Aty ku Mark Marku ka të drejtë dhe ajo që nuk mundet ta thotë: “PD e ka përmbyllur misionin e saj”

27 Gusht 2021, 12:25Blog TEMA

Nga Andi Bushati

Mark Marku i është shtuar sot përfundimisht listës së gjatë të atyre që e përshkruajnë PD-në me notat më të errëta dhe në ditën e saj më të zezë. Po të qëmtosh me vëmendje argumentat e rendituara në dorëheqjen e tij si deputet, gjendja duket katastrofale. Një parti e atrofizuar, që s’ështv në gjendje të reagojë ndaj masakrës që u organizua kundër saj, që s’ka asnjë plan për të ardhmen, që nuk di ku do të shkojë, meraku i vetëm i së cilës është të kryej formalitetet e zgjedhjes së drejtuesve dhe të përpiqet të gënjejë militantët dhe shoqërinë për rolin e vet të vërtetë.

Në një kuptim, këto kritika nuk janë as një risi dhe as një çudi. Shtypi dhe ekranet tona janë përditë të stërmbushura me një pjesë të këtyre akuzave ndaj opozitës, ashtu sikurse ndodh rëndom në çdo regjim autoritar. Pra Marku bashkohet me të gjithë propogandistët pro Edi Ramës, që vizatojnë një Bashë kukull të Berishës, të pa aftë për aksion, manjak në mashtrime për të fshehur realitetin e gjërave, gjumash kur vjen puna për akte të forta, për të cilat nuk ka as plan dhe as projekt.

Por ama, duhet nënvizuar qartë që, ndonëse këto lloj argumentash ngjajnë në formë, mes tyre qëndon i hapur një hendek i madh. Pjesa më e madhe e kritikave ndaj Bashës bëhen me qëllimin hileqar për të zgjatur pushtetin e Ramës, ndërsa ajo e Mark Markut ngre në thelb një shqetësim të kundërt: nëse Basha ka forcën, vullnetin, moralin, vizionin dhe kurajon për ti shpëtuar shqiptarët nga ky regjim kleptokratik.

Pra ndryshe nga sharjet e e lakejve të pushtetit, meraku i tashmë ish deputetit të PD-së, niset nga premisa e një shoqërie më normale dhe i një Shqipërie më të mirë.

Pikërisht për këtë ai meriton vëmendje, diskutim serioz dhe hapjen e një debati për qorrsokakun ku po e shpinen opozitarizmin një grusht sharlatanësh pa gjak, pa ngjyrë dhe pa nder.

Argumentat e largimit nga forumet e PD janë tronditëse. Ato përshkruajnë një parti të tredhur për të reaguar, të pa aftë për të protestuar, të shndërruar në mburojë për aferat e liderëve të saj, një PD ku njerëzit kanë frikë të thonë mendimin e tyre, një aparat të burokratizuar, që po degradon përditë e më shumë në një dekor të thjeshtë të qeverisë rilindase.

Nisur nga konstatimi i këtyre njollave, ai është larguar nga forumet e PD, duke besuar se beteja kundër regjimit të rilindjes bëhet më mirë jashtë mureve dhe barierave të opozitës zyrtare.

E këtu qëndron thelbi i problemit që ka hapur me forcë largimi i një prej të paktëve deputetë që arriti të fitojë në zgjedhjet e 25 prillit: A është në gjendje PD e Bashës të marrë mbi supe barrën e opozitarizmit në këtë vend? A mund të shërbejë dot ajo për të mbrojtur numrin e pallogaritshëm të të shtypurve prej regjimit (të papunë, minatorë, qytetarë me prona të grabitura, viktima të krimit dhe atyre që nuk gjejnë drejtësi në gjykata)? A përbën ajo qoftë dhe një shpresë minimale për një shoqëri më të mirë? A vazhdon të gëlojë brenda saj idealizmi i një ndryshimi pozitiv?

Ndoshta për nostalgji, ndoshta për një lloj përkatësie të pakonsumuar, Mark Marku nuk i shkon të vërtetës deri në fund, por me aktin e largimit dhe me konstatimet që ka bërë, ai nuk na lë dilema: PD është një parti që e ka mbyllur ciklin e saj. Në gjithçka ajo është bërë njësoj si rilindja, vetëm më e dobët në fuqi, më e varfër në para dhe më e pa mbështetur nga krimi.

