ka parë kurse ne nuk e kuptojmë. Deri në 25 Prill unë kam bërë tifozllëk për Markun, dua arsye të vazhdoj edhe tani e tutje
Berisha as do me dit nga keto lloj sinjalesh.Vetem arrestimi ben pune me te.Kot sa beni llogje kavaje.
Marku iku sepse e kupto se do të kishte fajin e Olldashit.
Marku u fut për deputet në listën e sigurtë se kujtoi që do fitonte PD. Mqs PD humbi, Marku nuk e sheh të arsyeshme të rrijë në parlament e të telendiset në opozitë për bëmat e PD, prandaj si dhelpër e lindur që është bën sikur nuk pajtohet dot me vijën politike dhe strategjinë e Psaj dhe bën “disidenti” e revoltuar. Problemi është se PD këtë politikë dhe strategjinë e rrugës dhe të dhunës ka ndjekur për 30 vjet. Tani e kuptoi M Marku? Pse nuk ndejti atje dhe të luftonte për ta ndryshuar, por ia mbathi, apo kur ta ndryshojnë të tjerët ky “disidenti” të kthehet e ta gjejë gati. Kështu veproi edhe në 2012, pasi kulloti tre vjet si deputet i PD, vitin e fundit që dukej qartë se PD do dilte në opozitë, M Marku bëri një fletrrufe si kjo e djeshmja dhe u largua nga PD. Çfarë kishte ndryshuar në PD që u rikthye? Hiç, asgjë, vetëm se mendoi se do kthehej në pushtet pasi ishin konsumuar dy mandate në opozitë. Tani që mbeti përsëri në opozitë, Marku u kujtua që diçka nuk shkuara mirë në PD. Dhelpra e pabesë, e pa që nuk ka pula dhe e dhjeu kotecin ku rri.
Marku iku , …dhe Market do te ikin nga kjo “kalbesire”, …mbas ndicimit qe beri Amerika .
C’eshtja qendron se;…bashke me Afganet opozitare …,do te infiltrohen dhe ca talebane …!
Te shikojme c’far do ndoshe me teje… me kalbesiren !
Markun tani i meriton disa pushime..
Vertet qe po mbaron sezoni i plazhit, por poetet kerkojne frymezim maleve e kodrinave..
Piktoret jane pran detit etj.
Nuk e beri kete veprim se ka ideal, por do lekun e shpejte zoteria
Dhe do bente mire te lahej me shpesh…..