Jo më kot, pak kohë më parë, studiuesi dhe kritiku i iluminuar, Aurel Plasari hidhte idenë e përmbylljes së misionit të saj duke e përmbledhur në shprehjen “ta mbyllë dyqanin”. Ndoshta PD kaq e pati takatin dhe këtej e tutje mund ti bëjë vetëm keq Shqipërisë. Duke luajtur rolin e një opozite të pa aftë dhe fallco, ajo vetëm ndihmon regjimin dhe vret shpresat e krijimit të shpejtë të një kundërshtie reale kundër tij. E në këtë pikë më mir të shkrihet sesa të vazhdojë një zvarritje që na tërheq pas edhe ne të tjerët.

Ky është, në fakt, mesazhi real i alarmit që dëgjuam sot, ndonëse klithësi i tij nuk preferoi ta artikulonte kaq vrazhdë.

27 komente në “Aty ku Mark Marku ka të drejtë dhe ajo që nuk mundet ta thotë: “PD e ka përmbyllur misionin e saj””

  1. Miradije Hoti says:

    ANDI VOGEL I GJYSHIT HYSNI KAPO O ANDI VOGEL DO VDESESH KOMUNISTE I LODHUR SI GJYSHI .
    MARK MARKU ESHTE 100 VJET DRITE PARA TEJE AI KANDIDOJE PER DEPUTETE DHE FITOJE PROVOJE EDHE TI NJEHERE TA SHIKOSHE SA VLERE KE SE MIKU JOTE QE LAHET NJE HERE NE VITE ARTURE ZHEJI E PROVOJE DHE MORI GISHTIN E MEZIT PASTAJE GJYKO MARK MARKUN

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      @A.Bushati
      .
      Si Mision lindi i vdekur
      ç’prisje, sala lind në pyll
      Por ti, tëndin, që s’ka vdekur
      aman Andi mos e mbyll!

      Zhgarravit i papërtuar
      vite kam, që s’të lexoj
      se nuk mbeti kush pa shkruar
      dhe Jenisheri filloi.

  2. Shkodrani pa buke says:

    Here e pare e nje analize perfekte e AB ,shqiperia aktualisht eshte pa opozite fatkeqesi per kete vend….

  3. qytetar says:

    O zot sa m…. qe eshte.

    1. shpatari says:

      Pasi bere 8 vjet thirje per lufte,molotov,mosfutje ne zgjedhje,sulme institucionesh dhe mosbindje civile me ne fund e kuptove qe PD nuk fiton kurre sepse ne syte e shqiptareve Basha dhe Berisha jane me te keqinj se Rama.Tani po shkruan sikur ca ke zbuluar,ne e dinim qe ne fillim kurse ti me Markun tani e zbuluat.Idiot i vonuar.

  4. Bardha says:

    Kush ja dhe ketij kaqe mencuri se ky ishte idiot ne gjmnaze dhe e derguan ne Shkoder per te marre shkollen e mesme,nje idiot qenefesh jep mend e zgjedhje revolucionare ky ashte legen e mbetet legen

  5. Populli says:

    Pse tani e kuptove ti pseudo analist skerbythje që PD ka mar fund prej lulushes?ai duhej të jepte dorëheqjen por bëri të kundërtën për të mbajt një karrike pa këmbë

  6. Andi i bllokut saliut says:

    Pse nuk e njohim ne bushatin se kush eshte nje mut muti eshte ,nje mut blloku eshte qe i fshinte bythen saliu dhe sot andi gjyshit ja lepin saliut…
    Andi eshte nje mut i spiunit te deges brendeshme….
    Nuk e njohim ne mark markun,nje mut muti ka qene ,eshte dhe do te jete cfardo te beje para lufte dhe pas betejes…
    Por keshtu do katandiset partia e ashtuquajtur demokratike kur ndegjon udhezimet e tua per bojkot…

  7. ce says:

    Pritet qe ne krye te keshillit kombetar te pd se te zgjidhet komandanti i uniformave kafe per ruajtjen e votes per Qarkun e Dibres gjenaral brigade prof .dr. me shkolle te mesme Xhelal mendjeziu qe beri thirje nga Dibra ne prag te zgjedhjeve te 25 prillit per ekzekutime pa gjyq ( si ato te Fyrherit ne 1933) ne perkrahje te masakres qe beri ne Elbasan komandanti i uniformave kafe per Elbasanin Gaz Bardhi.

  8. Tritan Preshi, N Leshi. says:

    Ti je nje spordhjak dhe skuth muti qe si buce e Sali monstres dhe kusarit Meta di,vetem te vjellrsh vrerr dhe mut kunder Rames .

  9. TURIEMIGR says:

    O ANDI ,MOS ESHTE ME MIRE NE REGJIMIN KLEFTOKRATI TE RAMES SE SA NE REGJIMIN KLEFTO KRIMINALOVRASES DIKTATORIALEDHE NJE PARTIE E BASHKEUDHEHEQUR NGA KUNATI E SOJ E SOROLL .

  10. Ilir Floriri says:

    Andi ka te drejte 75 perqint per sa thote. Ai ka te drejte qint per qint per PD dhe 50 perqint per PS, qe e bejne ate te kete 75 perqint te drejte per tere shkrimin e tij. Ne 25 perqincin futet kujdesi I tij qe PS ta nxjerre me te zeze se sa PD dhe qeverine e rames ta quaj RREGJIM…Rama mund te jete gjithcka, por kursesi diktator…

  11. Arjan says:

    Analize perfekte ke bere Andi ,ke filluar Te ndryshosh ,ashtu sic ndryshoj dhe Marku qe pushteti nuk merret Me dhune Sa here qe humbet zgjedhjetPartia demokratike nuk mund Te riciklohet ajo eshte kthyer ne nje parti klanore qe familja berisha te shpetohet Me cdo cmin kurse basha eshte nje kaqol qe I Duhet rahmutit per Te zgjatur pushtetin.Pasajot Po i shihni vete .Po synohet qe banda mafioze rahmutit tja lere trashegimine erjon velise si e ardhjma e ndritur e kombit .Me kujtohet kur Boris jelcin ja la stafeten putinit dhe ky Ka 30 qe mbreteron,Keshtu edhe Rama kujton se Do dal pa lagur.

    1. Noci says:

      Arjan qofsha i gabuar por me siguri ti do kesh mbaruar studimet tek universiteti Kristal!E qan gjuhen shqipe o hej o hej o hej!Apo je Ad Kra kra kra krasta?
      Na mbyten Market!

      1. Arjan says:

        NOCI SI E KANE SHKODRANET ATE FJALEN E URTE EDHE MUND TE JEM I GABUM,HYP KETU SHIKO NOCIN ,POR TI JE ME SHUME SE NOCI.

  12. NjeQytetarOptimist says:

    Shume e drejte nipce. Ta leri dhe ate godinen qe e ka marre peng vetem per ta shitur si tokat e xanuna. Nipce, nuk pjerdh Rilindja si e pershkruan ti. Ti je I papune dhe prandaj ke kaq mllef. Ler dopjot menjane, fillo nje pune dhe me cekun e pare shko e bli ca trendafile dhe leri mu tek porta e PS-se.. Kshu nipce..

  13. qytetar says:

    O Zot na fal.
    Por ky eshte gjeja me ndyte qe ekziston ne Shqiperi.

  14. Besi says:

    Llapaqeni Andi Bushati! PD eshte partia qe zgjodhe tja serviresh shqiptareve ti or mut

  15. Boss says:

    Këtij as mar mundimin t’ia lexoj artikullin, një sy shpejt se e di çfarë nxjerr nga goja, kak shoferi e merda makina, të dy njësoj ishin dhe janë, bene mire te iki dhe mos te shkruaj dhe ky me si i pari, se si duhet dreqit me pleh.

  16. Scorpion says:

    O bythq.im i vogel, ti je nga ata qe e ke cuar PD- ne ne qorrsokak, duke legjitimuar aksionet e demshme politike (si djegia e mandateve, protestat e dhunshme, braktisja e zgjedhjeve lokale) me zerin tend ne emisionet e pernatshme dhe sot nuk mund te kesh moral te japesh prape mend. Pra, indirekt, ti o bllokmen i oreve te vona i ke zgjatur jeten ketij qe eshte ne pushtet ne madatin e trete. Thjesht vemje na ngjan! Dhe sa me shume te jesh ti zeri i opozites, aq me gjate pd+lsi do te jene duke i rruar bolet Ramseyt.

  17. Analiza e Bushatit eshte e drejte. Ne e dijme se ku eshte katandisur PD-ja nen drejtimin e Bashes. Mbas humbjes se 25 prillit ishin te gjitha mundesite qe kjo parti te reformoheshe thelle duke hapur dyert ne radhe te pare per intelektualet dhe Basha do ishte i nderuar n.q.se ne menyre vullnetare te hapte krahun. Ne kete gjendje qe eshte kjo parti jam i sigurte qe edhe ne zgjedhjet e tjera PS-ja do fitoje. Populli nuk ka besim te Basha dhe keshillin drejtus te tij.
    Komentuesit ne vend qe te perkrahin Markun dhe analistin Bushatin per realitetin qe na paraqesin po meren me keta te fundit. E keqja nuk jane keta. E keqja e ketij vendi eshte Basha me disa femije qe mban pas.
    Me sa kuptoj Basha e ka vene ZAIRENE per dimer. Punet e veta i ka bere me se mire dhe vazhdon ti bej mire. Per te, me mire eshte ne opozite se sa te administrosh vendin qe nuk eshte kollaj aq me teper kur ky nuk ka aftesite me minimale per ta bere kete.

  18. Shpalosësi says:

    Si tërkuza ne thes je i drejt,
    “…Mark Marku nuk i shkoi te vertetes deri ne fund”.
    Po ti i ke shkuar ndonje here te vertetes deri ne fund?
    Lexoj fjalet tua ore tellall katundi qe po perpiqesh me i kallais enet e ndryshkura nga blloku i antishqiptarizmit:
    Me pasardhesit e
    Esat Pashes, Ali Shukriut, Birishes, Bashes, Metes, Rugoves, Kurtit, Surroit, Abazoviqit…

  19. andi salibani says:

    Scorpion i the te gjitha.

  20. Bobo says:

    Albkontrollit qe Operon qiellin Shqiptar i jane konfiskuar llogarite Bankare dje,dhe nga 11 milione euro qe kishte Bechetti i zhvati 5 keshtu do beje deri sa te shlyhen 100 milione euro,pse nuk flisni per kete Teme qe po vidhen parate e Shqiptareve Po pasoni Histori me Markun e me afgane,pse hesht a Ramuti dhe e mban te fshehur lajmin nga Kombi Shqiptar,Populli paguan pordhet e Rames filoafganit.Bechetti bllokon llogarite e shtetit tone me brukselin dhe Rama e Luli bejne Humanistin ,ka filluar konfiskimi i parave per Bechettin e Agon Channel,por Rama e fsheh

  21. Andi says:

    Andi Bushati ne Open: Une nuk votoj asnjehere, fisi im voton gjithnje majtas. Tani shtrohet pyetja:…. ky me analizat e ti a nuk po i prish pune gjithnje PD? A mendoni se nuk eshte ne krah te Edi Rames? Sepse ky e ka cdo gje personale me Ramen, jo ne interes te PD.

    1. Shall-Varja says:

      Shkruan Andi per Markun! Shkruan muti per kaken! Te dy legena! Ky e paska mesuar ate M Markun! I ka thene bej keshtu qe te jesh ti shpresa e PD. Duke vepruar ne kete menyre do jesh shpresa e PD. Hahaaa. Do ja hidhni amerikaneve ju??? Njeri me mut se tjetri.

  22. iksi says:

    Duhet me ju zhduk ju te gjithe pjestareve te medjave , vetem Sokol Balla bravo i qofte qe disa here e ka shpetuar kete vend nga gremina ku e çonit ju te djeret , vetem e vetem sepse informonte drejte popullin ku ajo eshte detyra Nr. nje e medjave dhe jo paraja ku ju te gjithe jeni te shitur . Sokol Ballen as nuk e kam takuar kurr as nuk me lidh gje me te se un jam shkodran e jetoj ne shkoder dhe jam i moshuar . Por te gjitha emisionet i ka te sakta dhe nxjerr konkluzione te drejta . Nje emision te Sokolit po te degjosh populli behet me i qarte . E them kete se ti more fytyr mut Bushati me te gjithe tjeret nuk keni lene emision pa lavdruar Bashen , tashti nuk po i lini radhe njeri tjetrit duke e share . Po mbi çbaza flisni per Bashen kur ai nuk ka bere asnje detyre deri sot e ju donit ta gradonit gjeneral me qe se ben ushtarin . Po ti dhe shoket tuaj tashti e moret vesh qe ne P.D nuk jua ka mbajt bytha kujt me kritiku se ligjin e ka bere dhe e ben Berisha dhe se Bashen e kan vene familja Berisha ku ata drejtojne P.D ne , ndersa Basha flen gjum . Nje detyre e ka bere dhe e ben mire eshte ajo e shtesave te fitimeve te familjes Berisha dhe te familjes vjehrri vet dhe te vetat .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje